Poezi nga Adem Abdullahu

Poezi nga Adem Abdullahu

 

NJË MATUF PLANGPRISHËS

Shpirt matufi plangprishës,
herë flet si mjeran i ndyrë,
herë sulet tinëzisht, i ngjanë bishës,
herë përqyret si një fëlliqësirë.

Jetën kaloi duke u përkulur,
kurrë s’pati burrëri e krenari,
kudo gjemba duke ngulur,
ky matuf me shpirt djalli.

Dhe tani duke perënduar
seç i ka hyrë në qejf vetja,
si zagar duke skrapëllur
për t’u dukur nuk i shuhet etja.

 

KUSHA THA

Kush tha që censorët kuqalashë kanë vdekur
bashkë me viktimat e tyre …!
Jo! Nuk kanë vdekur, janë zverdhur,
por ulërimën prej hienash e kanë më shumë se ves!
Sa herë që duhet dalin në arenën e tyre prej hienash.

Madje sulmojnë edhe luanë kur zogorinë e kanë të madhe!
Gjithçka sulmojnë kur i kaplon uria apo frika për mbijetesë!
Vetëm e vetëm të fusin turinin në kërmë…
Edhe më të ashpër janë kur u mbaron gjahu –
nuk kanë cilin sulmojnë,
sepse kjo paralajmëron vdekjen e tyre,
atëherë hanë njëri – tjetrin.

Kush tha që censorët e kuq sot,
nuk kanë fosilet e llojit kudo?!
Veprojnë ndryshe, i njëjtë është qëllimi prej sojit – hienë.
Primatin duan, primat luani, por kot, janë hiena,
veprojnë në plimë, jo si luani…!

Koha e censorëve kuqalash ka ndërruar, është moderuar,
në emër të ligjeve e rregullave në thonjëza, godet.
Por qëllimi është krejt i njejtë, primati dhe luani,
heshtja e luanit u duhet, më lehtë dominojnë terrenin.

Hienat as duan paqen, as dashurojnë dikend,
u mjafton rrëmuja dhe ulërima në lukuni.
Tjerat i arrijnë më pastaj…!

 

ASKUSH ASKUJ NUK I DUHET MË

Tanimë armiqëve tanë nuk u duhen as politikanët,
sepse nuk kanë popull ta gënjejnë e raskapitin,
populli shkoi, askush nuk e din saktë se ku…
Tanimë nuk i duhen as mizevirat,
sepse nuk kanë cilin ta spiunojnë, e cilin ta mbrojnë,
të gjith kanë shkuar me çantën në krah,
për kafshatën e gojës dhe pa luks të huaj…

Atë që nuk arritën armiqtë e përbetuar shekullor,
e bëmë ne, unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata …!

Atë shfarosje trojesh,
e atë zhbërje që e planifikoi hasmi,
sot e bëjmë ne bashkë me planin e tij të vjetër:
i zbrazim votrat, shuajmë fshatrat, i heshtim lagjet,
zbrazim shkollat, faltoret, universitetet… !

Po.
Të gjithë kemi ngapak meritë në shfarosjen tonë.
Dikush si prijës, dikush tjetër si votues,
tjetri si grabitës, ai tjetri si viktimë, tjetri si i pafuqishëm…!

Dhe në fund, askush nuk ka faj…!?
Secili thotë e bëri ky, e bëri ai, e bënë ata.

Pak fare kjo është me rëndësi…
E rëndësishme është që ne po shuhemi e zhbëhemi…

Dhe në fund fare,
më bie në mendje një thënie hynore,
kujdes nga e keqja masovike,
sepse sjell të keqen nga të katër anët…!

 

NË KËTO KOHË

Në këto kohë kur drejtësi ndajnë te padrejtët, 
kur për moral flasin të pamoralshmit,
për trimëri bërtasin frikacakët,
për atdhe rrahijn gjoks hajdutët,
për burrëri çirren burracakët,
për dituri flasin të paditurit…!

Në këto kohë,
kur gjithçka mund të jetë gënjeshtër,
gjithçka mund të jetë e vërtetë,
gjithkush mund të thotë çka të dojë për gjithkënd.

Në këtë kohë gjithçka ose ka, ose merr tjetër kuptim.
Dhe kështu, dhe në këtë kohë, si mund të jesh krenar,
me punën tënde, qëndrimin tënd, me artin tënd,
kur gjithçka kopjohet, gjithçka injorohet, gjithçka lëvdohet…!?

VIJA INTEGRALE NË VEND TË VIJËS PARCIALE PËR ZGJEDHJEN E ÇËSHTJES SHQIPTARE ( AN INTEGRAL LINE INSTEAD OF A PARTIAL LINE THE SOLUTION TO THE ALBANIAN CAUSE) / Nga Brahim Ibish AVDYLI

VIJA INTEGRALE NË VEND TË VIJËS PARCIALE PËR ZGJEDHJEN E ÇËSHTJES SHQIPTARE (Në vend të resymesë, pjesa e fundit e librit tim, “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, Prishtinë 2019, e përkthyer në anglisht) Në këtë vepër të madhe … Continue reading

Publikohet Revista “Alternativa ” , Revistë Periodike Shqiptaro- Italiane- Kulturore, Nr-IV, Viti i – II i Botimit – 2019 / Botuese: Eltona Lakuriqi

Publikohet Revista “Alternativa ” , Revistë Periodike Shqiptaro- Italiane- Kulturore, Nr-IV, Viti i – II i Botimit – 2019     Drejtoreshë: Eltona Lakuriqi   Nuk lejohet kopjimi i materialeve pa lejen me shkrim nga drejtoresha.   Adresa facebook: Eltona … Continue reading

Answers / Poem by Sunita Paul

Poem by Sunita Paul
 
 
Answers
 
I found answers …
To the questions of life .
Why I was born
and
who am I .
Why are we taught to say truths when the world is full of lie.
Where should I find solace
and
how to win life’s race .
Why am I here
and
whom should I fear .
What does exactly love mean
and
why is life sometimes so mean .
When should we speak out
or
why should we shut our ears even in doubt .
How to use people
and throw them away
and
what are the shortcuts to make you stay .
Why to fake a smile when you are weeping deep inside
and
who made these society rules by which we all abide.
Why we keep shut
and stand all abuse
and
every now and then why we let ourselves be reused.
Why we never pay heed to the small warnings in relationships
and
then why we easily break off all strong friendships
I FOUND ANSWERS TO MANY A QUESTIONS OF LIFE TILL NOW …..
ONLY AWAITING ONE ANSWER FROM THE ALMIGHTY AS I BOW
Why did you take my mom my most priced possession
and
threw me in this vast life’s ocean ????
The day I get answered to this question
My eternal search ends and so does my pain .