Ibrahim VELIU
U lind në fshatin Gajre të Tetovës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Tetovë.
Fakultetin Filologjik në Beograd, kurse magjistroi në Prishtinë. Mbi tre dekada e gjysmë ishte profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në gjimnazin e Tetovës, ndërsa mbi një dekadë ligjëroi lëndën e realizmit shqiptar në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Aktualish është në pension.
-Ëndrra E Lumit
-Natën e mirë vjeshtë
-Shira në ekzil
-Resh Etje
-Studimi monografik “Proza e Hivzi Sulejmanit” etj.
Do të ngjitesh gejzerit të dritës
Sërish t’i ligjërosh DETIT
Për Atdheun Kombin Gjuhën
Dhe emrat tjerë konkret
Assesi t’u bindesh qortimeve të përhimëta
Dhe kërcënimeve haxhuze matanë grilave
Ti gjithnjë i padëgjueshëm
Para ngashënjimeve të balsamosura
Dhe llumit bezdisës të meskinëve
Sa herë vdekja kaloi këtejpari
Kafkat gojëhapur i lëshuan varret
Lumenjtë nxituan drejt diellit
Kosovë germë e parë e lindjes
Trualli dhe qielli i gjakut tim
Me gjithë ato qivure
Pa një të vdekur
Me prapësitë e rrufeve hahet Buna
Me vetëtimat ndër vetulla
nxiton Drini i Bardhë rrafshit të Dukagjinit
Nga Shën Naumi edhe vëllai emnak i tij
çan valët me uturimë
Në Arbëresh të Zarës Nita e Prenk Vukës
qet pushkë në mollë të bajrakut
dhe një çurg i gjakut të trazuar
udhëton themeleve të Rozafës
nga Rami Kamberi