Pse e vrave dashurinë ? / Tregim nga Petraq J. Pali

Pse e vrave dashurinë ?

Tregim nga Petraq J. Pali

 

Petraq

        Petraq J. Pali

 

   Ishte një mesogrua e bukur,por e divorcuar znj. Lizeta kur u njohëm bashkë.
Njohja me të ose miqësia që krijuam më jepte, sinqerisht një kënaqësi dhe lumturi shpirtërore të veçantë,mbasi ajo ishte me të vërtetë një grua e rrallë.
E bukur po e po, në shkallën më sipërore, e zgjuar,finoke, intelekti i saj ishte mjaft i këndshëm,humori nuk i mungonte askurrë,bile dhe kur ndihej keq ajo buzëqeshte.
Sytë e saj të ëmbël gjithmonë melankolikë, aqë sa shpesh të dukej se gjithmonë lotonte,kishte një trup të përkryer si një sportiste.Vishej lehtë dhe me gusto, gjithmonë sportive,gjoksi i saj i bukur ishte pjesërisht i eksopzuar në rrezet e diellit,pantallonat i mbante ngjitur pas trupit,gjë që i shtonte më shumë hijeshinë.
U dashuruam,kur edhe unë isha i divorcuar,mendova se do të përfundonim në një lidhje martesore me të. Ja vlente,femër më të përsosur nuk kisha hasur në jetë,e në vitet e rinisë e aqë më tepër tani vitet e vona kur pata qënë “vejush”dhe pata njohur shumë femra që kishin të njëjtin “hall” si edhe timin.
Lizeta,ishte e kompletuar,dhe pasioni im për të merte trajta brënda shpirtërore.
Eshtë bujare, fisnike, kurrë materialiste,gjithmonë ka bukuri në sjellje dhe komunikim,ku spikat sqima dhe krenaria nga rrjedh.
Dija,që ishte e pafajshme në divorcin e saj,kështu që isha krenar të martohesha me të,lidhje normale,e vyer e domosdoshme dhe simpatike për hallin që kishim të dy..!
Fatkeqësisht nuk ishte e thënë,rrugët tona ishin udhë pa krye dhe pa fund,diçka mungoi midis nesh ?
C’farë mungoi dhe pse ?
As shpirti im nuk është në gjëndje të thotë se c’ndodhi,gjithsesi ndodhi,unë dhe Lizeta nuk do jemi më kurrë bashkë,kjo është e vetmja e sigurtë,ajo e vrau dashurinë që i dhashë, qysh në embrion .Kjo është një lloj torture për të dy.
Pse ?
Ajo ndihet cdo dite e sëmurë por fatkeqësisht nuk e kupton.
Ankth, depression,tronditje dhe mankth,apo dhimbje,shqetesime pathologjike ? Kategorikisht,nuk do të shkojë tek mjeku,do kalojë më thotë,mos u shqetëso do bëhem mirë, mbas çdo takimi intim fillojnë ankesat, sërish ajo ka të njëjtat probleme ?
Pasioni i miqësisë sonë siç duket ishte si flaka e kashtës,ju përshtatëm njëri tjetrit aqë sa thua ishim më të lumturit në botë,kudo bashkë dhe të lidhur dorë për dore pa pyetur për sa na kishte ndodhur.
Edhe unë lashë fëmijët si edhe ajo, kisha vite i divorcuar,fajtor i këtij divorci isha komplet unë,unë kisha kryer tradhëti bashkëshortore,jam i ndërgjegjshëm për sa them.
Isha i komplet i fajshëm,ndërsa Lizeta Jo kurrë asnjëherë, atë, burri e pat tradhëtuar.
Sa të poshtër këta burrat”tradhëtarë”!
Besoj se edhe partneret tona kanë faj,(ato me të cilat u lidhem jashtë martese)ato prishën kurorën,kështu që faji i tyre është i pa mohueshëm .
Divorci, natyrisht nuk është i mirë dhe martesa e dytë është gjithmonë e dhimbshme dhe shumë e vështirë,por ja që ndodh jo rrallë.
Lizeta,për mua është më e mira në botë nga çdo pikpamje,edhe tani kur shkruaj këto rradhë më ther dhe më dhëmb zëmra për të.
U dashurova marëzisht mbas saj.
U prishëm para se të gëzonim ëndrat, që lidhja midis nesh të ishte e konsoliduar,ajo sa here takoheshim në intimitet më pas qante dhe vetëm qante,qante vetëm nga kënaqësia që unë i jepja,apo ishte sëmurë ?.
Ne ishim ngjitur me njëri tjetrin si amalgam apo si mishi me thoin.
E kuptova mirë karakterin dhe qëndrushmërinë e saj,ajo ishte e vështirë në komunikim, në një kohë që unë përpiqesha ta bëja sa më të lumtur duke i dhënë gjithçka,
Lizeta, me sa nxora konkluzion ose kuptova më pas ishte e sëmurë dhe e tronditur ,ajo kishte pësuar goditje depressive megjithse përpiqej të mos e jetonte ankthin,e veprës që kryente në intimitet .
Ishte çmëndurisht e pasionuar mbas meje,natyrisht edhe unë më shumë mbas saj.
Komunikonim dhe ndienim shpesh herë çaste lumturie perfekte, të rralla dhe të pa arritshme aqë sa me thënë të drejtën isha bërë një me të.Respektonim njëri tjetrin si të barabartë.
Ajo, e vrau dashurinë pa menduar dhe pa qënë në gjëndje mendërisht të përballonte gjëndjen që krijoi miqësia ime me të.
Mendoj, se nuk isha unë i fajshmi,ajo, përgjerohej, sa shpesh më thoshte më fal Pirro,më fal, e kuptoj që po rrëshqas dashurisë tënde të ëmbël,të dua shumë Pirro, por ja që s’mundem.
Ti Pirro je shpirt i zëmrës sime,je qetësuesi i shpirtit tim, por ja unë nuk mundem.
Unë nuk do të haroj kurrë këtë dashuri.
Habitesha me ndryshimet në cast në sjelljen e saj,aqë sa “dyshoja” se po bënte apo luante teatër.
A mos vallë isha zhgënjyer dhe kisha të bëja me një zonjë, që ka ndëruar shumë dashnorë apo miq, gjat viteve të divorcit të saj dhe po përpiqet të gjëjë princin e vërtetë …?
Unë isha dhe jam shumë pasionant mbas saj,me thenë të drejtën e dua dhe e dashuroj.
Ndërsa Lizeta, sot është diell, e nesër hënë, pas asaj ajo nxin e bëhet tajfung,jo me mua por me vet-veten,zëmërohet aty për aty,qan, mallëkon veten, kërkon me këmbëngulje t’i kthehen ndjenjat e rinisë,është e bindur se ato ndjenja duhet ti kthehen domosdo tani kur i kalon të pesëdhjetat !
E qortoj, i flas me etikete dhe me dashuri,ajo, sërish thotë, nuk mund, të dua sa s’ka më por nuk vazhdoj dot,e pa mundur, nuk vazxhdohet kështu,unë behem keq,unë vuaj ?
Me dhimbje e perjetoj ndarjen dhe bisetën e saj,ndahemi duke u puthur e duke qarë me të.Nuk do takohemi dot më Pirro më thotë,me keqardhje ta them këtë, je i vetmi person që kam dashuruar në jetë, gjithsesi nuk do takohemi më.
Ok, i them, besoj se telefonin tim do ta mbash, nuk do e flakësh siç më flak mua,mua, që jam i dashuruar dhe i dhënë me gjithë fuqinë e shpirtit dhe zëmrës sime mbas teje,gjithsesi mbeç mire, unë po largohem.
S’kalon as një orë gërr zilja e telefonit….Piro, jam Lizeta, po çmëndem më mer malli për ty Pirro, pse të largova ,mos ma vërë re të lutem, unë jam Lizeta, shpirti dhe zëmra jote, të dashuroj Pirro,ashtu e dëgjoj në telefon kur qan dhe flet…?
Po shikoj se ajo është e sëmurë,po ndiej se ajo po vuan dashurinë time.
Kur e vuan pse e vret, pse më distancon ?
Siç duket po rrëshqet nga vetvetja, është tjetër njeri me mua dhe tjetër njeri për vetveten.Ajo e vuan siç e vuaj dhe unë distancimin prej saj !
Dje sërish u ndamë me lot që të dy, ajo sot nuk më mori në telefon sic duket telefoni i djeshëm ishte i fundit,Lizeta aqë embël për mua u zhduk si zgalemi nëpër re.
Si thoni a do më telefonojë sërish,po më telefonoi mendoj se ajo, do kthehet,por jo e shëruar ajo vuan dashurinë e humbur, me mua ? Nuk e po e kuptoj,jam dashuruar pas saj sa kam besim se do me telefonoje.
Kalova një natë e nje ditë plot tmer i shqetesuar dhe shumë i merzitur per gjendjen shendetesore te Lizetes, e cila vuante dashurine time.,me erdhi buzeqeshja kur sërish ra telefoni…Pirro ku je ?
A me je merzitur me mua,mos mu mërzit shpirt,he zemra ime,unë jam Lizeta,jam Lizeta jote që të kam falë gjithcka,ishte një moment që nuk duhet të ndodhte ,por ja që ndodhi,besoj do kalojë,kam dhimbje koke te tmereshme ,me dhemb fundi barkut,nuk dua të shkoj tek doktori,ata ndoshta më nxjerin me sëmundjen e shekullit…të lutem Pirro besome, unë jam deri në vdekje e jotja,kur do takohemi Pirro, më thuaj tani tani ?
Folë.
Pse nuk flet, më thuaj Pirro,të lutem më fal për c’ka ndodhi.
C’të flas i them me plot dashuri dhe qetësi ,ne i dhamë fund,kështu të paktën deklaruat ju.
Jo Pirro jo, unë jam e ç’mëndur nuk di ç’them në ato çaste, Pirro të lutem kuptomë, hajde,unë jam e jotja. Ti e kupton mire se unë jam një me ty.
Ja që ndodhi, të lutem falëm,bëje për mua c’të jetë e mundur,shpetomë.
Të dua Pirro ,të dua.
2_
Lizeta,sa bemë prezantimin u mirësoll,unë e njifja më parë atë,ishim nga i njëjti qytet.Kisha mësuar gjithë historinë e saj më parë sa të lidhesha me të.
Kishte histori të dhimbshme,ishte ritur jetime,baba e kishte lënë shpejt,nëna e saj i riti me mundime dhe sakrifica të mëdha të gjithë fëmijët.
Kur erdhi ora për tu martuar Lizeta, iku nga qyteti jonë,nuk e pashë për shumë vjet dhe nuk mendoja kurrë se do të vinte dita që unë Pirro K.të kisha lidhje jashtë martesore dhe të shkatëroja familjen ,por ja që ndodhi.
Lizeta erdhi në jetën time, siç shkëputet meteori mbi tokë i shpejtë dhe i zjarrtë.
Ishte viti 2011 kur unë përfundimisht prisha martesën time të para me Tamarën.
Me të, pata dy fëmijë,Rozën dhe Romeon,respektivisht 27 dhe 32 vjeç.
Roza është martuar dhe ka një fëmijë,jeton jashtë shtetit me familjen e saj,me të banon edhe ish ime shoqe Tamara.
Romeua,ende nuk është martuar,siç duket shënjat nuk janë të mira për të,gjithsesi unë ndjeva fajin dhe u largova prej tyre pa pretenduar kurgjë,atë që ndërtova për dekada e shkatërova ashtu pa u thelluar për pak çaste.
Faji siç duket më ndjek nga pas.
Lizeta, po më shkatëron jetën,ajo, here më don dhe here më largon,nuk di se çfarë ndodh me të.
Ajo u trondit sa mori vesh se i shoqi kishte vite që dashuronte një tjetër, për të mos thënë që ai, kishte miqësi me shoqen e ngushtë të saj.
Po,Marjana,ishte“mikja” e Lizetës që më pas i shkatëroi jetën.
Lizeta, përjetoi shumë vite të vështira,ajo riti edukoi shkolloi fëmijët e saj si një nënë e devotshme,fëmijët u bënë të mire.Emigracioni kishte kalitur edhe Lizetën edhe fëmijët e saj.Ata, u shkolluan fale sakrificave te tejmundimshem te saj.
Ariti kulmi kur,Lizeta mbas disa vitesh bie në dashuri me mua,unë i thashë asaja hallin tim,dhe ajo vonoi të më përgjigjesh,me shume veshtiresi gjithsesi pranoi te ishim bashke.
Ajo,ishte mësuar në vetmi dhe në botën e saj,jetonte akoma edhe mbas kaqe vitesh dashurinë e saj të pare dhe hidherohej ose ankohej fatit që i ndodhi kështu.
Ajo është pesëdhjetë vjeçe e re e mirë dhe plot dinamizëm.
Mblodhi fëmijët që tashmë ishin të ritur dhe u spegoi e u tha se ajo duhet të gjente vetveten dhe te bashkëjetonte me dike, gjë tepër normale për kohën.
E solli fati,apo jeta që të isha unë “princi” i saj.
Kështu ndodhi,u dashuruam si të mare mbas njëri tjetrit,ajo, parashikoi se kjo dashuri nuk do kishte sukses,unë u trondita me sa më tha.
Lizeta,e vuan humbjen e dashurisë time,ajo, vuan, mbasi me sa kuptoj i dhimbet dashuria e pare, për të cilën kishte sakrifikuar rininë,me pak fjalë nuk beson vetveten,nuk ndjehet mirë pavarësisht se me mua ka dorëzuar shpirtin dhe fatin e saj.
Ajo,eshtë një fëmër me sedër dhe shumë seksi,një femër plot kapriço dhe kryeneçe e pa pergjunjur dhe ndjehet shume krenare,kurdoherë nuk pranon vrejtje pa le me faj.
Unë jetoj dashurinë e saj me shumë ngarkesë në shpirt,nuk di si të sillem, i betohem për qëndresën time te regullt në marëdhëniet e dashurisë me të,i përgjërohem, sinqerisht nuk dua ta humbas,më beson, pastaj qan, nuk di nga hidhërimi për sa ka humbur, apo nga gëzimi për çpo ndërton,komunikimi me të më nxin jetën.
Unë e dua Lizetën dhe dua të martohem me të.
Bëjmë dashuri dhe erotikë po thuaj çdo ditë dhe si të mare,të apasionuar dhe me shumë pathos e dashuri.
Sa lodhemi duke lozur me të në krevat, qeshim dhe shijojmë lumturinë me njeri tjetrin.Bejmë dush,sërish bëjmë seks…vishemi pimë kafe dhe ajo shperthen:
Pirro, nuk mundem të vazhdojme keshtu,ti ben qejf e une vuaj, domosdo do ndahemi në mirëkuptim..te lutem kuptomë drejt, unë me ty nuk kam gjë, e shikoj ne vetevete fajin, te lutem mos më.
Nuk mundem Pirro.E pa mundur te vazhdojmë,boll më,nuk mundem xhanëm.
Po vdes besomë për sa të them, nuk arij atë qe kerkoj, kam siklet me dhëmb koka me dhëmb barku,sa ndahem nga krevati me ty,po e vuaj, besomë Pirro.!
Po të besoj ,je ti ajo që më braktis dhe jo une,ahere mire u takofshim i jap karar edhe unë, ndoshta kundër dëshirës sime, po s’kam ç’bëj më vjen shumë keq për Lizetën, dua e dua,e dua sa vetë jetën time,jo, jo nuk do takohemi më.
Debatoj perpiqem ti mbush mendjen hiç.
E përqafoj dhe largohem prej saj me një zbrzësirë në shpirt,sërish ajo më kthen nga“vendimi” i sforcuar që mar për të mos e takuar dot më.
Jo për fajin tim por të saj, ajo e vuan edhe dashurinë time por edhe largimin tim,Ja kjo është Lizeta.
Sa dal shkalleve mbasi njatjetohem me te me mer sërish në telefoni,ah ky telefoni,Pirro, kthehu se kam dicka të të them,ah e mjera unë po marosem, si haroj kështu xhanëm, më trubullove Pirro, më çmënde, të dua Pirro..
I thame ti gjitha i pergjigjem une me qetësi por i pezmatuar, te lutem kthehu, kthehu se do vras veten, do behesh pishman, Pirro kthehu te them.
Kthehu se do më kërkosh, kthehu të lutem më fal Pirro.
Kthehem e gjej te qeshur me robdishanin zberthyer tej e tej, Pirro hajde zhvishu te lutem te bejme serish dashuri, të bëjmë seks me ty Pirro unë une ndjehm mire hajde mos nguro,jam tejet e lumtur kur shkrihem një me Ty..mëpas e kam problemin,fillon shqetësimi, sikleti, dhimbjet, mendimet..duhet të jem e sëmurë Pirro,ose psikologjikisht ose pathologjikisht të them unë,ja kjo është e tëra,s’keni faj ti e kam unë, unë vetë kerkoj të shtrihem ne shtrat, e me pas ulurij për çka kryejme ne krevat,unë Pirro,nuk jam ndier kaqë e lumtur as me atë kur isha aqe e re…besome Piro edhe ate e desha jo sa ti,ty te dua me shume dashuria jote eshte e tjeterlloi nuk e di cte them te dua. Te dua shume Pirro !.
As me ndonjë tjetër para mua pltësoj unë me ironi..Pirro, të lutem mos folë pa përgjegjësi,unë nuk kam dahsuruar kurrë njeri tjetër veç Cacit, ishi burrit tim dhe ty që po më përdor si “skllave” e dashuruar deri në vdekje me ty.Dashuria që më jep s’ka fare lidhje me atë të atij “donzhuanit”.
Fillojme nga e para, të dy, trupat tona lakuriq të nxehtë e të përvëluar po shijojmë mrekullinë e çasteve intime,me pak fjalë jemi bërë një, tamam si në qiellin e shtate, nje mrekulli, nje lumturi ndjej,e shikoj të qeshur te gëzuar,kur është poshtë apo lart meje, në erotikën maramëndëse dhe të çmëndur të saj.Epo them me vete ja dola mbanë.
Ajo, është shumë seksi,por edhe unë jam i përshtatshëm plotësisht për të,e thotë vetë ajo mijra herë,ja lexoj sytë dhe shpirtin ajo, ndjehet e lumturuar, rënkon me shpirt, Pirro, ku je nga më dole si të solli zoti tek mua ? C’farë dhurte kam nëpër duar Faleminderit Perendisë, më plotësove çdo boshllëk, për shpirt të tim eti, je ti Pirro që po më jep jetë.
Interesant s’kam ndier kurrë këtë dashuri,por edhe unë nga ana tjetër them se si kjo s’ka asnjë femer në tëre globin.
Pirro, po vuaj do ikesh, jo mos ike…fli ketu…deri neser, pastaj dil mengjes dhe shko ne pune, mua ketu me ke ju pres,aha sa ndjeva sot interesant me mua.
Pirro te dua,Pirro une vdes per ty, Pirro…te lutem mos hajde me ,qysh tani shkeputemi nuk e perballoj dot, e kam mendjen tek femijet e kam mendjen tek ish burri im te cilin e dashurova kur isha ende tetemedhjete vjece, ai me braktisi Piro, ti me jep kenaqesi, ai neveri.
Dil Piroo, mos hajde me mire hë te keqen Lizeta mos ma mer per keq.
U merzita mijra here i njejti avas, e desha si vetë jetën time, por hem me kruhej dhe hem me digjte, thashe nje here qe gjithekush te shikojë punen e vet, por Lizeta nuk lihej, ajo kishte lindur qe une ta dashuroja.Sa veshtire qe e kam me te, sot ike e me pas hajde. Largohem dhe përsëri më thëret, bile më dëndur ? Me gjeti belaja me të, nuk lihet Lizeta, jo kurrë në asnjë mënyrë,veçse të jem i marrë.
Me do, e dua, por nuk di c’te them c’ndodh me ne,domethënë me atë, unë jam në rregull,Lizeta prandaj dhe nuk largohet dot prej meje, plotësoj çdo boshll]k në dashurinë e saj.
Kjo nuk don vërtetim.
Jo me mua por me vet_veten ajo, krijon probleme dhe situate që prishin këtë harmoni maramëndse e jo unë.
Ajo eshte vrasese e kesaj dashurie brilante dhe shpirterore jo unë,gjithsesi ne nuk ndahemi as një cast, ajo e trëmb e vret këtë dashuri se lufton me vet-veten,ajo po sëmuret..!
(Sipas rrefimit të Pirro K.)

Meditime …! ( Nga Janko LL.Pali,”Mësues i Merituar” shkruar në Korfuz në moshën 96 vjeçare, një vit para vdekjes,në vitin 1993)

 

Meditime …!

 
( Nga Janko LL.Pali,”Mësues i Merituar” shkruar në Korfuz në moshën 96 vjeçare, një vit para vdekjes,në vitin 1993)

 

Meditim, ky i shkrojtur në Korfuz-Greqi,nga im atë J.LL.Pali, në moshën 96 vjeçare një vit para vdekjes,në verë të vitit 1993,që edhe ky në mënyrë të sforcuar u largua atdheut nga vitet nëndedhjetë mbas të tre djemve emigrantë-

   -(U kopjua nga orgjinali pa as më të voglin ndryshim nga unë i biri PJP,mare nga fletorja 44/extra.)
Petraq
       
         Petraq J Pali

Ç’erdh kështu ky zeman,që se pat menduar kush

Të braktisim gjind, vatan dhe të dalim karabush,
Nga mundimet, idealet e nga vëndi ku patëm lerë
Të braktisim fushat, malet Atdheut me vlerë !
   E kush vallë e mendonte kjo kohë që do vinte
   Q’ideali që bashkonte gjithë sa flisnim shqipe,
   Me shumicë do vendosnin gjithë ç’kishin pas të linin…
   Prak e vatër të përdhosin këtë aventurë të zinin!
Pa menduar gjindje,moshë ç’kam në dor’ a ç’mund të kem
Tretur truri bërë shoshë larg nga vëndi si të jem.
Sa u hap der’ e xhenetit pas një rrobëri të gjatë,
U çel syri i miletit !..shpejt o burra tejë kaftë:
   Se atje bën bu mirëqënia për këdo,kudo o burra,
S’ka ngurrim domethënie lumturis atje ë ngurra !
Mos qe vallë sëmundje që popullsinë tonë kapi ?
Humbi pusull ju bë tundje vendos të punoj së prapi ?
Që kur fare mëndjen s’vrau e fare pa u thelluar
Braktisi çdo gjë e ngau sa më shpejt për tu larguar ?
Atdheut vënd me vulë, që për ne s’ka më gjikundi…
Nga ku gjyshi ynë qe ngulë, ku i rrodhi djersa mundi !
   Të kërkojmë botërisë, të na japë ato që s’kishim,
Pa për nur të Perëndisë, në nevojë vërtet ishim.
Se për nur të Jehovaut t’izoluar kemi qënë,
Jo nga Latini a nga Shqau që në mes na kanë vënë !
Po veç se nga vetja jonë, dhe Partia që sundonte,
Mbyllur në kufi në klone, gjysëm shekulli lamë të shkonte.
Pa bëzajtur pa ankuar, shtypur për ditë sa më,
Se qysh populli yn’i vuar, e pat duruar ketë ?
   Nënështrim dhe pa një zë, zverku ulur si raja…
   Fisi ynë këtë gjë, as me Turkun nuk e pa !
   Po fort mirë populli thotë: kur e ke syrin e nxjerrë,
Nga një yti, jo nga bota,do ta nxjerrë sa më thellë.
Se djali që qe në krye Vozhd* i ynë kaqë i çmuar,     (udhëheqës)
Pati vallë arësye të na mbajë kaqë shtrënguar ??
Një kohë kaqë të gjatë që synonim Socializëm,
Sundoi me dhunë e shpatë katër dekada e gjysëm.
Shef’i vetëm absollut,ç’i desh qejfi pati berë,
I pa besë bash kërrut, sa dhe shokët pati prerë !
 
Një pas një i pat ç’farosë,s’guxon kush që të bëzajë…
Me nderin në vënd pat sosur dhe pas la shkreti,bështajë .
Veç mos prishej dinastia,të pa cen të fortë e donte,
PO…ç’i bëri vegjëlia në mendim as kurrë s’i shkonte !
Kur e zuri prej këmbe, nga themelet fort e tundi,
Kokë poshtë e pati shëmbë,sikur s’pat qënë kërkudi !
Se pat populli mëllë me urrejtje zëmra mbytë,
Me shtrëngimet që pat bërë duke i hequr liritë .
Me një diktaturë të fortë, panik vëndit pati kallë,
Djalë vëndi qe ? a botë kaq i rrept’e dreq i gjallë !
Që kur pushtetin pati ngritë,për dobi të vëndit gjoja…
Pushtet Populli e pat thëritë,kështu me nur i dilte loja.
Që do lozte mbi kurriz të popullit tonë të ngratë,
Sa dhe muret me gur ftiste veshë kishin …dhe të gjatë !
Dhe s’kuxon askush të fliste se dhe muret spiunojnë,
Gjysëm fjale të të shkasë dhe në burg drejt e të çojnë !
Pse s’pat mëshirë qeni kur e pa që u sigurua,
Se besnik i doli populli, pak për të pse s’u mendua ?
Dyert e kufi të çelte vëndit t’i jepte liri…
Populli të hyn të delte siç e kishte katimi !
Se gjat brezave më parë ne kurbetin frekuentonim,
Që as Turku s’e pat ngarë dhe Atdheun se haronim !
Po e ndrydhi më e më luftë klase dhe pas la,
Kush e pat besu’ këtë me sot syri ynë ç’pa ?
Kur braktisëm e lamë vëndë se na ishte xhani djegë;
Sa nuk e dëgjuam rëndë kur e lamë e shkuam gjetkë !
Mëllëri që çdo kush kishte brënda vetes plot inat,
S’donte shumë që të shkrepte, plasi në qytet e fshat !
Ca nga toka ca nga deti,klone kufi tejkaluam,
Për të gjithë nis kurbeti, larg e afër ku qëndruam.!
Plot uzhdaja e plot shpresa se i pret kudo lumnija,
Po sa dëme të mëdhaja pati kështu Shqipëria.
Pjes’ e popullit shkoi fat të ri diku të gjente,
Pjesa që këtu qëndroi s’pati më mbarë të bënte !
Ndaj psikozës së krijuar gjysëm shekulli me radhë,
Vrull e guxim asgjësuar ditë të zezë asnjë e bardhë !
Bën të ngrihet, poshtë shkon se asgjë s’është ndryshuar,
Ujku sofrën shpesh ndëron, po zakonet s’pat harruar.
Dhe Partia jonë nënë, që kaqë e lavdëruam,
Gjithë ç’mundi pati bërë, dhe ku ishim prapë qëndruam.
Kuvëndi që pati dalë nga votimet që u bënë,
S’ndërruan gjë zoti ti falë, vëndi mbeti tek ka qënë !
 
 
 
 
Bën të shkojë lart e s’mund, popullsia është ftohë,
Ç’bëhet ndër ne, askund s’ka të tillë katastrofë.   
Njeriu që thosh Partia që ajo do nxirr të ri…
Doli fals e vraftë lia, pa merit’ e vler asnji .
Doli rërë e dembel me torua që s’ka anë,
Sharte e zakone shkel, s’ka respekt as për të janë* !     (të atin)
Punës s’don t’ja dijë fare e i don të gjitha gati,
E don xhepin dëng me pare pa bërë punë e bezdi !
Po kështu shteti ra poshtë, kur në të asnjë s’punon,
Ku po shkojmë vallë shokë, këjo rrugë ku na çon ?
Dashtë zoti e dorë vuftë, mbi miletin tonë fatkeq,
Kthesa ardhtë,Paqen pruftë vetëm këjo ne na ndreq !
Se në jet’ është provuarqë eterniteti s’ec…
Kur çdo gjë dhe vjen  e vete, po së fundi edhe ngec !
Ja! Për fat të vëndit mbarë një pjesë e shëndoshë del,
Kokën në trastë të varë dhe liri kërkon të vjel’ !
Janë trimat shkollarë që avash çdo gjë gremisin,
Djemtë trima kuximtarë që regjimin e përmbysin !
Partisë bazat ja tundën dhe u shpall Demokracia,
Erdhi dita më së fundi të gëzojë dhe Shqipëria !
Vate më regjimi dreq, regjim dhune regjim tmeri,
Dhe tash vëndi do të ndreqë,jetën siç ka qënë njëheri !
U kthye në privatizëm, s’mbytet më inisiativa,
Çdo kush mund të bëjë nisëm për jetë të re ..eviva !
Dhe tani një sy të hedhim , mbi ata që u arratisën,
E në vënd të huaj bredhin e kurbetit bënë nismën.
Thom aty ku kanë dalë, merak kanë për ç’kanë lënë,
Ditë të bardha shohin vallë, nuk u dhëmb për vëndin tënë ?
Që me ç’dimë rrukulliset të qëndrojë thëmbrë s’ngul’,
Pse kështu poshtë vithiset vëndi jonë vënd me vul’ ?
Bijt e Shqipes bijt e mjerë, q’aty këtu u shpërndanë,
Vallë prapë ndonjeherë do të kthehen në vatan ?
Me këtë oxhum që mori kushdo që pati kuxuar,
Një trastë mbi supe hodhi, dhe vëndit ju bë larguar ?
Kur pati dëgjuar fjalë, se larg vëndit qe xheneti,
Si të rrijë ? e të mos dalë, kur u çel sërish kurbeti ?
Jo ! s’iu desh më nxitje dhe më popullit të shumëvuar,
Lëshon e braktis çdo gjë dhe mer rrugën pa u thelluar !
Duhej bërë dhe pa përtuar, o burra sa shpejt të shkojmë,
Jashtë nga vëndi është provuar lumturinë do “takojmë”…!
Na gjet si kush pati thënë të jetojmë intensamente,
Që në gjuhën thuhet tënë, mos ngurrojmë po sa më shpejt.
Të vrapojmë ndaj rrezikut, prapa syrin mos ta kthejmë,
Para, thrisni shokut,mikut çdo të mirë atje do gjejmë…!!!
 
Dhe pat qënë kokë Shteti kush këtë ka predikuar,
PO…kush lumturinë e gjeti kur vendos një gjë nxituar ?
Dhe Ay, vonë e kuptoi që e pat çdo punë shkaterruar,
Kur në fund mirë e pagoi me një vdekje të njolluar !
Thanë pra gjithë u gjet e mbara, shkojmë thanë pa nguruar,
Rini, tundu shko përpara…mjaft gjer sot me ç’kemi vuar !
Me këto nxitje të shumta që lausi*,pat dëgjuar…(populli)
U nis para më ju lumtë, fat të ri për të kërkuar !
Po sërish populli thotë:dardhë shumë kur dëgjon,
Thes të marish është e kotë se një trajsë të mjafton !
U nis pra rrugës i pari me kuxim liri etuar…
Dhe më pas e ndiq karvani…a të rinj a të moshuar !
Kush të mund të përfitonte, nga kufitë që u çelën,
Klone, tela të kalonte, frikë prapa të mos ngelën .
Kaqë e kishte uryer populli,izolimin që i bënë,
Më se dyzet vjet të kryer, Vozhdi dhe Partia mëmë !
Sikur para njezet vjetesh, këjo punë të qe bërë…
Sa do ishte me lezet për popull e për vënd të tërë.
…Këtë e bëra dhe unë bash tani që më vjen fundi,
Që e ndërmora këtë punë, Jo të mbarë që më tundi !
Ndoqa rrymën,pa thelluar kur përmbysja shart zakon,
U bëra vëndit larguar kapërxeva kufi…klon !
Veprova s’i të isha djalë, me kuxim po pa kujtuar…
Mos do gjëja gjëmba halë, e të ngelja dëshpëruar !
Se për një jetë të tërë, pata rrojt  në një mënyrë,
Ç’m’u desh pra o të krishtërë kësaj valle për ty hyrë ?
Thom s’lejohesh moshës sime, qetësi që kish nevojë,
Të ndërmerja udhëtime…s’bën habi kush ta dëgjojë ?
Këtë pun’ e pata bërë si të tjerët edhe unë…
Po sos flugova krahë-nderë për kurbet për të rexgunë* .!  (se spegoj dot PJP)
Çdo njeri kur mosha shkon,pëlqen lashtin të kujtojë,
I rrënduar po dhe don, një herë që të kundrojë.
Ato vënde ku ka bredhë, a ku fati e pat çuar,
Ndoshta dhe një lot të derdhë,për ato që kanë shkuar.
Kanë shkuar e më s’kthehen kur ky pati epsh e vrull,
Po avash kujtimet zbehen dhe në fun bëhen një nul !
Doherë dhe diçka të çfaqet, si një ëndër në kujtesë,
Që të skuqi sado faqet…e s’ka rënë në haresë !
Kush nga ne s’kujton rininë edhe rolin që ka lujtë,
Vrullin, epshin lakëminë, që do sdo përkejt çdo kujt !
Ahere që isha djalë ç’farë gjë s’na kish lezet,
Qe zakon e s’bëhej fjalë, çdo kush shkonte në kurbet !
Horizonte të kërkoja se për ta dhe moshë kisha,
Ku të mundja do të shkoja, se pa tundur s’mund të rrijsha.
 
 
Ishte mosha që kërkonte siç pat qënë zakon në vënd,
Çdo kush në kurbet do shkonte mall të bën e gjë me mënd.
Dhe u nisa të luftoja, kundër ç’të më ndodhë në jetë,
Do qëndroja doja s’doja, do të lozëja çdo fletë .
Arm’e mjete nukë kisha,veçse një maturë shkollore,
Plot me shpresa mbushur isha, se do gjëja një fitore !
Dhe do kapja lumturinë,ëndrrat do t’i realizoja,
Që çdo kush bën në rininë, me shumicë e plot goja.
Për disa vjet bëra ç’bëra, ku më shpu e fatit rrota,
Me sa munda dhe u ndera,ksenitjar si gjithë bota.
Shkova jashtë disa vjet,s’është dhe për t’u ankuar…
Pa në jetë është e vërtetë,s’ngjoset ç’është lakëmuar !
Tuke pritë tuke kërkuar,koha shkon e s’kthehët më,
Kush nga neve brënda jetës, se ka provuar këtë ?
Pa njeriu brënda jetës,shumë herë gabon rrëndë,
Po për nur dhe të vërtetës…s’duhet shumë t’i përmëndë !
Se çdo kush kur është i ri, ka vullnet por ka dhe vrull,
Shesh e fushë e gjën çdo gjë dhe kur e shikon rrëmull !
Po ç’të bësh që kur dhe plakesh,bën vaki të gabosh rrëndë,
Në aventura të përplasesh,të ndërosh zakon e vëndë .
Të braktisish çdo rehat dhe çdo lloj farë jetese,
Të shkelish zakon e shart e të varesh në fill shprese.
Se gjoja për këndi parë, jeta do të dali lule,
Çdo punë do të shkojë mbarë,s’do kesh kocka po plot tule !
Hm! Po kudo që do shkosh,oka 400 ka pasë,
Dhe në don që ta provosh,s’ka se si vija të shkasë.
Thom për ne të kastës sime, që as gjë s’kemi në vijë,
Veç telashe shqetësime dhe e shtyjmë si të arijmë !
Kush nuk është më i ri dhe ndjen gjallëri të renë,
S’bën të bëjë marrëzi ! gjat jetës mënd s’ka venë .
Pranë vatrës të qëndrojë nip, stërnipash i rrethuar,
S’duhet lodhur as me gojë,që të jetë i respektuar.
Në e pyeçin të flasë…kureshtar të mos qëndrojë,
Bën vaki gjuha ti shkasë,po që s’vihet freth në gojë.
…Si thua kështu xhanëm,mo jam në shtëpi matria,
Mosha ikën pa melhem,s’ka askush nevoj per tija..!
Dhe të rit’telashe kanë,aq’sa mëndja s’ta pret,
Se luftar’në jetë janë si dikur ke qënë vet.!
Pa jeta s’është ç’ka qënë,kur me pak kënaqej kush,
Koha hallet i ka shpënë,sa me zor bën ballë ç’do kush !
Se kërkesat janë ritur, askujt si mjafton me pak,
Kudo bëhet jetë e nxitur,s’ka më vlerë pak më prak.
Lakëmia është shtuar dhe në veshje dhe ushqim,
S’pyet kush sa do shpenzuar, mjaft të ketë kutundim !
 
 
 
 
Çdo kush kërkon mirëqënie,edhe ay i kastës –A-,
S’ka për të një domethënie,të qëndrojë tek pat ra.
Kur për herë të parë doli edhe djellin e kundroi,
Qysh në çast sa mundi foli ç’i pa syri e lakëmoi.
S’desh në skamje të jetojë don të ngjosë ç’lakëmon,
Që ta arijë ta godhojë s’ka asgjë që e pengon !
Mjeti cili do të jetë,prej qëllimit shënjtërohet,
Dhe qysh të shkojë përpjetë,pa teklif mbi kërmë shkohet !
Me këto pra transformime jetë e sotme që ka bënë
Si të thom s’ka më ndryshime, mos qëndron tek pati qënë ?
JO ! çdo gjë është ndryshuar në çdo gjë brënda e jashtë,
Mos dhe zëmra ka qëndruar,ashtu siç ka qënë lashtë ?
Dhe ajo është kërrusur kërkon kamje kur se ka,
Po dhe kush ndodhet furushur, don të ketë atë dhe ma.
Gjithë mendimi i njerëzisë për mbi kamjen sot  synon,
Për fitim shkel e e përmbys gjithë bota ç’adhuron !
Me këto kështu parime,jet’ e sotme është ndërtuar,
Dhe ç’ka pasë lashtë çmime,çiltërsi,respekt janë shuar.
Edhe me këto parime,plak i ri duhet pajtuar,
Se për ndryshe plot pendime,ditët do ti kesh mbuluar !
…………….

Adolf Shvedchikov – “When love spark appears between us” and No.7 painting of Jacqueline Ripstein (USA) “Reflection”, 1993

No.7 painting of Jacqueline Ripstein (USA) “Reflection“, 1993 Adolf Shvedchikov – “When love spark appears between us” and No.7 painting of Jacqueline Ripstein (USA) “Reflection”, 1993     ©Jacqueline Ripstein (USA) “Reflection”, 1993 ©by Jacqueline Ripstein Jacqueline Ripstein Fine Artist & Author Art … Continue reading

ISOJA, KJO MBRETËRESHË PA KURORË… ( “SHENJTËRIA E ISOS”-Një libër me vlera kombëtare, i Timo Mërkurit ) / nga Drita Lushi

  ISOJA, KJO MBRETËRESHË PA KURORË… http://gazetadielli.com/isoja-kjo-mbretereshe-pa-kurore/     “SHENJTËRIA E ISOS”-Një libër me vlera kombëtare, i Timo Mërkurit/          nga : DRITA LUSHI   E kush s’ka dëgjuar të këndohet “me iso…”- siç i themi ne. … Continue reading