
Namik Selmani Cikël poetik nga Namik Selmani Për të lexuar poezitë e autorit Namik Selmani klikoni linkun e mëposhtëm:
Namik Selmani
Namik Selmani ka lindur më 18.11.1950 në fshatin Ninat të rrethit të Sarandës. Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” më 1968 në qytetin e Elbasanit dhe më tej ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Histori-Filologjisë në degën gjuhë-letërsi shqipe pranë Universitetit të Tiranës. Ka punuar prej mbi 38 vite si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në disa shkolla të mesme, kryesisht në rrethin e Beratit. Aktualisht është mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme “Kristo Isak” Berat
Krijimtaria letrare e tij është shumë e pasur dhe e larmishme. Ajo përmban deri tani 24 libra, mes të cilëve 8 janë vëllime me poezi duke përfshirë edhe një Antologji të tijën vetjake, libra publicistikë, monografi, libra për kulturën e të folurit e të shkruarit në shkolla të mesme, libra të karakterit fetar, përmban me qindra shkrime të karakterit studimor kryesisht të fushës së kulturës kombëtare, opinone të ndryshme.
Që prej disa vitesh ai është një autor që e ka gjetur dritën e botimit të shkrimeve të tij edhe në disa vende të botës si në SHBA, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Angli, Itali, Rumani, Zvicër, etj
Në krijimtarinë e tij zë vend edhe publistika. Që prej 6 vjetësh ai ka qenë kryeredaktor i gazetës “E vërteta” në qytetin e Beratit, ka qenë bashkëpunëtor i disa gazetave kombëtare. Ka patur shumë suksese edhe në lëmin e fotografisë artistike duke hapur disa ekspozita vetjake në Shqipëri, Itali Maqedoni, Kosovë, etj Është fitues i disa Çmimeve kombëtare në letërsi, në publicistikë.
Ka marrë pjesë në disa tubime krijuesish në shkallë kombëtare. Është Anëtar i Shoqatës Kulturore “Bilal Xhaferri” (ku është zëvëndëskryeredaktori i revistës “Krahu i shqiponjës” i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, i Klubit të Shkrimtarëve. Është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve “Drita” me qendër në Athinë. Është anëtar i kryesisë së shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi” me qendër në qytetin e Elbasanit etj. Është zëvendëspresidenti i Shoqatës Kombëtare “Flamuri Kombëtar Gramoz Palushi”. Është anëtar i Kryesisë së Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare me qendër në Tiranë
Është anëtar i Klubit kulturor “Berat- klub’
Është anëtar i kryesisë së grupimit kulturor dhe letrar ”Letërsi- art” me qendër në Tiranë
Është anëtar i grupimit “Lidhja e shkrimtarëve të Gjermanisë”
Është anëtar i grupimit letrar “Fjala e Lirë“ me qendër në Londër
Pasqyrë e veprimtarisë krijuese
Veprat Letrare
Përfshirja në Antologji kombëtare e ndërkombëtare:
* “ Këngët e para” –1968- Antologji poetike për të rinjtë e shkollave të mesme
“Poeteka” në Berat e në Durrës
* Fitues i vendit të parë në Konkursin e Poezisë i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Drejtoria e Kolegjeve “Turgut Ozal” me rastin e 10-vjetorit të hapjes së kolegjeve turke
“Dritaret e Besimit”
( Nju Jork)
* Pjesëmarrës i antologjisë me tregime “ Tregime” të organizuar nga revista
“Obelisk” me tregimet më të zgjedhura të konkursit me tregimin “Vallja e lumturisë” me ISBN 978 99943 58 77 9
* Pjesëmarës me disa shkrime i Antologjisë kushtuar Artistit të Merituar valltarit Ali Kondi hartuar nga shkrimtarja Natasha Dhoska, me titull “Ali Kondi, Artist i Merituar” me ISBN 97899943 58 64 9
*Pjesëmarrës i Antologjisë “Latif Fodulli (1) me poezinë “Baladë për Princin e Kujtesës” ISBN 978 9928 122 01 8
* Pjesëmarrës i Enciklopedisë “Berati” i autorit Zylyftar Plaku Berat, 2010
* Pjesë e librit “Për kombin, për demokracinë “ – Autori Azgan Haklaj
* Pjesë e librit të autorit Gjokë Dabaj “Strategjia e shqiptarëve” Tiranë , 2011 ISBN 978992810716-9
Pjesëmarrës në Antologjinë Mbarëkombëtare për nënat hartuar nga poetja Ilirjana Sulkuqi dhe poeti Albert Zholi
Pjesëmarrës i antologjisë mbarëkombëare të Naim Kelmendit “ Antologji e dhimbjes poetike” kushtuar Ali Podrimjes me rastin e ndarjes nga jeta
*Pjesëmarrës i antologjisë kushtuar Tahir Deskut ( Klinë)
*Korrik, 2012 Në Therandë ( Kosovë) organizohet një Takim Mbarëkombëtar krijuesësh në fushën e letrave për krijimtarinë e tij me temë “ Një jetë në shërbim të kombit:”
*Fitues i Çmimit Letrar Mbarëkombëtar kushtuar poetit Tahir Desku
*Pjesëmarrës i antologjisë mbarëkombëtare me 101 poetë të hartuar nga Ekrem Ajruli në Tetovë ( Maqedoni) me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë
* 24 nëntor 2012 në Vlorë me rastin e Kongresit të Shtatë të Rrjetit Global të Gruas Shqiptare Shoqata “ Bytyçi” e nderon me Çmimin “Aristidh Kola”
Ka redaktuar librat:
19. Redaktor i librit “Çidhna dje, sot nesër” i Dr. Islam Canit ( Tiranë)
20.Redaktor i librit “Buka e mërgimit “ të autorit Musa Osmani nga Preshevca e Tetovës.
Xhemajl Rudi Xhemalj Rudi ka lindur më 01.03.1965…ne komunën e Suharekës-Therandë / Kosovë . Arti dhe letërsia e kanë tërhequr që në fëmijëri, duke u marrë me shkrime qysh në fillimet e shkollës. Është autor i … Continue reading
Buqetë tingujsh poetikë në pentagram NGA MAJLINDA RAMA – Redaktore e librit … dhe vjen një ditë … të autorit Dan Kosumi Poezia është buisja e parë në panteonin e letërsisë. Ajo është hovi shpirtëror, ndezja e shkronjave, ndijimi e … Continue reading