Hamdi ISLAMI

Hamdi ISLAMI

U lind më 1945 në fshatin Gajre të Tetovës. Shkollën Normale e kreu në Tetovë. Punoi dy vjet si mësues në fshatin Kamnjan dhe më pas vazhdoi studimet për muzikë në Prishtinë. Gjashtë vite më pas, po në Prishtinë pa shkëputje nga puna i kreu edhe studimet e larta për Letërsi e Gjuhë Shqipe.

 

Ka botuar:

“Shikimi kah mali” 1988

“Gurët e Kalasë” 2007.

“Ju, bijtë e nënave”, 2008

“Dy poema për dy Martirë”,

“Poema për sytë e çeliktë” dhe ajo me poema satirike

“Hamshorët e qytetit tim”.

 

KANTATA PËR SHARRIN

(Me rastin e takimit për bashkim kombëtar: Tetova 1 dhe Tetova 2, 2012)

Fragment

Nuk di nga të kthehem e të shikoj,

Nuk di nga të kthehem e të dëgjoj,

Cilit shkëmb t’i afrohem, cilit kep,

Te cili shpat ë ndalem, te cili thep.

 

Këtu midis malesh, sikur midis zjarresh

 

Nga kjo maje, e një pllaje, pak matanë,

Duket Pellgu i tetovës tej e mbanë

Dhe bardhari si damar mbi kraharor

Rrjedh e rrjedh vjen përreth si kurorë.

Andej malet rreth e qark, larg e larg

Krah për krahë si në valle kapur varg.

 

Ngado që kthehem pak të prehem më vijnë zëra

E më djeg si t’më pjek diçka përbrënda.

Tek hedh bujku brenë e farë nëpër arë

Lë parmendë edhe rend mbi ugar.

Se nga gryka vijnë ata me krra krra!

Sokëllin në qiell ai: o burra përmbi ta!

 

Dhe i merr valë e lumit nëpër shtjellë

Shallvaret nga kanë ardhur për t’i shpjerë,

Po në gryka porsi pyka, gjarpërinj,

Me shu shu nën gjuhë, kokëzinj,

Seç i mbiu nga veriu e keqe pjellë

Një si llavë ulëritësish në një shpellë.

 

Nga Derë e Vendit, si prej helmit, te Mali i Thatë,

Vinin troqe për ta sjellë të zezën natë,

Që nga lindja, në horizont, një perde e zezë,

I vesh lisat, ahet, pishat me krahnezë.

Po andej, nga ajo grykë e Kaçanikut,

Vijnë tamtamet si në kudhër të çelikut,

Tutje grykës së Radikës, si nga fundi i dheut

Vijnë alarmet dhe britmat e Skënderbeut:

 

qenkan mbushur bjeshkët me borë

Qenkan mbushur bjeshkët me borë

Qenka mbushur shpati plot o

Plot o me malësorë.

Qenkan vesh e mbathun

Gjith-o, gati me armë në dorë…

 

Dhe ky zë i thellë, ky bas madhështor

Përtej se njëzet shekuj, në të madhin kor,

Vjen si oshtimë, si vringëllimë e shpatës

Që t’i del në pritë, përballë t’i del natës

Nga Grykë e Moraçës, Kotorit e Ulqin,

Kala e tivarit dhe vend i quajtun kufin

Vijnë si valë deti Altot e teutës

Baritonë të Agronit nga honi i lahutës

Tenorë të Janinës, të prizrenit tenorë

Që nga Manastiri gjer atje në Vlorë!

Andej nga presheva dhe malet e Drenicës

Vijnë dhe sopranot e Shote Azem Galicës…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s