
Poezi nga Paolo Cillo Shkëputur nga vëllimi poetik “Udhëtimi i jetës” – Finalist në konkursin “Libri di-versi in diversi libri” organizuar nga Shtëpia Botuese “Libreria Editrice Urso” , Avola 2019- 2020 GAZETA E JETËS Udhëtimi i … Continue reading
Poezi nga Paolo Cillo Shkëputur nga vëllimi poetik “Udhëtimi i jetës” – Finalist në konkursin “Libri di-versi in diversi libri” organizuar nga Shtëpia Botuese “Libreria Editrice Urso” , Avola 2019- 2020 GAZETA E JETËS Udhëtimi i … Continue reading
Poezi nga Giuseppe Gianpaolo Casarini Shkëputur nga vëllimi poetik “Vargje të jetës së përditshme” – Finalist në konkursin “Libri di-versi in diversi libri” organizuar nga Shtëpia Botuese “Libreria Editrice Urso” , Avola 2019- 2020 Ishin Aty … Continue reading
Poezi nga Sibora Huda Kujtimet e shkatërruara Ka shumë kohë që kur jam shkatërruar, U bë një kohë që çdo kujtim e kam harruar. Dal shëtitje nëpër mendje, E gjej një pallat të vjetëruar, Vende-vende i krisur, Vende-vende i … Continue reading
Poem by Sehma Helaa Probe In the twinkling of an eye God gets back his universe A grim silence engulfed the earth and the sky People knelt inside houses Begging God to end this curse How tiny people are! … Continue reading
KËMISHËT E TË VDEKURVE E keni parë “Arturo Ui-në”?! E keni parë sigurisht. një detaj të mbetet në mendje, i mprehtë ligësisht. Po sa gangsterë si Ui-ja kanë bërë karrierë dhe sa vrasës si Xhivola i kanë padronët Hitlerë?! … Continue reading
Poem by Narsing Bongu Rao Silent Earth I am silent, silence of unknown in me, and the world is with me, for, I am with the world. We all march together, as the soldiers in this … Continue reading
Poezi nga Vullnet Mato PRANVERA PËRTEJ DRITAREVE Shpirtrat tanë janë zënë në leqe, nga ky virus i skëterrës dhe kjo pranverë e re, fatkeqe, tej dritareve, lulëzon pa njerëz. Ndjehen keq dhe zogjtë në qiell, pa lëvizje njerëzish përposh, … Continue reading
Poezi nga Sonja Haxhia Mesazhe Ne flasim me mesazhe që vijnë nga lart, jo nga të qenurit mbi dhe, por frymës së shpirtit zbrazur gjer në re. Oh, Zot…! Ti më sjell mesazhe çdo mëngjes, plot … Continue reading
Poezi nga Rudina Muharremi Beja
Mulliri i kohës
Ah,
mulliri i kohës sime…
që pa ndrojte bluan
eshtrat e mërive,
zbehur vetmive,
qorrsokakeve të kujtimeve…
E unë, me rrezen…,
rrezen e ngrohtë të idilit të agut,
gërshetin e notave thur simfonive,
psherëtimat shndërronj në fjalë
e fjalët…,
frymë marrin poezive…
Pëshpërima të zbrazura
Rrezja e vagëlluar trokiti derës së xhamtë,
muzgu këmishën mirë pa hequr,
e ditës së zymtë u thye mureve të akullta,
zbukuruar me korniza të pafjala…
Galopuan peripecitë,
mbi shpinët e qyteve gjithnjë e më të gjymtë …,
dueleve të heshtura me stërkalat e helmëta…
E njerëzit prej vetes marrë peng,
brenda zemrës zbritur të banojnë,
gdhendën skulptura të ëndërrta…
pranverës me trëndafilë të trishtë,
e netë të pasosura prej rrokjesh zbrazura…
Ç’u bë jeta?!
Në më të thellat mendime tkurrur,
kohës që më kot bymehej
pyeste kurajshëm veten…
Ku humbi jeta ?!
Në ç’udhëkryq gabuam,
e shtigjeve,
në ç’letargë ndjenjat lamë të përgjumen?!
Asgjëja që qark i binte rruzullit,
kotësitë zhvendoste iluzioneve të verbëta…
E jeta,
i ngjau me një dënim të trishtë,
me stërkalëza lumturie spërkatur!
Sakaq që ulur shkallës së ftohtë të heshtjes,
përballej me lakuriqsinë e vetes…,
e pyeste:
Ç’u bë jeta?!
TRAJTA TË NJË ÇASTI…
Brenda…,
detyruar ngujimit,
kësaj viroze të egër,
përtypte kohën,
tek dëgjonte fjalët në kod të zogjve,
e psherëtimat e luleve sodiste nga larg…
Çapitej ngadalë regëtimash arratisur,
riliqueve, librave,objekteve që befas e dëbuan kujtimeve,
e vetja, iu duk banore e një “shteti”më vete…
kufijtë e të cilit,
askush s’do të mund t’i kapërcente
pa pashaportë,
atë që do t’i lejonte të hynin portave të shpirtit…
Ky “shtet” i ri,
me kurmin prej malli zhuritur,
sipërfaqe të papërcaktuar,
e relievin e thyer qëndisur me pluhur yjsh,
prej lumejsh gjaku e limfe përshkohej,
e diga kishte që shungëllonin emozione,
për t’i dhënë jetë asaj qënie,
e tëra prej ëndrre…