Njohja ime me nënën e vrasësit

Isha edhe unë atë ditë brenda dhimbjes në Sandy Hook Elementary School, Newtown, Connecticut…

 

raimonda

                nga Raimonda MOISIU

 

Isha në Shqipëri. Më duhej edhe dy ditë të udhëtoja për në SHBA, pranë familjes në Hartford, Connecticut. Ishte ditë tejet e ftohtë dhjetori me borë e ngrica, temperaturat në – 4 gradë. Rrugët e Korçës ishin mbuluar nga akulli, dhe më krijonin ndjesinë e bezdisjes e mëdyshjes; të shkoja te “Sofra Voskopojare” për kafen e pasdites me kolegët e mij korçarë, apo të qëndroja pranë sobës ku kërciste zjarri. Preferova këtë të fundit. Ulur te divani me filxhanin e kafes në dorë bisedoja me nënën time, dhe herë pas here iu hidhja një sy lajmeve. Më kapi syri lajmin flash nga BBC-ja, se në një shkollë fillore të shtetit të Connecticut (Kenerike në slangun e vjetër, Kenektikat,-me të riun)- një njeri i armatosur kishte qëlluar dhe për momentin kishte vrarë disa fëmijë, drejtorin dhe psikologen e shkollës. Filxhani i kafesë më ra nga dora. U trondita, pësova një “shok” të vërtetë, m’u errën sytë, gjendje, që gjithkush pëson në situata të tilla. Dridhesha dhe brofa në këmbë. Ankthi, tronditja, frika, trishtimi, pikëllimi, hidhërimi, shqetësimi, moment që me të vërtetë të prek, dhe e kalon sipërfaqen e atij realiteti të dhimbshëm. Vend-Rilindja ime,-shteti i Connecticut – ishte goditur nga një ngjarje sa e rëndë e dhimbshme aq edhe tragjike. I them nënës duhet të lidhem urgjent me vajzën, se deri atë çast nuk ishte dhënë emri i shkollës. Më shkoi mëndja te nipi im Josh, që shkon në shkollë. I dërgoj urgjent vajzës sms, dhe sakaq ajo më merr në telefon. Mes dhimbjes, lotëve, fjalëve që i ngatërroheshin në gojë nga ngashërimi, me thotë se në Newtown, Sandy Elementary School, një njeri i veshur me të zeza, me jelek antiplumb i armatosur rëndë kishte hyrë në shkollë dhe hapur zjarr ndaj fëmijëve të pafajshëm. Brenda disa minutave 26 persona kishin vdekur në atë shkollë, 20 fëmijë e 6 të rritur, mes tyre drejtoresha dhe psikologja e shkollës. Brenda pak minutash ishte prishur qetësia e asaj qyteze në jug të Neë England,- Newtown. Sandy Hook Elementary School! E dija shumë mirë atë shkollë. Ka qenë fillesa ime e parë si mësuese zëvendësuese dhe asistente me parashkollorët,- vetëm 20-30 minuta larg nga Hartfordi. Që atë çast unë isha brenda dhimbjes në Sandy Hook Elementary School, ajo ishte kthyer në faltore të pikëllimit, tragjedisë, dhimbjes e marrëzisë, të mbijetesës-mes vdekjes e jetës! Dhimbjen e kujtesën e solidarizova në korridoret e asaj shkolle që gumëzhinte nga zërat fëminorë dhe klasën “time”,ku unë qëndroja me nxënësit e mij, -bëja analogjinë alegorike të krismave të armës dhe ulërimat rrënqethëse të fëmijëve dhe stafit të shkollës. Përfytyroja dollapet e raftet e tyre, emrat e fëmijëve, të cilët vendosnin sendet e tyre të shkollës, çantat me të gjitha mjetet shkollore, detyrat, projektet që ata i krijonin me duart e tyre njomëzake, fytyrat e tyre të bukura, buzëqeshjen e përqendrimin e tyre, teksa iu lexonim librat me përralla, sytë bojëqielli, të zinj apo kafe që nuk t’i shqisnin derisa mbaronte leximi. Tashmë i përfytyroja ata fëmijë të pafajshëm të mbyllur në banjat apo të shtrirë në ato rafte, pa bërë zë, me dyert e mbyllura dhe mësueset e tyre u lexonin përsëri përralla, por kësaj here për t’i qetësuar, për t’i mbrojtur e shpëtuar jetën. Më sillen ndërmend vogëlushet me flokët kaçurrela apo të shtrira, të verdha, kafe e të zeza kush të lidhura, kush mbi fytyrë që herë pas here i largonin me kalemat gjithfarëlloj ngjyrash që mbanin në duart njomëzake, topolake, të bukura, vogëlushët djema me flokët e qethura,disa prej tyre me quka në fytyrë, gjuhën e vockël e mbanin fort mes buzëve teksa shkruanin, fëmijë që vetëm qeshnin, ishin plot hare dhe të gëzuar, ndërsa atë çast ata ishin nën terrorin psikologjik, nën kërcënimin e vdekjes.
Sillja në kujtesë përqafimet e ngrohta të tyre kur vinin në mëngjes apo iknin mbasdite dhe fjalët e ngrohta “Thank you”, “See you tomorrow”, ”Have a good afternoon”, nga prindërit e tyre, dhe më therte thellë në shpirt skena që po shihja direkt nga lajmet, mendimi se fëmijët ishin vrarë pikërisht në ato klasa…. Brenda dhimbjes time në Sandy Elementary School sillej përballja e atyre fëmijëve me atë mister të paepur, -klithmat, të qarat e prindërve, mësuesve e të fëmijëve. “Pse, Pse”, ndodhi kjo tragjedi,misterin thelbësor të saj që askush nuk mundet ta harrojë a t’i japë përgjigje! Brenda dhimbjes dhe përfytyrimit tim ishte kënga, argëtimi, mirësia, brishtësia, pafajësia, buzëqeshja, ledhatimet, dashuria, humanizmi, cdo vlerë njerëzore merrte kuptim, brenda shpirtit të bukur të atyre fëmijëve të pafajshëm që u përballën me misterin e tragjedisë-mes jetës dhe vdekjes!
Sa mbërrita në aeroportin JFK, New York, i kërkova djalit e të dashurës së tij amerikane të më çonin direkt në Newtown. Dekoracionet e Krishtlindjeve dhe pemët tradicionale me dritat në to ndrisnin ngado, por hidhërimi, dhimbja, përballja me vdekjen makabre e tragjike të atyre njëzet e gjashtë vetave, i kishin venitur ato si kurrë ndonjëherë. Njerëz të moshave të ndryshme, fëmijë me qirinj, lule,fotot e atyre krijesave të pafajshme, Teddy Bears, shihje ngado në rrugët e qytezës, përpara shkollës, kishës, bashkisë së qytetit, njerëz që ngashërenin dhe me duart që iu dridheshin ndiznin qirinjtë. Newtown, qyteti i 27 mijë banorëve, ku të gjithë e njohin njëri tjetrin, ku jetojnë edhe shqiptarë, -ishte shëndrruar faltorja e dhimbjes, pikëllimit, hidhërimit, dashurisë dhe detit të lotëve që nuk shternin nga fytyrat e tyre! Shenjat e hidhërimit të përbashkët e atyre grave, burrave dhe fëmijëve të çdo race, paçka se ishte errësirë zbehnin flakën e qirinjve. Solidariteti me komunitetin e Newtown nuk njeh kufij!! Ata janë të gjithë së bashku, dhe ashtu do të qëndrojnë përgjithmonë, kurajozë e të guximshëm për të përballuar gjëmën që ra në qytetin e tyre! E tërë Amerika, bota mbarë janë me ta në këto ditë tragjike e të dhimbshme për ta!Edhe unë, familja ime, komuniteti shqiptaro-amerikan në Neëtoën, Hartford, në mbarë Connecticut e Amerikën, janë brenda dhimbjes në Sandy Elementary School!
U prehshin në PAQE! (Rest in peace, dears)

Njohja ime me nënën e vrasësit!
Në Sandy Elementary School qëndrova vetëm për një kohë të shkurtër se më pas, do ndërroja shkollën, do kaloja në Framington, CT. Ka qenë fillim pranvere, kur një  ditë vjen si zvëndësuese për disa ditë, nëna e vrasësit Nancy.Për aq kohë sa unë punova me të ajo dukej grua e mirë, e qetë dhe e përkushtuar ndaj fëmijëve parashkollorë. Ishte një grua e pashme, e zgjuar dhe energjike. Kishte pasion letërsinë dhe në orët e lira, veçmas në kohën kur flinin fëmijët në kopsht, lexonte libra. Çantën e kishte me libra për fëmijë e të rritur. Në biseda të ndryshme që kemi bërë mesa më kujtohet, mësova se nuk kishte shumë vite që ishte vendosur në Newtown, CT, kishte ardhur aty nga shteti i New Hampshire. Kishte disa vite martuar, dhe kishte dy djem, ku njërin prej tyre të voglin- siç më tha njëherë -e kishte të sëmurë me sëmundjen e autizmit. “Të dy djemtë i kam të ndryshëm nga njëri tjetri”,-m’u shpreh njëherë. Që prej asaj kohe nuk e kisha parë më Nancy-in. Vetëm krejt rastësia e solli që unë të dëgjoja në lajmet emrin e saj, të shihja përsëri fytyrën e saj. Në një bisedë telefonike me një kolegen time, të para disa ditëve enkas për Nancy-in, mësova se ajo ishte ndarë edhe nga bashkëshorti dhe po vuante shumë me sëmundjen e të birit dhe ishte në kërkim për të ndërruar qytetin, biles edhe shtetin e të gjente një qendër rehabilitimi që të mund të përballeshin me sëmundjen e të birit. Edhe këtë çast e përfytyroj e nuk arrij ta besoj ende se është pikërisht ai, djali i dytë i Nancy-it, i sëmurë autistik, që do të bënte tragjedinë më të dhimbshme e të madhe në Amerikë e botë pas asaj që ndodhi para disa viteve në Korpusin universitar të Virxhinias, por do të vriste edhe nënën e tij…

 

HARTFORD CT USA, 
Dhjetor 2012

One response to “Njohja ime me nënën e vrasësit / nga Raimonda Moisiu”

  1. ARDI OMERI Avatar
    ARDI OMERI

    Qe ne fillim te heq deshuren te lexosh me tej. Refim tip”doni me per Belulin”,- nuk di nga ta “kapesh” ende pa nisur. Ja pse uune e kam thene dhe e perseris,- Koj zonje di vetem “te mbaje mikrofon ne dore”, reston as te hedhe ne leter çfare interviston nuk di. Mediokriteti nuk ka brire. Sa keq qe disa nga ne ambjentet letrare vazhdojne dhe “e konsiderojne”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,113 hits

December 2013
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List