Agim Vinca

140px-Foto_agim_vinca

      Agim Vinca

Agim Vinca lindi më 22 maj 1947 në Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës., ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Është profesor ordinar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Letërsinë e sotme shqipe.

Agim Vinca është njëri nga poetët e njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit më të dalluar të letërsisë shqipe. Agim Vinca merret edhe me përkthime letrare. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Tituj të veprave

ag 1    ag 2

 

ag 3     ag 4

 

ag 5ag 6                 ag 7

  • Feniksi (poezi, 1972)
  • Bregu i mallit (poezi, 1975)
  • Në vend të biografisë (poezi, 1977)
  • Aspekte të kritikës sonë (studim, 1977)
  • Qasje (kritikë, 1980)
  • Buzëdrinas (poezi, 1981)
  • Struktura e zhvillimit të poezisë së sotme shqipe (1945-1980) (monografi historiko-letrare, 1985)
  • Iz savremene albanske poezije u Jugoslaviji (antologji, Sarajevë, 1985)
  • Arna dhe ëndrra (poezi, 1987)
  • Orët e poezisë (kritikë letrare, 1990)
  • Populli i pandalur (publicistikë, 1992)
  • Alternativa letrare shqiptare (kritikë letrare, 1995)
  • Kohë e keqe për lirikën (poezi, 1997)
  • Shqiptarët mes mitit dhe realitetit (publicistikë, 1997)
  • Dri’ (poezi, përzgjedhje, Tiranë, 1999)
  • Sonet i vetmuar (poezi të vjetra dhe të reja, 2001)
  • Kurs i teorive letrare. Prej antikës deri te postmodernizmi (libër teorik, 2002)
  • Panteoni i ideve letrare (libër teorik, 2003)
  • Fije të pakëputura (sprova letrare dhe kulturore, 2004)
  • Kënga e hapur (antologji e komentuar, 2005)
  • Psalmet e rrënjës (poezi, 2007)
  • Psalmet e rrënjës (poezi, 2007)
  • (Po)etika e fjalës, (publicistikë, 2010)
  • Arti i reagimit (publicistikë, 2011)

 

TROKITJE

Tearca, Tanusha, Tetova

Trandshëm trokasin te porta.

Njerëz, vini dorën në zemër

Zemra fillon tek aorta

GRYKË E KAÇANIKUT MBULUAR ME BORË

Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë

Lepenci zvarritet si gjarpër i hollë.

Rrugës patrullojnë uniforma blu,

Me helmetë në sy e helm gjithashtu.

Shtëpizat në shpat pa fjolla tymi,

As borë e bardhë s’e fsheh dot krimin.

Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë,

Lart bjeshkës së sharrtë sogjon

një grykëhollë.

 

 

 

 

 

PSALM PËR JUSUF GËRVALLËN

Qiellit të vrugët të Kosovës

Me shenjën e shenjtë në krye

Fluturon kanjushë e verdhë

Fluturon e s’bie!

MORA RRUGËN PËR QAFËTHANË

Mora rrugën për Qafëthanë:

Shqipëri –nënë!

Shqipni-nanë!

Pesëdhjetë vjet pa u parë:

Ëndërrbukur, zhgëndërrvrarë!

Ec e jakë Jug-Veri:

Shqipëri-nënë!

Nanë-Shqipni!

Enciklopedia e Lirë shqiptare

 

Hamdi ISLAMI

Hamdi ISLAMI

U lind më 1945 në fshatin Gajre të Tetovës. Shkollën Normale e kreu në Tetovë. Punoi dy vjet si mësues në fshatin Kamnjan dhe më pas vazhdoi studimet për muzikë në Prishtinë. Gjashtë vite më pas, po në Prishtinë pa shkëputje nga puna i kreu edhe studimet e larta për Letërsi e Gjuhë Shqipe.

 

Ka botuar:

“Shikimi kah mali” 1988

“Gurët e Kalasë” 2007.

“Ju, bijtë e nënave”, 2008

“Dy poema për dy Martirë”,

“Poema për sytë e çeliktë” dhe ajo me poema satirike

“Hamshorët e qytetit tim”.

 

KANTATA PËR SHARRIN

(Me rastin e takimit për bashkim kombëtar: Tetova 1 dhe Tetova 2, 2012)

Fragment

Nuk di nga të kthehem e të shikoj,

Nuk di nga të kthehem e të dëgjoj,

Cilit shkëmb t’i afrohem, cilit kep,

Te cili shpat ë ndalem, te cili thep.

 

Këtu midis malesh, sikur midis zjarresh

 

Nga kjo maje, e një pllaje, pak matanë,

Duket Pellgu i tetovës tej e mbanë

Dhe bardhari si damar mbi kraharor

Rrjedh e rrjedh vjen përreth si kurorë.

Andej malet rreth e qark, larg e larg

Krah për krahë si në valle kapur varg.

 

Ngado që kthehem pak të prehem më vijnë zëra

E më djeg si t’më pjek diçka përbrënda.

Tek hedh bujku brenë e farë nëpër arë

Lë parmendë edhe rend mbi ugar.

Se nga gryka vijnë ata me krra krra!

Sokëllin në qiell ai: o burra përmbi ta!

 

Dhe i merr valë e lumit nëpër shtjellë

Shallvaret nga kanë ardhur për t’i shpjerë,

Po në gryka porsi pyka, gjarpërinj,

Me shu shu nën gjuhë, kokëzinj,

Seç i mbiu nga veriu e keqe pjellë

Një si llavë ulëritësish në një shpellë.

 

Nga Derë e Vendit, si prej helmit, te Mali i Thatë,

Vinin troqe për ta sjellë të zezën natë,

Që nga lindja, në horizont, një perde e zezë,

I vesh lisat, ahet, pishat me krahnezë.

Po andej, nga ajo grykë e Kaçanikut,

Vijnë tamtamet si në kudhër të çelikut,

Tutje grykës së Radikës, si nga fundi i dheut

Vijnë alarmet dhe britmat e Skënderbeut:

 

qenkan mbushur bjeshkët me borë

Qenkan mbushur bjeshkët me borë

Qenka mbushur shpati plot o

Plot o me malësorë.

Qenkan vesh e mbathun

Gjith-o, gati me armë në dorë…

 

Dhe ky zë i thellë, ky bas madhështor

Përtej se njëzet shekuj, në të madhin kor,

Vjen si oshtimë, si vringëllimë e shpatës

Që t’i del në pritë, përballë t’i del natës

Nga Grykë e Moraçës, Kotorit e Ulqin,

Kala e tivarit dhe vend i quajtun kufin

Vijnë si valë deti Altot e teutës

Baritonë të Agronit nga honi i lahutës

Tenorë të Janinës, të prizrenit tenorë

Që nga Manastiri gjer atje në Vlorë!

Andej nga presheva dhe malet e Drenicës

Vijnë dhe sopranot e Shote Azem Galicës…

Halit BASHA

Halit BASHA

U lind në Tiranë në vitin 1933, prej prindërve dibranë që në vendlindje kthehen në vitin 1941. Shkollën fillore e kreu në Dibër, të mesmen në Shkup, të lartën në Prishtinë.

Punoi në arsim, kulturë e gazetari. Botoi poezi gati në të gjitha të përjavshmet e të përditshmet tona në Maqedoni, Kosovë, por edhe në Shqipëri.

 

 

Ka botuar librat:

Lapidarët e vendlindjes, 1981; Vargu im i vogël, 1998, Flutura në pëllëmbë 2002 etj.

KUR KËNDON SHQIPTARI

Kur zë e këndon shqiptari

Ushton mali tundet fusha

Dridhet nuk këputet teli

Ndizet po nuk thahet gusha

Po kur dasmë bën shqiptari

Valëzon lumi valëzon deti

Dridhet vallja hidhet djali

Nata zbehet shkundet terri

Kur nis e këndon shqiptari

Kërcen e lodron tërë bota

Kaltëron qielli e shndrit dielli

Ndalet sqota thahet këneta

Kur gëzon n’hare shqiptari

Këndon zogu she bilbili

Çelin vjollca e trëndafili

Ikën loti e zhduket ferri

Brengën kur e flak shqiptari

Dita ndizet dimri shkrihet

Shtëpia shkundet prej themeli

Ëndrra këndellet e përtërihet

E kur do fort shqiptari

Pisha kallet zbardhëllon dielli

Kobi tretet zemra rritet

Aheng shpirti vezullon shpirti

Po kur urren, urren shqiptari

NJË KUQ E ZI

Një kuq e zi

Pranë meje

Apo karshi

është pak i zymtë

është pak i tymosur

është pak i flamosur

është pak i përdhosur

E fort i plagosur.

Një kuq e zi

I turpëruar prej zënkave

Të ngjyrave

I rënduar prej etheve

Që frymën ia zënë

I sëmurë është rëndë

Por do të shërohet

Do të shërohet

 

nga Rami Kamberi

Mustafa LAÇI

 Mustafa LAÇI

U lind në Tetovë më 1931. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, shkollën për mësuesi – Normalen e mbaroi në Shkup. Ka punuar mësues nëpër shumë fshatra shqiptare që mbetën jashtë shtetit shqiptarë, duke përhapur dije dhe dashuri për arsimim e në veçanti dashuri për atdheun.

I vetëdijshëm se arsimimi i kombit do të ishte e vetmja rrugë, që të realizohen shumë ëndrra që i ëndërronte në hapat e parë të bankave shkollore dhe, duke e kuptuar madhështinë e idealit se shkollimi i popullit, do t’i hapte shtigjet drejtë ecjes së lirisë që i mungonte, pos bisedave me popullin do të fletë edhe me gjuhën e penës.

Hapat e parë me shkrime do ti bej nëpër gazeta e revista që botoheshin në gjuhën shqipe si në Maqedoni e Kosovë, me poezi për fëmijë e për të rritur.

Më 1972 do të botoj librin e parë me poezi “Ngjyrat e shikimit” kurse më 1977 libri i dytë “Këngë pa djallëzi” dhe, më 1981 libri i tretë i poetit, do ta sheh dritën më titullin “ Kafkat gjelbëroshe”.

Më 2.10.1982 nga një sëmundje e rëndë ndërroi jetë, duke lënë pas vete shumë dorëshkrime, si poezi, prozë dhe historiografi, që asaj kohe nga forca e gjuhës ndëshkuese të botës sllave nuk mundeshin të botohen.

Më 1984 nga disa miq, nën përkujdesen e Xhevat Gegës, do të botohen edhe disa poezi me titullin “Vjersha”.

POEMË E LINDJES SË RE

Për ditëlindjen tënde karafila të kuq

Dhe ngjyrën e ylberit t’i prura –

Ty, e veshur me tridhjetë pranvera

E me lulet e para të majit….

 

Me lindjen tënde vdiqën lindjet e vështira,

Dielli e gjeti rrugën në kaltërinën e detit,

Anijet e rrahura velësh arritën n’breg

Për t’u ngarkuar me këngë e jetë.

 

E njeriu i vogël me zemër shkëmbi

U rrit me rritën tënde

I mbushi grushtet me aromën e tokës

Dhe shkroi poemën e lindjes së re.

 

RRITA JONË

1.

Për një copë diell

vdekjen e kremtuam pas lindjes

Vdiqëm që të jetojmë

atje ku, mbollëm trishtimin.

E hëngrëm veten,

Duke pritur ngadhënjimin.

2.

Në sofër i kemi lënë gishtat,

etjen e kemi shuar me kripë

se ujë s’kemi pasur në ballë

as troha në shuplakë.

 

3.

Pranvera rritet me lule e blerim –

asnjë flutur ska pjellur në vjeshtë,

gruri palohet në zhegim;

asnjë mollë s’piqet në bjeshkë.

Unë rritem kur vargu më shtohet –

Tash si ta quaj të voglin Njeri,

dhe veten që shkruaj poezi –

se rrita jonë është duke u rritur

me këtë diell që jemi duke e pritur.

 

nga Rami Kamberi

Murat Isaku

Murat Isaku lindi në Gajre të Tetovës më 1928, vdiq në moshën 77 vjeçare në Tetovë në vitin 2005. Mësoi në Tetovë, Elbasan, Prishtinë, Prizren, maturën e mbaroi në Normalen e Gjakovës, studimet e larta për gjuhën dhe letërsinë i mbaroi në Beograd më 1953. Punoi si profesor i gjuhës shqipe në gimnazin e … Continue reading

Nexhat PUSTINA

nexhat

Nexhat PUSTINA

U lind në Dibër të Madhe më 20 prill 1926. Shkollën fillore e kreu në Kastriot të Peshkopisë, gjimnazin dhe normalen në Peshkopi dhe Tiranë më 1947. Shkollën e lartë pedagogjike e kreu në Shkup. Rruga e gjate e mësuesit dhe poetit spirituoz, megjithatë fillon si punonjës i financave në Ministrinë përkatëse në Tiranë, në një moshë fare të njomë rinore, gjatë vitit të luftës 43/44.

Vdiq më 18 mars të vitit 1982 në Tetovë kurse u varros në vendlindjen e tij, në Dibër të Madhe.

Nexhat Pustina është njëri nga krijuesit letrar të hapësirave tona në Maqedoni , i cili filloi të shkruajë që nga lufta e dytë botërore dhe që la pas vetes disa përmbledhje poezish të përshkuar me lirikë të hollë. Nexhat Pustina , ky poet e mësues i palodhshëm dhe shumë i dashur , erudit e humanist , u lind në Dibër të Madhe më 20 prill të vitit 1926.Shkollën fillore e kreu në Kastriot të Peshkopisë ,kurse gjimnazin dhe normalen në Peshkopi dhe Tiranë më 1947.Shkollën e larte pedagogjike e kreu në Shkup. Rruga e gjate e mësuesit dhe poetit spirituoz , megjithatë fillon si punonjës i financave në Ministrinë përkatëse në Tiranë , në një moshë fare të njomë rinore , gjatë vitit të lufës 43/44. Një vit më vonë , përderisa familjarisht kthehet në Maqedoni , me urdhër të Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë emërohet mësues në fshatin Vollkovi të Mavrovës.Me të njejtin urdhër dërgohet me punë arsimtari në fshatin Vaksincë të Kumanovëes , e më pas edhe në Kamjan të Tetovës (v.1947/48), pastaj edhe në Vrapcisht dhe Gostivar si mësues e drejtor.Me një fjalë , ku e lypte nevoja aty ishte Nexhati. Shtigjet jetësore e shpiejnë në rrethinën e Shkupit ku prej vitit 1950 e deri më 1954 do të përhapë rreye diturie në fshatin Gllumovë , në vitin shkollor 1955/56 edhe në Strugë.Gjithkund dallohej për afërsinë e tij me nxënës e prindër , sepse kishte aftësi të rralla komunikimi e bashkëbisedimi. Nga viti 1957 punon si mësues në Dobrosht të Tetovës , ku i kaloi plot dhjetë vjet , përkatësisht deri më vitin 1967 , kur u emërua mësues në shkollën fillore “Vëllazërim-Bashkimi” (Migjeni) të Tetovës ku punon deri në vdekje.Kudo ku punoi e jetoi , Nexhat Pustina gëyonte autoritet si ndër nxënës po ashtu edhe nga qytetarët arsimdashës. Nga Presidenca e Shqipërisë u dekorua me Urdhrin “Naim Frashëri”.
Në vitet e para të Luftës së Dytë Botërore , Nexhati së bashku me arsimtarët e tjerë shqiptarë u angazhua me përkushtim në kurset për zhdukjen e analfabetizmit , që atëbotë organizoheshin në viset shqiptare të Maqedonisë.Ne rrugën e tij të ndritshme të mësuesisë , përkrahëse më besnike e pati të shoqen Adilen , poashtu mësuese e njohur. Nexhati gjithashtu u angazhua edhe në aktivitete tjera me rininë shqiptare të kohës.Ishte kryetar i parë i klubit letrar pranë Sh. K. A. “Xheladin Zeqiri”.Pjesëmarrës në mbrëmjet poetike në Strugë , Gjakovë e gjetiu. Krahas veprimtarisë si mësues , ky pishtar i arsimit me të njëjtin përkushtim u dha edhe pas krijimtarisë artistike.Krijimet e tij të para nisi t’i botojë në gazeta dhe revista të kohës që dilnin në Kosovë e Maqedoni si:”Rilindja” , “Jeta e re” , “Zëri i rinisë” dhe “Shkëndija” të Prishtinës si dhe në “Flaka” e “Jehona” të Shkupit. Pas vetes la katër përmbledhje poezish:”Zë bilbili lule maji”(1969) , “Zëri në shtrëngatë”(1972) , “M’i vjedhin gurët”(1977) dhe “Këngët rebele”(1981) , kurse pas vdekjes iu botua edhe nje përmbledhje poetike nga miku i tij i pandarë Murat Isaku , i cili për Nexhatin do të shkruajë:”nexhati ishte poet i dashurisë dhe i mirësisë , i mirëkuptimit dhe i shpresës , njeri plot optimiyëm për një të ardhme më të bukur…”.Këto fjalë sikur bien ndesh me jetën , sepse Nexhati mësues e poet , një kohë qe ndaluar nga inkuizitorët sllavo-maqedonas , si poet me ndjenja e porosi kombëtare , sepse veprimtaria e tij arsimore si dhe porositë e vargjeve të tij sikur i tmeronin pushtetmbajtësit antishqiptarë. Vdiq më 18 Mars të vitit 1982 në Tetovë kurse u varros në vendlindjen e tij Dibër të Madhe , i përcjellë me nderime madhështore nga bashkqytetarët e tij dibranë e tetovarë.
Krijimtaria
Nexhat Pustina e ka filluar krijimtarinë poetike kah viti 1947 , atëherë kur tokës i vinte ende era barut , kur ende nuk ishin shëruar mirë plagët e luftës. Në të vërtetë , gjithë poeyia e Nexhat Pustinës , dëshmon se ky poet e ka pasur parim krijues – qartësinë.Ka qenë i bindur se vetem poeyia e cila mund të jetë e afërt për shtresa të ndryshme lexuesish mund ta luajë misionin e vet , të vërë shpirtërat në lëvizje për të ndryshuar diç kah më e mira dhe më e bukura , më humania.Prandaj , edhe poezia e tij është është e frymëzuar nga jeta , nga të mirat dhe të këqiat që sjell ajo.Nexhat Pustina ka konsideruar se mund të shkruajë poezi vetëm nëse e ngacmon diç , prandaj shqetësimi krijues në poezinë e tij ka rëndësi të veçantë:/Sado të të ndezë i plagëve gjakimi/ /Sheh e ndjen rreth e përqark/ /I shenjtë për ty është rebelimi/ /Rebelim që rebelët i futi në mat/. Duke i shfletuar permbledhjet e poezive të Nexhat Pustinës , lexuesit , menjëherë i bie në sy se përveç qartësisë , në këto poezi ka shumçka edhe nga përditshmëria jetësore , motivet që janë të njohura , të cilat lexuesit i lënë përshtypjen sikur i ka pasur në majë të gjuhës po jo që si janë kujtuar…E , ato momente karakteristike nga ajo përditshmëri poeti ka ditur t’i kapë e t’i transformojë në poeyi , t’i përjetësojë.Kjo është njëra ndër arsyet që poezia e Nexhat Pustinës vë kontakt të drejtpërdrejtë me lexuesit.
“Zë bilbili,lule maji”, Rilindja , 1969
Me përmbledhjen e parë poetike , Nexhat Pustina bëri emër krijuesi dhe u lexua mjaft nga lexuesit e kohës , pasi edhe pak ishin veprat letrare në duart e lexuesve shqiptarë.Lirikat e kësaj vepre arritën numrin 41 , të cilat dëshmuan se lindi një pendë e mprehtë , një yë krijues , i cili gjatë tërë kohës do i mbetet besnik vetvetes.Poezia e Nexhat Pustinës ruan freskinë poetike , sepse ajo është lidhur ngushtë me truallin arbëror , me jetën , zakonet , dashurinë etj. të cilat janë freski dhe ushqim shpirtëror për të gjitha gjeneratat. Në të gjitha përmbledhjet poetike , N.Pustina mundohet t’i përfshijë të gjitha llojet e lirikës.Vetëm lirikën patriotike mundohet ta përfshijë përmes ndonjë vargu , duke përmendur Skenderbeun , shqipnjoën , truallin e vendlindjes , që na jep të mendojmë se lapsi i tij për motivim patriotik sikur vepronte në gojë të ujkut. Më të realizuara na dalin lirikat me motive sociale e veçmas ato të dashurisë , që pa lënë anash edhe ato refleksive. Te poezia “Magja” të cilën e vlerësoi edhe kritika e kohës , deshmon për një realizim të bukur artistik dhe me premisa të kënaqshëm ideo-estetikË N’magje m’u plak gjyshja,nana,zonja e shtëpisë Flokët iu mbuluan thinja si miell i bardhë Magja për ta ishte altar i shenjtërisë Nuset aty kanë ba zakonin e parë
Motivi i dashurisë e bën edhe më të bukur këtë poezi.Poezia e kësaj bote , sa është poetike , po aq është e përshkuar nga një frymë e veçantë bohemie.Atë nuk e pengojnë tabu temat e kohës , thjesht ai shpreh atë që ndjen dhe për atë shkruan:
U fika nga dhembja për dashurinë e saj
………………………………………
Për atë vajzë engjëllushë që kurrë për risk s’më ra
Pse fati më ngre leqe e më ngre pusia
I shtyp nën rrotë,i flak tej,lotët e lutjet e mia.
Edhe vargu refleksiv dhe ai përshkrues në poezinë e Nexhat Pustinës ëdhtë i pashmangshëm.Ata janë jo vetëm të realizuara bukur , por edhe tejet mbresëlënës.Për lirikën refleksive mjafton të kuptojmë këto vargje: Nuk asht kangë ajo që ska melodi Nuk asht fjalë ajo që thuhet mbas shpinës Pse vetëm dlirësia njeriun e ban njeri
Kurse poezia përshkruese , si mbresë e veçantë që buron nga bukuritë e natyrës dhe nga thellësia e shpirtit poetik , na bënë të kujtojmë idilë të vërtetë: Nata afron.Sonte ma i kaltër duket qielli Yj’ shkëlqejnë si copa diamanti të thyem Kz shi i bekuam gushtin e bani muaj prilli Lule,gjeth e fera duken si me ngjyra lyem.
“Zëri në shtrëngatë”, Flaka e Vllaznimit , 1972
Në krahasim me të parën , përmbledhja e dytë “Zëri në shtrëngatë” ka 32 poezi.KKëtu poeti duket pak më i kursyer në ndërtimin e vargut poetik.Tani haptas duket se poeti më tepër synon nga simbolika e fjalës.S’do mentë , pasi vet titulli i përmbledhjes është simbolik.Ky titull na bënë përshtypje se asocon në atë heshtjen e madhe që kishte poeti para një dekade. Kjo poezi mëshirohet me rrethanat në të cilat jetonte dhe vepronte autori. Kjo , duket qartë te poezia “Unë dhe ata” , ku përmes digresioneve ngrenë zërin protestues ndaj padrejtësive shoqërore dhe kritikon fillet e një morali të degjeneruar: Ata me pallate,shtëpia Unë me vjershat e mia.
Në këtë poeyi nuk len pa përshkruar përsëri bukuritë e natërës , por kesaj rradhe subjekteve natyrore ua ndërlidh raportet njerëyore dhe u jep atyre kahen simbolike siç jane:guri , shkëmbi , lulja , vesa ,etj.Me këtë përmbledhje , poeti iu afrua parimit bazë të estetikës letrare që është kontuiniteti krijues i një poeti.Tani jepet shpresa se u plotësua zbrazëtira prej një dekade e heshtjes poetike , heshtje që edhe mundte ta varros herët poetin.
“M’i vjedhin gurët”, Flaka e Vllaynimit , 1977
Poeti në këtë përmbledhje më thellësisht kishte sintetizuar gjallërimin poetik.Përjetimet janë të gjithanshme dhe me një lirizëm më të veçantë individual.Duket etja e poetit për të vrapuar nga më e bukura e artit tonë. Duke qenë afër pozisë popullore , jo larg asaj tradicionales dhe me tendencë që t’i afrohet modernes , poeti krijoi stilin e vet krijues , që sot e njohim si stili poetik i Nexhat Pustinës.Po të kisht vepruar sipas disa kritereve të kohës , atëherë do të kishim një poet të kurdisur e jo siç e njohim në origjinal. Estetika e vargut është e lidhur me kohën , edhe pse ndonjëherë na duket varg i rastit. Përveç asaj nacionales , poeti ka edhe një bagazh me ide kozmopolite.Për poetin të gjithë njerëzit janë prej gjaku.Ai qanë edhe hallin e fqiut rom që , një ditë nga ditët u largua nga lagja , ikje kjo që lenë vrage në shpirtin e një poeti , vërtetë poet:
Sot më iku romi,fqiu im
S’di kah shkoi nëpër rrugët e verdha
S’më tha as lamtumirë,as kur kthen
Një qere ngarkuar me hasra e cerga.
“Këngët rebele”, Rilindja , 1981
Veprimtaria poetike e publicistike gjatë tri dekadave të pa ndërprera , u rrumbullakua me përmbledhjen e katërt dhe të fundit , “Këngët rebele”.Edhe pse kishte mendime se ky poet ka vepruar njëtrajtësisht që nga vepra e parë poetike e deri te e fundit , kjo nuk mban fort , pasi duken qartë ndryshimet e lehta , veçmas te ngritja ideo-estetike.Intimja , personalja dhe idilikja e bukur e plotësojnë vlerën kuptimore të veprës si tërësi. Në këtë përmbledhje poeti u këndon edhe kategorive metafizike , siç janë mërzia , fati , ngushëllimi , malli i thellë etj. Ai shkruante lirshëm pasi më tepër e mundonte malli për vëllezërit dhe motrën biologjike që i mbetën pa dashje andej kufirit shqiptaro – shqiptar.Gjysma e familjes jetoi në Peshkopi , kurse gjysma në Dibër të Madhe.Një familje e ndarë për 50 vite në dy kufij të veçantë administrativ , jetuan dhe vdiqën pa u parë asnjëherë me njëri-tjetrin , më keq se te këngët e rinjohjes. Ky mall , në këtë rast për motrën andej kufirit , është i thellë sa fundi i një oqeani , shprehet fuqishëm , sikur vargjet t’i burojnë nga thellësia më e mundshme e shpirtit:
Si më je e dashur,hënë e perënduar
Mesditë e thatë për një pikë shi
Loçka ime,ti mal i rënduar
Për shëndetin tënd lus dhe gotën pi.
Se poetët janë afër hyjnive s’do mentë.Flet vdekja e poetit! Vallë si e diti poeti fundin e jetës së tij?! Si e diti cila do jetë vepra e fundit?! Pastaj edhe poezinë e fundit e emëron “Kënga e fundit”. Sikur i krijoi epitaf vetes për së gjalli! Për kujtesën e humbur thotë”Pastë ndjesë”. Edhe këtë e diti se s’do kthehet më.E thotë edhe porosinë e fundit.Dy lule t’i mbillen atje ku do të vdesë dhe tek ai varr kërkon që t’i falin dy vjersha “që të mos vdesin asnjëherë”.

Pas vetes la katër përmbledhje poezish:

Zë bilbili lule maji-(1969), Zëri në shtrëngatë-(1972),

M’i vjedhin gurët-(1977) Këngët rebele-(1981),

Poezi të zgjedhura, 1987.

PLEQTË E RINJ

Ja atje para daulles

Veshur janë pa kravata

Koh’ e tyre-e koburës

Në gjoks nga tri dekorata

Dekorata për tri plagë

I kanë marrë në luftim

Kanë luftuar flakë për flakë

Gisht më gisht e tym për tym

Shihni prapë çfarë zemre kanë

N’melodinë e çiftelisë

Kur ma ngrenë njërën këmbë

Thua ia shkojnë rinisë

Nga gëzimi e nga shendi

Tym e flakë bashkë janë përzi’

Është zakon i këtij vendi

Pleqtë të duken djem të rinj.

QIRI I PATRETUR

Ky qiri i patretur

Që ndriçon dhenë tonë

Është nji copë diku i mbetur

E ndez dikush natën vonë

Kur shkrihet dhe shtrihet

Brumin prapë e bën kalem

Pastaj drejt në këmbë ngrihet

Bëhet ashtu si ka qenë

Duket e ka të pavdekur

Dritën bë pafundësi

Na vjen flaka në të mekur

Ndizet një fitil i ri.

MËHALLA E VJETËR

Mëhalla e vjetër, oj nënë pagane,

Dy kroje me ujëra tregojnë rrjedhën tënde

Për miqtë ruaje dhe kokrra rrushi

Pekmezët i piqje sa dilte gushti

Besë kishe dritën, ditët me diell

Lisat e gjatë zdapa gjer në qiell

Duart e kohës të vunë një derë druri

Me avli të lartë dhjetë metra muri

Prej atij çasti, atij fillimi

Kënga, lahuta ishin ngushëllimi

Gjithçka pate, brenda i fute

Disa në shpirt, disa në sanduqe

Trupi i revoltuar fytyrë e hidhur

Qentë e egër në oborr zgjidhur

Vjedhas lihnin nëpër netët qorre

Herë në nizame, herë në tabore

Në këmbë e tëra brofje në pragje

Martinën frëngjisë kundakun në faqe

Ndizje veten ndizje të tjerët

Bum në pashanë, bum në bejlerët

Dhe kur s’të shtruan me mandatën

Me profetizëm e me uratën

T’i prenë lisat, t’i prenë krojet

Por s’i thanë kurrë trojet

Se zjarret i ndizje në kodrat e lashta

Legjendat i thurrje vetëm të gjata

I nxirje nga guri më i rëndë

O i krijoje prej barkut tënd

Mëhallë e vjetër, oj nanë pagane

Si nuse e stolisur këtë buzëmbrëmjeje

S’të mbeti gjë e vjetër veç disa tipare

Fisi, trimëria dhe zemra bujare.

 

nga Rami Kamberi

Anila Themiu

             Anila Themiu Anila Themiu ka lindur në Fier ,në 20 korrik 1972. Që në moshë të vogël , e apasionuar pas poezisë, filloi shkrimet e para në rrethin e poezisë së shkollës. Më pas … Continue reading