Raimonda Moisiu

                   Raimonda Moisiu Shkrimtare, poete e publiciste,Freelance journalist at Tirana Observer, albanian -american press in USA,etc · Hartford, Connecticut Raimonda MOISIU –Shkrimtare dhe Gazetare e Pavarur i perket Letersise Postkomuniste te Diaspores. E lindur … Continue reading

Rexhep Voka

Rexhep Voka Rexhep Voka lindi në Shipkovicë të Tetovës, shkrimiar, dijetar dhe teologu i shquar. Rexhep Voka (1847–1917) ka kryer studimet në gjuhën turke, për t’iu kthyer bashkëkombasve të vetë shqiptarë, të cilët i këshillonte që të arsimohen, të njohin dhe respektojnë … Continue reading

POEZIA SI AKT I QËNDRESËS DHE I PËRKUSHTIMIT ATDHETAR

POEZIA SI AKT I QËNDRESËS  DHE I PËRKUSHTIMIT ATDHETAR

rami

nga :  Rami KAMBERI

Poezia e Atdheut erdhi në një kohë kur në artin e mbijetesës të Atdheut kishin shpërthyer edhe një numër figurash kombëtare, të cilët të betuar nën peshën e flamurit dhe gjeografinë e Atdheut, fjalën të tyre të fundit na e lanë si amanet: Nëse nuk ka liri – ka vdekje.

Po, është kjo fjali e shkruar mbi gjeografinë e varreve të Shqipërisë, që përcillej brez pas brezi si amanet e në veçanti nga koha e Motit të Madh.

Sa madhore për një popull është edhe një fjali, si ajo e Palë Engjëllit, që dëshmon se ky popull ka pasur qytetërimin e tij dhe se lindjet i ka pagëzuar shqip edhe motit kur shpata dhe zjarri binte mbi kokat tona.

Un’te paghesont’ pr’emenit t’Atit e t’Birit e t’Spirit Senit (Unë të pagëzoj në emër të Atit, të Birit, e të Shpirtit të Shenjtë), është kjo fjali pagëzuese, që bënte thirrje dhe, nuk lejonte që i huaji me gjuhën e tij, të asimilonte një popull.

Sa e sa shkrimtarë të tjerë, sipas dëshmive që na kanë mbetur, do të ecin drejtë dijes për t’i thënë armikut, se: kjo tokë ka emër e gjuhë dhe, nuk lejon të ndëshkohet e të sfidohet nga të huajt.

Madhore do të jenë të gjitha shkrimet, që e mbajtën gjallë gjuhën, madhorë do të jenë njerëzit e penës, të cilët edhe me jetë do ta paguajnë një fjalë shqipe.

Po, pas Pal Engjëllit do të rreshtohen emra si: Marin Beçikemi, Marin Barleti, Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani e të tjerë, të cilët nuk do të lejojnë, që mbi këtë tokë, në vend të gjuhës shqipes të gjallërojnë gjuhë, të cilat kishin një qëllim – shuarjen e gjuhës, që trashëgohej nga pellazgjishtja.

E përgjakur do të jetë jeta e Atdheut, shekuj do ta rëndojnë me motet e robërisë, por, poetët nuk ndalojnë, do t’i rikujtojnë mes popullit bëmat e Motit të Madh, do ta rikujtojnë madhështinë e Aleksandërit, Skënderbeut, do ta rikëndojnë njeriun shqiptarë, që me gjoksin hapur duke i shndërruar brinjët në shpata përballë armikut, do ta rikthejnë lavdinë bashkë me lirinë në tokën që e pagëzoi shqiptarë e, e pagëzonte Shqipëri.

Dritë lirie do të duket mbi retë e robërisë, do të shfaqen penat si: Sami Frashëri, Naum Veqilharxhi, Naim Frashëri, Jeronim De Rada, Gavril Dara, Pashko Vasa, Aleksandër S. Drenova, Zef Serembe, Ndre Mjeda, Risto Siliqi, Mihal Grameno, Andon Zako Çajupi, Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Josif Bageri etj, pena që do ta rilindin madhështinë e Atdheut dhe, do ta kthejnë krenarinë duke i kërkuar mbi gjak kufijtë e Shqipërisë së lodhur nga robëria e, të rrudhur gjithandej nga barbarët.

Rilindja e një populli bashkë me Atdheun, do t’i bëjë dhe kufijtë e saj, do t’i bashkojë katër vilajetet duke i orientuar kah Prizreni si qendër, ku qëndronin kokat e kombit.

Edhe pse jeta e kësaj epoke ishte e shkurtër, jehona e sajë lindi dashuri, që nuk shteron edhe sot e kësaj dite – Atdheu në një shtet.

Po, jehonë që gjallërojë penat në kërkim të lirisë, pena që në Manastir do të bëjnë përpjekjen për rikthimin e jehonës së Prizrenit, lindjen e alfabetit dhe unifikimin e gjuhës së shkruar, për të ecur më lehtë drejtë bashkimit kombëtar.

Pranga robërie, përsëri nuk ndalojnë mbi njeriun shqiptarë, ecja drejtë lirisë do të mbetet e vetmja fjalë mes shqiptarëve të lodhur nga robëria.

As edhe vdekja që jepej nga armiqtë e botës otomane, greke e sllave nuk do t’i ndaloj dasmorët e lirisë.

Kjo natyrë robërie nuk do t’i ndaloj as edhe penat, si: Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, Millosh Gj. Nikola, Lasgush Poradeci, Haki Stërmilli, Nonda Bulka, Mitrush Kuteli etj, pena të cilat do të arrin që më 28 Nëntor 1912 në Vlorë në krye me Ismail Qemalin ta thuan fjalën e shenjtë – Shqipëria nga sot është e pa mvarme – e lirë.

Valëvitja e flamurit në Vlorë, brenda shtetit shqiptarë, do të mbetet e vetmja gjuhë – thirrje për bashkim gjithandej Atdheut, që mbet jashtë kufijve të shtetit shqiptarë. Rezistenca shqiptare, do të rilind përsëri pena, që gjuhë këndimi do ta kenë Atdheun, popullin dhe lirinë.

Do të shfaqen penat si: Petro Marko, Jakov Xoxa, Kasem Trebeshina, Fatos Arapi, Anton Pashku, Nazmi Rrahmani, Martin Camaj, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Arshi Pipa, Kate Xukaro, Esat Mekuli, Vorea Ujko etj, të cilat do t’i shkruajnë Atdheut dhe plagëve të tij.

Gjenocidet dhe pastrimet etnike nga bota greke e sllave, penat shqiptare nuk do t’i lënë vdekjes t’i merr me vete. Plagët bashkë me qëndresën, vdekjet e varret do të ringjallen nga penat dhe, do ta hapin kaptinën e re, në librin e madh të Historisë Kombëtare, duke e pagëzuar sipas krahinave si bie fjala – Plagë Çame etj.

Penat shqiptare nuk do të pushojnë edhe larg vendlindjes, larg atdheut, asnjëherë s’pushojnë së krijuari dhe së vepruari si poet dhe si atdhetar edhe në Amerikën e largët apo gjithandej botës.

Në poezitë e tyre, jo rrallë, ndihet pesha e mungesës së atdheut, malli, dhimbja, por edhe vetmia dhe kujtesa, që përshkohet nga një shqetësim permanent, i cili më pas shkrihet në artin poetik të poetëve.

Shpirti dhe mendja e poetëve të mërguar, mbetet e lidhur fort në idealin e çlirimit të Atdheut dhe të bashkimit të trojeve shqiptare, të ndara padrejtësisht nga fuqitë e mëdha në fillim të shekullit të kaluar – XX.

Të preokupuar vazhdimisht me lirinë dhe Atdheun, nuk është çudi se në pjesën dërrmuese të krijimeve të poetëve dominon tema e madhe e Atdheut, tema e mungesës së lirisë dhe, tema e çlirimit.

Poezia e poetëve gjithandej Atdheut dhe, atyre në mërgim, na del edhe si një poezi kushtrim, një poezi në të cilën dominon ideja e atdhetarizmës, ku sublimon ideali i lartë për një Atdhe pa ndarje, në të cilin shqiptarët do të jetojnë me dinjitet të panëpërkëmbur në tokën e tyre të mohuar.

Sot, bota shqiptare si dje, vazhdimisht është në kërkim të lirisë dhe bashkimit të Atdheut në një shtet, bashkë me popullin edhe poetët, të cilët i prinë kësaj rruge.

Klithjet e poetëve, qoftë në mesnatë apo edhe në pikë të ditës, janë klithje që kanë kuptim. Mesazhi i tyre është një mesazh i bukur, një mesazh për brezat që të mos mbeten pikë e pesë të pagëzuar si: shqiptarë, kosovar, çam etj, por, të mbetën ata që ishin si gjithmonë – shqiptarë.

Poetët, shpesh të dëshpëruar nga gjuha politike e kohës dhe kufijtë politik, pinë kupën e hidhur të vetmisë.

Ata nuk e durojnë që Atdheu i tyre të emërohet: Albania, Kosovo etj, kjo pamje e Atdheut poetët i bren si një erozion tronditës. Dhe, në mes kësaj pamje tronditëse, i kthehen poezisë, ashtu si ushtari i lirisë shpatës së drejtësisë duke bërë thirrje për ringjallje dhe, zgjim nga agonia e jermisë së lirisë.

Poezia e poetëve nga Atdheu historik e më pas, mban vulën Kombëtare me koncept të formuar dhe të veçantë, që e dallon gjithsesi nga tërësia kombëtare si në ecjen vertikale po ashtu edhe në qëndresën e shikimeve – Atdhetarët për Atdheun.

Ndaj, poetët si gjithmonë janë dritë, si e vetmja pikë orientuese e kombit, që të ecë rrugës, ku ideali që bartet ndër shekuj të shkrihet në liri e, Atdhe ta thotë fjalën e fundit – Liria ime ka kuptim, u bashkova si në kohën e motit, kur emrin e kisha – Iliri.