Fazli VELIU

fazli

            Fazli VELIU

U lind në Kollare të Kërçovës më 1945. Shkollën fillore e kreu në vendlindje të mesmen në Tetovë, ndërsa studimet në Prishtinë. Veprimtaria tij patriotike për kauzën kombëtare ra në sy të policisë ish-jugosllave qysh në vitin 1968 me rastin e shënimit të 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Është një prej nismëtarëve të bashkimit politik të shqiptarëve në mërgim. Kishte njohje me Jusuf Gërvallën dhe Kadri Zekën me të cilët punoi për themelimin e organizatës që më vonë u njoh me emrin LPRK, ndërsa pas shpalljes së kushtetutës së Kaçanikut dhe deklaratës së pavarësisë të Kosovës u quajt LPK.

Përmbledhjet e botuara:

-Zë e mall mërgimi;

-I përndjekur në Shkup, qytetar në Perëndim

-“UÇK nga beteja në betejë”

 

 

TRIMAT VDESIN NË KËMBË

(Zijah Shemsiut, martirit të Republikës së Kosovës)

Këtë pranverë një zë u shterr

Paq oh, pa gjëmë

Në Beogradin skëterrë

Vdiq në këmbë

Mësuesi pa ditar

I lodhuri mërgimtar

Shpirtvrari proletar

Zemërngadhnjimtar

Si Fazliu1

Flamurtar

 

Përpara xhelatëve heshtje madhështore

Truplartin e bëjnë shtatore!

Bijtë kështu t’i vranë. Kosovë moj nënë.

Në Beograd, Nish, Shkup, Prishtinë, anë më anë.

 

Të ra këtë herë një djalë-lis

Me zemrën tënde, me të bardhin plis

Ishte i ri dhe rinia e çonte,

Ishte shtathedhur dhe gjaku e gjallëronte

Duarlidhur i paepur

Buzëplasur, i etur:

Po vdes si me le

Për Liri-Atdhe!

Gjuhën po t’ia prisnin i flisnin sytë

Sytë po t’ia nxirrnin, i shikonte qenia,

Duart po t’ia gjymtonin, shpatullat bëheshin krah

Këmbët po t’ia prisnin, trupi ngrihej prapë

 

E vranë këmbët t’i ngurohen

Ndjenjat t’i fashiten

Të mos përtëriten

Dhe përsëri të gjallë e panë

Në krah të popullit

Në kujtesën e shokëve ngado që janë

Shembull qëndrese

Shkëndijë për liri

Lavdi!

 

HERONJTË E TANUSHËS

 

Në këmbë,

Pa pushim,

Marshim

Bijtë e shqipes,

Shqipet e Arbërisë

Shënojnë themelet e shqiptarisë

 

Kudo,

Në Drenicë,

Dukagjin e llap,

Në Preshevë

Ju luftëtarë të lirisë

Ia ngritni namin shqiptarisë

 

Mburojë e Sharrit

Karadakut,

Shkupit

Gostivarit

Ju bijtë e të parit

 

Këmbët tuaja,

Rrethetërthor atdheut

Me forcën e anteut

Betimin e Skënderbeut

 

 

 

 

Tanusha e Gostivarit

Trupin ua pa

Si ngriteshit viganë

Armiqtë për t’i ndal’

 

Një komandant

Me trima e trimëresha

Bëka sfidë shekulli

Mbi “luanë”, “luanesha”

 

Komandant Tahiri, qenka

S’paska të ndalur në beteja

Hyra pranë, Naseri krah

Brahimi përballë, Isai si rrufeja

 

Qenkan bijtë e bijat e shqiptarisë

Që ia falën gjakun Arbërisë

Qenkan stërnipat e Ismail Qemalit

Qenkan nipa e mbesa të Sef Koshares,

Paskan besën e Tomorrit Korabit e Sharrit

Paskan gjakun e pastër të Arbërit

 

Bien kur duhet rënë për atdhe

S’paskan vdekur, janë me ne

1 Fazli Grajçevci

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s