Poezi nga Seli Murati
KOHA E FSHEH KUJTIMIN
Ti kujtesë kohë pjesë e jetës sim
çelsi besnikerisë ,sa sekrete kohës i mban ti ,
shpresa jote e vetme është një vizitë,
e ndertuar rrethë botës,
një çerdhe që ta ndriçonin rrufetë,
gatuar me brenga,mall e lot,
e pikëlluar po buzëqesh
në shpirtin e njomë je tuj vujt,zemrën e ke tek unë,
here pas here i tregoj kujtesës
dashurinë me plot kujtime që e kam për ty,
të vërtetën s’mundem me e fshirë,
deti i thellë shpirti njomë më mban gjall.
Ti kujtesa ime e zjarrtë gjurmë e thellë
sa lotë kohës i fsheh ti ,sa ndjenja ka aty !
sa mall sa .ëndërra puthur me realitetin
ke lënë buzëqeshjen tuaj në gjumë.
në kujtesën time ,më vien natë për natë,
e qetë në ëndrrat e gjumit më shetit
me shpresën e humbur per t’u rikthyer serish.
Kur qielli natën është i përflakur
pika e shiut lagu lotin tim
ti kujtesë parajsë e dashurisë
koha e fsheh kujtimin tim
si krahët e një pulëbardhe e heshtur
buzëqeshje pa gaz fshehur pas një reje,
sytë lënduar nga dhimbja e kohës
po digjesh mes yjesh, përflakur zjar
kandil qiellor në thellesinë e shpirtit,
miliona dëshira shënuar ne kalendar
haprojnë me ëndërrat.
Ti kohë e kujtimeve shtegtar qëndron c’do kohë
si qielli i mëngjesit nga pikëllimi po lëgon ,
brënda shpirtit me dhimbje
kërkoje pak buzëqeshje ,
ylli polar ndriqon kujtesën time.
Ti kohë e virgjireshë… syri i bukur
sa lotë fsheh nën qerpikë
unë jam me ty sonte
sa shum e dua këtë rikthim të asaj nate
si një lot e heshtur qe rrjedh ne fytyrën e njomë ,
në kujtime t’ua,
në zemrën time asgjë nuk më vret
më shumë se kujtimi yt ,
brënda meje gjithmon do të kem pranë
si një lule e njomë,qe digjesh nga malli
në kujtimet e tu jam akoma shpirti ëmbël
lotin e ngrohtë e mbaj në syrin e mekur
buzëqeshjen tuaj në gjumë ,mbaj në kujtesën time ,
malli e loti peng te mbeten aty tek ty
koha s’do i vëj në harresë kurr…
10-09-2016
E burgosur me heshtjen tënde
Si vala mbi dete e qetë qëndron
heshtur larg njëri tjetrit lexojmë heshtjen
e burgosur me një shpresë të ndezur
më përulesh si bregut,vala e brishtë
nga malli yt i tretur më buçet
më zgjon nga gjumi
qerpikë njomë nga lotët e natës
e vetmja brengë si magji më tërheq,
në zemrën time pikë loti tretur në poezi.
Ti shpresë që ndez zjarr dashurinë
zemrën time ma rrëmbeve në shikimin e parë
sytë e t’u përtej detit shikimin përcjellin
pikë loti në sytë e mi ,në ditët e mia,
në mëndje gjithnjë t’i më rrinë
në zemrën time mebështetesh në kujtime ,
puthë brengën e venitur të kësaj nate…
me shpresë mllefin zjarr t’i e ndez.
Ti mister i ëndërrave mëngjesi im
në ëndërrat e mia ti gjithmon qëndron
e burgosur me heshtjen tënde
netëve me yje ndjej shpirtin tënde,
me mungesën tënde në ditët e mia ,vetmuar
netët janë të gjata , ditët s’kalojnë ,
sa afër zemrës ,sa larg zemrës ,je shqetsimi im
dhimbje e pa tharë,venitesh për sytë e mi.
Ti dhuratë e bukur që ndriçon
vjen me hapat e tua ndjenjat mi qon pesh
Dashurinë momentale në dëshirë
si një pendë e dashurisë ,troket ne porten time
n’zemren time gjen qetësi,veq aty dua të rri tek ti
dëshirën peng mban largësia
nuk mundem, të ta jap atë që dëshiron ti
me thuaj ti ,vall eshte kjo cmenduri ,
te rrim afër zemrës ,larg zemrës
larg teje nuk mundem te rri
te te ofrohem kam frike largesinë
sedi ,nëse e mban t’nejtën shpresë
nga shpresa ime e largët
dëshrën me kujtime ta sjell pranë
të pështjell me puthjen time…,
kur plaga të dhem ty në zemër
e burgosur me heshtjen tënde
me lotët e mallit që pikojnë për ty
a do të ma fshish lotin ne sy .
17-09-2016




























Leave a Reply