luigi gregorio comi

Poezi nga Luigi  Gregorio   Comi

***

Me ecje hijerëndë

vërshon

në mbretërinë e kaltër

perëndia e dritës.

Mbizotëron fuqishëm

gjithësia

me shigjeta të shndritshme zjarri.

I bardhë si vesa

peizazhi

i pjerrësisë që bie mbi luginë

ndërsa tërheq

përvijime ëndrrash.

Fashiten

në magjinë

e impulseve të drithshme

parandjenjat e trishtuara,

mendja luhatet

pa iu dorëzuar mashtrimit

të kurdisur nga natyra magjepsëse.

Përtej perdes verbuese

e pret e pabesë

lakuriqësia e vërtetë.

Caraffa,   25.09.2016    

***

Si zjarri

flakërin

pasioni,

shkatërron

dhe shuhet.

Përvëlon

prushi

i qetë,

ndonjëherë mashtrues,

gati

të përflaket

nga përkëdheljet

e flladeve të djallëzuara.

Ashtu si ndjenja,

sinonim

i pasionit,

e shpërfytyruar

nga drithma të vazhdueshme

emocioni,

esenca të freskëta

të një pëshpëritjeje të këndshme

të quajtur dashuri.

Caraffa,   11.06.2016     

***

Shtegtar

në pështjellimin e ngatërruar të kujtesës

së rreshkur nga krimba me erë hidhësie.

Endem

mes copërinave majëmprehta

të konit të hijes

të rrahur që nga kulmi

nga stuhia e vazhdueshme.

Udhëtim gjarpërues

i shtruar me kuqezezën e vuajtjes

nga plagë pa shërim që kullojnë gjak,

hone në grinë e njëtrajtshme

të verës në grahmat e vdekjes,

me ravijëzime melankolie,

që reflektohen në vezullimet e lëbyrta

në dejet e purpurta të shtatorit të zbehtë

segment kontrastesh të theksuara.

Një petale e falur jetës,

dy trëndafila të shuar para kohe

në mes shenjat e muzgut të vazhdueshëm

të shndërruara në fragmente vetmie të zhurmshme.

Caraffa,   24.09.2016  

***

Fasha resh të bardha

të varura në qiellin

gjysmë të kaltër e gjysmë të zi

çuditshëm kombinohen

në një lojë magjepsëse,

në një skulpturë madhështore

që duket e ngjizur

nga dora virtuoze e artistit,

një titan zemërbutë në madhësinë e vet

mbizotëron pjesa e rimtë;

zgjat krahët fisnikërisht

mbi atomin lutës që bën sakrilegj

sikur te donte ta pastronte

nga shkurret e ndotura që e përpijnë

për ta çliruar

përpara se të shndërrohet,

i shkundur nga era,

në një mpiksje pa shprehje

i përfshirë në intriga të errëta.

Uzurpojnë të etura

edhe pjesën e papërlyer të qiellit

duke cunguar ëndërrimin e pafajshëm.

Caraffa,   21.09.2016  

***

Come l’incendio

la passione

divampa

devasta

e si spegne

arde

il fuoco

mansueto

talora subdolo

è pronto

a fiammeggiare

al solletico

di venti maliziosi

come il sentimento

sinonimo

di passione

trasfigurata

da brividi ininterrotti

d’emozione

tenere essenze

di un soave sussurro chiamato

amore.

Caraffa   11.06.2016        

***

Peregrino

nell’intricato groviglio della memoria

inaridita da tarli aulenti d’amaro

Vago

Tra i cocci acuminati

Del cono d’ombra

percosso da persistente bufera

dal suo vertice

Tortuosa traversata

lastricata dal rosso nero di sofferenza

Di ferite sanguinanti senza rimedio

Voragini nel grigio uniforme

dell’agonizzante estate striata di malinconia

riflessa nei bagliori sbiaditi

delle purpuree venature del pallido settembre

segmento di stridenti contrasti

un petalo donato alla vita

due rose svanite precoci

nel  mezzo i segni del crepuscolo costante

maturati in frammenti di rumorosa solitudine.

Caraffa   24.09.2016     

***

Stracci di nubi bianche

sospese nel cielo

Mezzo azzurro e mezzo nero

Bizzarre si combinano

Nel  gioco di suggestioni

In scultura maestosa

Pare concepita

da mano virtuosa d’artista

Un titano mite nella sua corpulenza

Domina lo spicchio turchino

Nobile protende le braccia

Sul  sacrilego atomo implorante

Come a emendarlo

dalla nefanda sterpaglia che lo divora

E redimerlo prima di tramutare

scosso dal vento

in un grumo inespressivo

travolto  da nere trame

fameliche usurpano

anche la porzione illibata del cielo

recidono l’innocente vaneggiamento.

Caraffa   21.09.2016  

***

Regale nell’incedere

irrompe

nel regno turchino

il signore della luce

domina possente

il creato

con dardi brillanti di fuoco

Bianco di rugiada

il paesaggio

nel mite declivio a valle

assume

onirici contorni

si placano

nell’incantesimo

d’effervescenti impulsi

i tristi presagi

vacilla la mente

non cede all’inganno

ordito dalla maliarda natura

oltre l’accecante cortina

l’attende infido il vero

nudo.

Caraffa   25.09.2016   

Albana Alia

Përktheu nga italishtja Albana Alia

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,256 hits

October 2016
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List