Letrat / Tregim nga ( Hamdi) Erjon Muça

Letrat

 

 

Erjon Muça

Tregim nga ( Hamdi) Erjon Muça

 

 

E Dashur M!
U ngrita më herët sot dhe vendosa të të shkruaj. Jam aq e lodhur sa më duket sikur nuk kam fjetur fare gjatë të gjithë natës.
Kur patëm vendosr me njëra-tjetrën, para nisjes time, për krijimin e një kanali letrash gati të koduar, të them të drejtën më erdhi pakës per të qeshur. Mendova se meqë unë do largohesha tepër larg qytetërimit, ky kanal do të duhej më tepër ty se sa mua. Kurse tani, e gjej veten duke të të shkruar, gati si në kllapi.
Nuk jam në gjendje të shpjegoj se çfarë po më ndodh, por e ndej se është mëse serioze. E kujt pa mua!
E gjithë kjo nisi dje, shkak u bë mërzia e madhe që po më kaplonte, edhe im shoq.
– Kam ftuar një njeri që mendoj se do jua heqi pakës këtë mërzi që të ka kampluar e dashur.- Më tha ai me një vështrim prej fitimtari: pak leshko.
– E marr me mend.- Ju përgjigja unë.- Do jetë ndonjë nga grekërit e shumtë që ke nisur të njohësh.- Nuk ma merrte mendja se sa reale është ajo thënja e vjetër e Homerit: Grekëve mos u beso edhe kur bëjnë dhurata. Janë tepër tinzarë. është e habitëshme se e fallstë është buzëqeshja e tyre, madje ja kalon edhe buzëqeshjve të pa jeta të salloneve të Parisit. Duket sikur buzëqeshin, por po ti vështrosh me kujdes, kupton se ajo buzëqeshje shërben për të të shbiruar. Sillen me përulje nëse u tregon forcën që ke, janë të gatshëm të të puthin edhe këmbët.
– Jo, nuk është Grek, por Shqiptar.- Më tha ai me atë vështrimin që po më bënte të më përzihej.
– Kur qenka kaq tërheqës përse nuk e ke ftuar më parë?
– Sepse nuk është edhe aq e lehtë ta gjesh. Mund ta kërkosh sa të duash. Ai gjendet vetëm kur do vetë.- Biseda e mbyll me aq e unë dola në ballkon: të paktën atje mund të freskohesha pak me erën e mbushur me aromat e jaseminit e të erzave, herë pas here, era e ngrohtë e verës si për tu freskuar sillet edhe aromat e qebapëve dhe të uzos.
Mendaj më sillej rreth bisedës që pata me tim shoq, e sa më shumë që kalonte koha, aq më shtoheshin edhe hamendëzimet që bëja me vete. Nuk e ndjeva kohën që kalonte, im shoq në një farë mënyrë ja kish arritur të ma hiqte mërzinë: unë nuk isha mërzitur sepse po hamendësoja dhe nuk po mendoja boshllëkun njerëzor që më rrethonte.
Nga larg pashë një kalorës që nuk ngutej, madje e ngadalësoi edhe më hapin e kalit të tij të bardhë me tu futur në rrugën mes dyqaneve. E vështrova me dylbi për të kapur diçka të ndryshme tek ai kalorës, por mu duk i njëjtë me të tjerët: pasi këta këtej, si Grekë dhe Shqiptarë vishen njësoj, kanë ca fustanella që i bëjnë të duken groteskë. Ai kalorësi në pamje të parë nuk më goditi, jo më shumë se kali tij. Një ekzemplar i mahnitshëm Arab. I bardhë si bora e alpve, e elegant si një selvi manstiri. Pa asnjë njollë, më krenar se kuajt e paratave ushtarake napoleoniane.
Nuk po e kuptoja se çfarë ishte, pasi shqiptarët e përshëndesnin vetëm me kokë e ai ua kthente përgjigjen me po të njëjtën mënyrë: gati të ftohtë, por me respekt. Ndërsa grekët dilnin nga dyqanet e tyre dhe gati si nuk i puthnin këmnbët, duke e lutur që të futej brenda. Ai refuzonte duke i përshëndetur me përbuzje.
E kuptova që ishte ai vetëm kur ndali kalin tek porta e konsullatës dhe i dha rojës një letër. Nuk dua ta fsheh, por më erdhi ndot nga pamja e tij, dukej anakronik, sikur kish dalë nga poema e çail haroldit. E urreva tim shoq: sa idiot që bëhet ndonjëherë, sikur të mos mjaftonte melankonia që kam për Parisin më duhet të duroj edhe këta personazhe groteskë që ai fton. Im shoq doli për ta pritur dhe u habita me përzemërsinë që përdori me të: e përqafoi si ta kishte mik për kokë. Ata hynë brenda dhe atë bëra edhe unë.
Nuk dola menjëherë, ndejtja e gjatë në ballkon mund të kish prishur trukun tim. Ata i gjeta në sallon duke folur. Nuk kam përse ta fsheh habinë që ndjeva kur dëgjova atë gjënë qesharake të filste Frëngjisht. Kuptohej që ishte i huaj, por se si i theksonte fort ato fjalë, dukej sikur gjuha jonë mund të kishte edhe një shqiptim të egër, gati anglosakson. Im shoq ngazëlleu kur më pa dhe rendi të më paraqiste tek ai sikur ishte duke më paraqitur përpara Lugjit të XVI.
– Ky është trëndafili që zbukuron sallonin tim.- Sa idiot më duket kur më ngjit epietet të tilla. Unë i zgjata dorën e ai ma shtrëngoi lehtë por nuk ma puthi. Në atë çast seç ndjeva një si dredhje nga ai shtrëngim dore, por edhe u ofendova që nuk ma puthi dorën. Më vështroi si të shihte një bishë dhe përkuli lehtë kokën. U hutova fare, dredhaj që ndjeva dhe ata sy më shastisën. Vështrimin e kish thellësisht blu, nën një lëkurë zeshakne. Mustaqet e zeza pis duket sikur fshihin dhëmbë të mprehtë prej bishe mishngrënëse. Im shoq e ftoi për nga salla e ngrënies dhe ngaqë e kuptoi shastisjen time, më kapi prej krahu.
– Nuk ma puthi dorën!- I thashë unë si e përgjumur.
– Harrova të ta them që këta nuk e kanë zakon më tha ai në dialekt dhe fare nën zë.- Unë as që po e mendoja faktin e puthjes së dorës, ja thashë vetëm që të mos më mgacmonte me pyetje. Unë akoma nuk e kisha kuptuar seç qe ajo dredhje e lehtë që përshkoi kur ai më preku.
U ulëm në tavolinë dhe ishte hera e parë që me ne darkonte vetëm një vizitor i vetëm. Im shoq mbante ligjërata të gjara, kurse ia ishte më i kursyer me fjalët madje edhe me të ngrënët. Kur hante ishte dhe më qesharak: ai nuk përdorte as thikë e as pirun, tamam troklodit. Por të mahniste me mënyrën se si fliste. Dukej sikur u jepte rëndësi të gjitha fjalëve të pakta që shqiptonte. Nuk kishte buzëqeshje të kota në fytyrën e tij, madje edhe kur duhet të qeshte, ai vetëm sa vinte buzën në gaz. Ky njëri po më intrigonte gjithnjë e më shumë, përpos që po më nervozonte. Gjatë të gjithë darkës, mundohej të anashkalonte bisdat e drejtë përdrejta me mua. Në mes të bisedave, në një çast që ajo u shua, për të mos lënën që qetësia dhe monotonia të merrte vendin e shkujdesjes dhe haresë, i thashë.
– Si e shpjegoni ju që edhe njerëz që kanë jetuar në francë, gratë këtu i trajtojnë si të burgosura pa asnjë lloj të drejte.- Ai më vështroi drejt pa buzëqeshje e mua mu duk sikur më depërtoi deri në pjesën më të errët të shpirtit, por nuk mu përgjigj. Me patrupsinë më të madhe ai e nisi bisedën në po atë pikë në të cilën e pati ndërprerë me tim shoq. Kjo mi ngriti nervat sa ska më, ai po më injoronte, e kë pa, mua koketën më të çmendur të Parisit. Për një fjalë timen, burrat, në Paris ishin gati sakrifikohesih, kurse ky nuk denjonte as të më buzëqeshte.
Nuk mund të ta përshkruaj gjendjen emocinale në të cilën ndodhesha. Ai njeri më ndillte kureshtje dhe urrejtje: ndoshta edhe diçka tjetër kur ndjeja cepin e vështrimit të tij tek më shbironte. Ai megjithëse jo drejtë-përdrejtë ndiqte çdo veprim timin. Nuk e di por seç kisha një ndjesi druajtje ndaj tij, sikur të gjendesha e shveshur në atë vështrim dhe jo e mbuluar me veshje të shtrenjta. Tani që jam e kthjellët mund të them që më ngjallte keshëri përpos mahnitjes. Nuk e di se nga ç’epokë vinte ky individ, por dinte të zotëronte çdo lloj situate dhe në momentin kur unë po e urreja më tepër ai i tha tim shoqi.
– Po zoti Methju nga bëhet tashmë?
– Ai gjendet në një zyrë të rehatshme pranë ministrit të jashtëm tashmë. Mund ta them me bindje se vetëm pak e ndan nga marrja e titullit “per”.
– Mu kujtua ngaqë kur u largua nuk munda ta takoj dhe më mbeti peng që nuk ju përgjigja pyetjes që më pat bërë një herë.
– A mund ta dime edhe ne se çfarë pyetje ishte ajo?
– Ai u mahnit me madhështinë orientale të kullës time por mbi të gjitha u mahnit nga mungesa e dukshme e femrave. E më pyeti: si ka mundësi që gati pasardhës të ilirëve dhe të epriotëve në mos të pellzgëve, popuj me civilizim mjaft të përparuar në antikitet jeni kthyer në fanatikët më të mëdhej të kësajë pjese të europës? E ku e shihni fanatizmin tonë i nderuar? Ju drejtova unë. E shoh tek sjellja që mbani ju ndaj grave mik. Më tha ai. E jo vetëm muslimanët por edhe të krishterët shqiptarë sillen një lloj me femrat, në ndyshim kategorik me grekët. Keni një lloj sjellje prej skllavopronarësh ndaj grave, më tepër muslimanët, të cilët kanë edhe nga tre apo katër gra. E për më tepër ju miku im që hiqeni si i krishterë por silleni si musliman. Keni një harem tuajin, enukë që shërbejnë, tama si në pallatet e pashallërve të mëdhej e mbani gratë të fshehur si të ishit sulltan. Ai ma tha sentencën e vet, por unë nuk munda ti përgjigjesha pasi mu desh pak kohë për të sistemuar argumentat.
– E çafrë do të donit ti thonit mikut tonë.
– Do ti thoja që deri diku edhe mund të ishte drejtë idea e tij por vetëm për pak ama. Vetëm fanatzimi qëndron, po jemi fanatikë, por për mirë ama. Kurse sa për të tjerat ndoshta jemi shumë më të përparuar se ju. Ju, ngaqë nuk i shihni gratë tona të zbuluara mendoni se nuk i respektojmë ato, keni të drejtë të mendoni por kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi askush nga ju nuk e njeh pushtettin që gratë tona kanë brenda mureve të shtëpisë. Ato janë mbretëreshta e vetme të kullave tona. Ne nuk i lejojme të shfaqen po ashtu siç nuk i dërgojmë në punëra të rëndomta. Ka edhe këtu varfanjakë që janë të detyruar të bëjnë por jo sa në vende tuaja të civilizuara. Ato edukojnë fëmijët tanë, qeverisin pasuritë tona, madje qeverisin, në një farë mënyre edhe jetët tona kurse në vendet tuaja gratë kanë vetëm për detyrë të duken, dhe të drejtë për të shpirshur pasuri dhe para përveçse dinjitet burrërore. Këtu tek ne të drejtat rendin nën krah me detyrimet, ne i japim të drejtën për të qeverisur mbi jetët tona dhe ato kanë detyrimin të qeverisin mirë. Tek ju nëse familja vendos që një vajzë duhet të marrë aksh burrë ajo duhet të pranojë pa objeksione kurse tek ne, nëse ime bijë nuk do e pëlqent pretendentin, askush nuk do e detyronte.- Në atë çast unë ula vështrimin. mu duk sikur ai dinte historinë e jetës time dhe po më gjykonte. Unë nuk e kam dashur kurrë tim shoq, me të u martova vetëm për titullin e markezit. – është një lloj pakti miku im. Ato mbretërojnë të mbretëruara. E pra ku qëndron prapambetja jonë? Madje edhe atë që ju e quani të mbrapshtë, përkrahjen tonë të fesë islamike, unë do e quaja një lloj lirshmërie apo liberalizmi kulturor genor. Gjë që ju europianët e qytetëruar nuk keni për ta kuptuar kurrë, ndonëse keni marrë mësiemt e Volterit apo të Rusoit. Grekët janë ndryshe por janë grekër dhe jo burra. – E gjithë kjo nuk kishte të bënte me Methjunë, por me mua. Ai kish gjetur mënyrën për tju përgjigjur pyetjes time, pa i dhënë rëndësi asaj, e mi shoq qëndronte si tuhaf pa u kuptuar fare metodën që po përdorte ai për të më joshur: që më duket se ja arriti. Ky ishte vetëm njëri prej rasteve të shumta.
Fliste mjaft pak, vetëm po ta pyesje e kjo e bënte tepër tërheqës. Im shoq duke qeshur, ngaqë edhe po pinim verë bordoje dhe situata qe shtendosur, e pyeti.
– Si ka mundësi që thonë për ju shqiptarët që nuk ka burrë tju çarmatosë dhe sonte jenë përballë nesh pa armë.
– Ne shqiptarët nuk çarmatosemi kurrë por kur jemi në tavolinë dhe përballë grave nuk i tregojmë kurrë armët.
– Pse keni armë edhe këtu?
– Nuk më pëlqen të dukem dhe të mburem pasi vetë gjelat e detit mburren. Ndaj dhe nuk po jua tregoj armën time të fshehtë dhe është arma që shqiptarët duan më tepër.
– Jo jo miku im e gjitha kjo frazë nuk përket me vërtetësinë pasi unë ju pashë vetë kur ja dorzuat rojeve të mia edhe karafilen dhe pisqollat e argjendëta. E gjithësa na thatë ishte një gënjshtër për mbuluar turpin që ndjeni ngaqë unë ju çarmatosa.- Ai u ngyrs dhe për herë të parë preku diçka nga sendet e luksit që ndodheshin mbi tavolinë. Në fillim mori pecetën dhe fshiu lehtas mustaqet e më pas duke folur ngadalë mori në njërën dorë thikën dhe pirunin.
– Unë miku im nuk gënjej kurrë, pasi ajo nuk të shpëton nga asgjë, madje as nga vdekja, pasi njerëzit o në një mënyrë, ose në një tjetër, herët apo më vonë: vdesin. Unë nuk jam i çarmatosur, por edhe po të ishte e vërtetë sërisht nuk është e tillë pasi ju në europë, kur të ftoni për drekë apo për darkë, në tavolinë përveç ushqimeve të vini edhe armë.- Dhe ngriti lart thikën e argjendtë dhe pirunin.- Këto janë në gjendje të presin mishin e derrit dhe jo më të njeriut. E sa për vërtetësinë e armës time!- vijoi ai dhe me një lëvizje të shpejtë nzorri nga mënga e këmisësh së bardhë me krahë të gjerë, një jatagan të hollë dhe të kthyer.- Kjo është arma më e preferuar e Shqiptarit. pasi ne duam ta ndjejmë vdekjen e kundërshtarit. Erdhi koha për tu ndarë miku im. – Tha ai që na gjeti të shastisur pasi me po të njëjtën shpejtësi e futi jataganin nën mëngë. Im shoq edhe unë u ngritëm si në kllapi për ta shoqërua dhe tek porta ai më shtrëngoi lehtas dorën, duke bërë të ndjeja po të njëjtën dridhje, dhe përkuli lehtas kokën.
U largua më shpejt nga ç’erdhi dhe vetëm pasi rojet mbyllën kangjellën e jashtme unë dhe im shoq u përmëndem nga mpirja.
– Këta shqiptarët po të duan të vdekur as djalli nuk i ndal dot!- Tha ai kur ishim duke u ngjitur shkallët për në dhomë. Unë akoma nuk isha e plotë ndaj i fola vetëm kur u shtriva në shtrat.
– çfarë është ky?- I thashë me tu futur nën nënkresa.
– Shqiptar!
– Jo jo! çlloj njeriu është me se merret çfarë beson!
– Ky është një paradoks i gjallë. Ky njeri para Gjashtë muajsh vrau një pasha turk vetëm sepse e vështroi vëngër. Kush asistoi në skenën e krimit, pasi e vrau ditën për diell, në mes të pazarit, tregon se e theri si bagëti, pa ju dridhur qerpiku. Për gjashtë muaj luftoi dhe i shaktoi dëme të mëdha ushtrisë turke, duke e detyrar sulltanin të ndyrshonte ferman. Tani ai është komandant ushtrie, me pagesë të majme, por në rezervë. Beson vetëm tek shpata e vetë . Mesa di unë nuk është konvertuar por ka dy emra dhe shumë gra. Askush nuk e di me ekzaktësi numrin e grave të tij pasi askush nuk guxon ti përgojojë ato. éshtë njeriu më enigmatik dhe i frikshëm që kam njohur.- tha ai dhe u shtri duke shuar edhe fjollën e fundit të dritës që e pengonte errësirën që të ngërtheshej me mendimet e mia të turbullta.
nuk dua të zgjatem më e dashur. Po mbyll duke të thënë se e kam ëndërruar gjatë të gjithë natës. Në ëndrat e mia të pamendushme.