I madhi John Harrison
(Harrison ishte pjesëtar i UÇK-ës)
ti e do Kosovën kaq shumë
i do shqiptarët
ti popullit tim
ia shërove plagët
ti e do Kosovën kaq shumë
ty të duan pafundësisht shqiptarët
ti qielli i lirisë je
biri liridashës i Anglisë mike
ti simbol i lirisë
ti zemër çelik-e
i madhi Harrison
i madh e njerëzor
si dielli në sofrën tonë
Harrison
je më i fortë se guri
më i madh se shkëmbi
Kosova për ty nuk do të hap varr
Kosova ty do të mbajë përherë
në gjirin e saj valë
Harrison
ti je biri i saj
miq dhe liridashës të botës së lirë
Françesko Bider
Pjer Arno Pajar
Murad Muhamed Ali
Roland Bartesko
Kosova përjetësisht do t’ju mbajë në gji
në qiellin e saj të përflakur
së bashku me emrat tuaj
ne
kemi shënuar fjalën tonë të shtrenjtë
LIRI
një shkronjë për miqtë
një shkronjë për TY
Harrison
Kosova të do përjetësisht
i do të gjithë liridashësit e këtij globi
i do të gjithë miqtë
Mehmet BISLIMI
Shkurt, 2015