Rexhep Voka

rexhep

Rexhep Voka

Rexhep Voka lindi në Shipkovicë të Tetovës, shkrimiar, dijetar dhe teologu i shquar. Rexhep Voka (18471917) ka kryer studimet në gjuhën turke, për t’iu kthyer bashkëkombasve të vetë shqiptarë, të cilët i këshillonte që të arsimohen, të njohin dhe respektojnë kombin e vet dhe vetevet.

Më 1868 regjistrohet në Fakultetin Islam të Stambollit, ku punoi edhe si profesor pas kryerjes së studimeve. Më 1895 kthehet në Tetovë, për t’iu përkushtuar çështjes kombëtare shqiptare. Më 1903 emërohet myfti i Vilajetit të Manastirit dhe ndërlidhet aktivisht “me lëvizjen kulturore dhe politike te Rilindjes Kombëtare Shqipëtare”. Pas dy vjetësh, merr pjesë në Kongresin Panshqiptar te Bukureshtit. Që nga viti 1906 e deri më 1911, boton në Stamboll Elifbanë (Abetaren) Shqipe, veprën “Mendime” dhe libra të tjera.

Njeriu pa DIN dhe DIJE të gjallë e sheh për të vdekur dije”.

KEMI MBET NË ERRËSIRË

Kemi mbet në egërsirë e në errësirë

shoqi shoqin jemi duke lëvyrë

Ah, thua nuk vjen një ditë

të dalim në qytetërim e në dritë

Mundohemi ditë për ditë

njani tjetrit syt me ia qitë.

Kuku qyqe për ne!

E zeza çka na ka gjet!

Jemi duke u vra vëlla me vëlla

humbëm veten sytë s’janë tuj na pa,

Na të ngratët shkojmë kot

Ti,Ti na ndihmo o i madhi Zot!

 

Këto të zeza e këto punë të liga

të tëra na kanë pas ardhë

nga qeveria e parë dhe e shkretë

që punonte në krye të vet.

Na i pat prishur vetitë e mira,

na pat dhënë rrugët e këqia,

na dau e përçau

na shtiu pushkën ndërmjet e na vrau.

Miqësinë e vëllazërinë

nga mesi jonë e kishte ngritë

djallëzinë e armiqësinë na kishte pru.

 

Atdheun dhe popullin

me tërë rreziqet e kishte rrethuar

i pat dhënë zjarrin,

i shkonte flaka pik përpjetë

e askush gjë nuk mund të flet.

Se ata, burra dhe të mirët

që mundoheshin për atdheun,

dhe mendonin për popullin,

njerëzit e ligj i ndiqnin në çdo formë.

I mbytshin me farë e me fëmijë.

E merrnin më qafë,

i humbnin sa e sa shpirtra

që ne duhet t’i kujtojmë e t’i madhërojmë

sepse për të mirë të popullit i kanë mbytë,

oxhakët në jetë ua kanë fik.

 

nga   Rami Kamberi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s