Halit BASHA
U lind në Tiranë në vitin 1933, prej prindërve dibranë që në vendlindje kthehen në vitin 1941. Shkollën fillore e kreu në Dibër, të mesmen në Shkup, të lartën në Prishtinë.
Punoi në arsim, kulturë e gazetari. Botoi poezi gati në të gjitha të përjavshmet e të përditshmet tona në Maqedoni, Kosovë, por edhe në Shqipëri.
Ka botuar librat:
Lapidarët e vendlindjes, 1981; Vargu im i vogël, 1998, Flutura në pëllëmbë 2002 etj.
Kur zë e këndon shqiptari
Ushton mali tundet fusha
Dridhet nuk këputet teli
Ndizet po nuk thahet gusha
Po kur dasmë bën shqiptari
Valëzon lumi valëzon deti
Dridhet vallja hidhet djali
Nata zbehet shkundet terri
Kur nis e këndon shqiptari
Kërcen e lodron tërë bota
Kaltëron qielli e shndrit dielli
Ndalet sqota thahet këneta
Kur gëzon n’hare shqiptari
Këndon zogu she bilbili
Çelin vjollca e trëndafili
Ikën loti e zhduket ferri
Brengën kur e flak shqiptari
Dita ndizet dimri shkrihet
Shtëpia shkundet prej themeli
Ëndrra këndellet e përtërihet
E kur do fort shqiptari
Pisha kallet zbardhëllon dielli
Kobi tretet zemra rritet
Aheng shpirti vezullon shpirti
Po kur urren, urren shqiptari
Një kuq e zi
Pranë meje
Apo karshi
është pak i zymtë
është pak i tymosur
është pak i flamosur
është pak i përdhosur
E fort i plagosur.
Një kuq e zi
I turpëruar prej zënkave
Të ngjyrave
I rënduar prej etheve
Që frymën ia zënë
I sëmurë është rëndë
Por do të shërohet
Do të shërohet
nga Rami Kamberi