“E DUA GAZETARINË, MË BËN TË NDIHEM NË TERRENIN TIM” ( Intervistë me gazetarin Ndue Lazri, emigrant në Itali. ) / Bisedoi : DRITA LUSHI

 

Ndue Lazri 

 

“E  DUA GAZETARINË, MË BËN TË NDIHEM NË TERRENIN TIM”

 

Intervistë me gazetarin Ndue Lazri,  emigrant në Itali.

 

 

 

 images.jpdrita

 

Bisedoi : DRITA LUSHI

 

 

 

  1. Përshëndetje Ndue.

   Po i lë formalizmat dhe s’po të drejtohem me“zotëri” apo “i nderuar”(që mendoj se janë e njëjta gjë).

 Kjo, duke të konsideruar koleg, me të cilin na lidh fjala e shkruar, mik me të cilin kemi shkëmbyer librat e botuar dhe mendime të ndryshme mbi krijimtarinë,  natyrisht, duke ia ditur për nder internetit, i cili na ka ofruar aq njohje sa të mos jemi krejt të panjohur për njëri – tjetrin.

 Së pari, komplimente për formën fizike. Jeni si një djalosh energjik.

 

-Përshëndetje, Drita. Po të mos më kishe folur me emër, do kujtoja se për formën fizike po i drejtoheshe këtij sportistit që ishte pas meje…

Por e thënë nga një poete dhe gazetare energjike dhe e hijshme, duhet konsideruar si vlerësim dhe kjo  nxit mendimin për të ardhur më shpesh në Atdhe…

   Jam i kënaqur që ndodhem këtu, në vendin tonë, pas disa vitesh mungese,  por edhe që po më jepet rasti të të shikoj e dëgjoj nga afër pas komunikimeve e leximeve internetike, apo librave të shkëmbyer, që po arrij të bashkoj zërin me figurën. Faleminderit për ftesën e një interviste spontane, po nuk e di nëse përgjigjet e mia do jenë në lartësinë e pyetjeve që do më drejtosh.

  Ardhja në vendlindje ka padyshim emocionet e veta, ashtu si edhe kuriozitetin për të parë se ç’ ndryshime janë bërë në këto vite. Ditët në vijim do më diktojnë edhe se çfarë do të bëj. Me siguri, takimet me shumë miq e kolegë japin një kënaqësi e veçantë.


2. Kthehesh në Tiranë pas 6 vitesh. Çdo njeri ka motivet e tij të ardhjes apo të largimit.

Unë dua njërin ndër motivet ose motivin e vetëm(të ardhjes)
Apo s’ ka asnjë motiv. Apo është thjeshtë një motiv vjeshte, një motiv tetori?

 

 

  • Dikur tetori ka qenë muaji i letërsisë dhe arteve…Mbase mund të ishte një motiv po të kishte mbetur i tillë tetori.

Shiko, përgjithësisht emigrantët vijnë në verë kryesisht për pushime. Përfitojnë nga ajo periudhë kur  në vendet perëndimore, por edhe gjetkë besoj, pushimet marrin forcë të shenjtëruar dhe ngjyra feste.

   Unë kam ardhur më tepër për disa sebepe familjare, por edhe malli ka peshën e vet, ashtu si edhe dëshira për të kontaktuar miq e kolegë të vjetër e të rinj.

   Një takim të tillë e organizuam bashke me kritiken, përkthyesen dhe redaktoren e njohur Iskra Thoma, që kishte ardhur edhe ajo nga Italia. Një takim – koktejl, ku morën pjesë shkrimtarë e botues. Kisha emocione të mëdha tek takoja miq e shokë të mi, me të cilt ënuk shiheshim prej gati 40 vjetësh. Jeta na kishte shpërndarë kur ishim ende të rinj, të sapo dale nga bankat e universitetit, plot me ëndrra. E tani takohemi duke patur njëfarë moshe, thinja, më pak flokë, ëndrra të realizuara e ëndrra të vrara. Dialektika e jetës. Sidoqoftë ishte bukur dhe u çmallëm sadopak, duke biseduar e duke përkëdhelur veprat letrare të njëri – tjetrit.

3. Më thuaj si  po ndihesh, në Tiranë?

 

 

  • Tirana është qyteti me të cilin më lidhin shumë kujtime, qyteti ku kam kryer studimet, ku kam njohur emocionet e botimeve të para në faqet e shtypit, emocionet e dashurisë së parë, qyteti ku kam punuar disa vjet, qyteti që na bën ta kthejmë menjëherë kokën nga ekrani kur përmendet emri i tij në televizionin e vendit ku jetojmë.

Kur vij në Tiranë më pëlqen të lëviz në këmbë. Me makinë nuk kam mundur të ambientohem kurrë në trafikun e zhurmshëm e kaotik, ku, tek shikon se si lëvizin të tjerët me makinë, të vjen paniku se mos vallë ke harruar rregullat e qarkullimit.

  Pastaj e shijoj më mirë Tiranën më këmbë. Kafen e parë mëngjesit herët në lokalet e bregut të Lanës, një shëtitje nga Universiteti dhe kodrat e liqenit, një kafe tjetër në Qytetin e Studentëve, ku nuk e gjej më atë romantikën e kohës sonë, zbritje në ish – rrugën e Barrikadave, në sheshin “Skënderbej”, që e gjej disi të çuditshëm me ndryshimet që i kanë bërë, ndonjë gotë raki me miq në qendër ose nga ish- blloku. Kilometra të tëra më këmbë, ku kujtimet ua heqin rëndesën hapave dhe lodhja nuk ndjehet.

   Gjithësesi Tirana të bën të ndihesh mirë.


4.- Kam dëgjuar që njerëzit flasin, ose gegërisht, ose toskërisht ose gjuhë letrare. Juve ju dëgjoj në timbër dhe në theks të lehtë verior,e me fjalë jo të pakta prej jugu.

       Ke dëgjuar për shprehjen “jam nga fshati i gruas”?

 

 

  • Jam nga fshati i gruas për disa arsye. Së pari se ai “fshati” i bashëshortes sime është mjaft i bukur dhe i veçantë e ka një liqen të rrallë. Është Pogradeci, që e dua shumë si qytet, me të cilin më lidhin shumë kujtime të bukura. Së dyti ai ka nxjerrë kolosë të letërsisë si Lasgushi e Kuteli, të cilët i kanë dhënë shumë pasuri e kolorit gjuhës sonë e që imponohen me atë bukuri gjuhe. Kësisoj, vetvetiu ndonjë fjalë mbetet, si ata rubinët që i rezistojnë kohës apo edhe ndryshimit të vendqëndrimit të secilit.

Faktikisht unë jam mirditor dhe i tillë mbetem, por preferoj gjuhën letrare të shkruar e të folur dhe mundohem të respektoj normat e saj.

 

 

  1. Keni punuar për gati 20 vjet si gazetar në Shqipëri, përpara se të emigronit. Disa nga momentet më të rëndësishme të jetës suaj profesionale si gazetar.

– Njëzet vjet e mbushin me shumë momente jetën e përvojën e një gazetari. Unë do kujtoja me kënaqësi organet e shtypit ku kam punuar dhe kolegët e bashkëpunëtorët e mi në rrjedhën e viteve. Ata e kanë pasuruar në mënyrë të veçantë jetën time. Rreth 18 vjet në qytetin e Shkodrës, ku fillova punën si gazetar pas përfundimit të studimeve, kanë qenë vite të bukura në një qytet me kulturë, me tradita e me humor. Puna si redaktor në gazetën lokale e pastaj si kryeredaktor i gazetës “Humor shkodran” më kanë njohur me një qytet të mrekullueshëm dhe me njerëz të mrekullueshëm, pranë të cilëve ndjehesha si në familjen time. Bashkëpunimi me teatrin “Migjeni” më afroi edhe me botën e skenës.

  Pastaj specializimi si dokumentarist pranë Kinostudios “Shqipëria e re” dhe eksperienca në realizimin e disa dokumentarëve, puna si zëdhënës i shtypit në Gjykatën e Kasacionit, pranë një personaliteti të pakorruptueshëm të drejtësisë, si Zef Brozi, përvoja e shkurtër si redaktor i faqes kulturore në gazetën “Albania”, kanë lënë mbresa të shumta në jetën time profesionale.

 

 

  1. Jeton në Bolonjë, por besoj e ndiqni gazetarinë që bëhet në Shqipëri.
    Ç’ mendim keni?
    Eshtë e njëjta si para 20 vitesh të largimit tënd nga Shqipëria apo më e mirë?

Dëgjo, s’dua të më përgjigjesh si gazetar e të më humbësh nëpër labirinthe diplomacie.
E di që rrisku është, që në një përgjigje të bësh miq dhe “armiq”;

Ju zgjidhni pra: të shtoni miqtë apo të bëni “armiq”, hahaha.

 

 

-Jo, do të përgjigjem me sinqeritet e pa diplomaci, nuk besoj se ka arsye të bëj armiq. Jemi në epokën e shtypit të lirë, apo jo?

  Nuk më jepet mundësia që të lexoj rregullisht gazetat shqiptare. Se janë edhe shumë, aq shumë sa vështirë të dallosh profilin e njërës nga tjetra. Por ka raste që më bien në dorë gazeta të ndryshme dhe atëherë u hedh një sy edhe në aspektin profesional.

   Mendoj që gazetaria e sotme ka bërë hapa përpara në lirinë e të shprehurit, por shumë hapa prapa në kulturën e seriozitetin e të shkruarit, në profesionalizmin e mjeshtërinë e gazetarit. E veçanërisht mungon etika e gazetarit, serioziteti dhe rreptësia në grumbullimin e fakteve dhe verifikimin e tyre përpara publikimit. Ka shumë shkrues, por pak gazetarë të vërtetë. Jam skandalizuar një herë me një të ashtuquajtur gazetar, që merrej me kronikën, dhe stiste lajme të paqena, skandaloze e i botonte në gazetë, i nisur nga parimi që të tërhiqte vëmendjen për të shitur gazetën. E një ditë më vonë nuk e kishte për gjë të botonte përgënjeshtrimin e atij lajmi, po për të shitur gazetën.

  Gjuha e gazetave është e varfër e shpesh here aspak korekte përsa i përket drejtshkrimit. Nuk ekziston figura e korektorit letrar nëpër redaksira e gjuha shqipe masakrohet, varfërohet e shpesh herë vulgarizohet. Ka varfëri gjinish gazetareske. Të merr malli të lexosh një reportazh emocionues, një përshkrim, një fejton, një pamflet. Janë gjini që e pasurojnë gazetarinë dhe gjuhën e saj.

Shumë nga ata që shkruajnë e tjerrin llafin gjatë e gjatë derisa ia nxjerrin kokën faktit. Kjo e lodh gazetarinë. Arti i të shkruarit është arti i të shkurtuarit, ka thënë dikush. Zhorzh Simenoni, shkrimet që kapërcenin 250 fjalë, i fuste në gjininë e romanit.

  Por, këto që thashë më sipër, po i quajmë dobësi të një shtypi në rritje në periudhën e demokracisë. Kuptohet, do isha i padrejtë po t’ i fusja të gjithë në një thes apo të mohoja meritat e punën e mjaft kolegëve të respektuar e të talentuar që punojnë në shtypin e mediat shqiptare. Por mendoj se vend për qilizëm ka.

 

  1. Kohët e fundit, ke shkruar një libër poetik, ke botuar edhe ndonjë tregim

Gazetari apo letërsi artistike?

 

 

-Profesioni im është gazetaria. Letërsinë më pëlqen ta lexoj. Mundohem t’i  ndjek edhe miqtë e mi, qoftë edhe nëpërmjet internetit, por edhe të librave që botojnë. Me që ra fjala. Të falënderoj për librat që më ke dërguar. I kam lexuar me shumë kënaqësi. Do të bëja komplimente për vëllimin me tregime, në mënyrë të veçantë, por nuk është ky vendi e momenti.

   Sa për librin tim me vjersha apo ndonjë tregim të botuar, le t’i quajmë sprovëza. Nuk jam e nuk bëhem as shkrimtar e as poet. Jam gazetar e dua të mbetem i tillë. Kam në përgatitje një libër publiçistik me shënime udhëtimi nga vizitat në qytete të ndryshme të Europës, si Parisi, Barcelona, San Pjetërburgu, Athina, Stambolli, Brukseli, Viena, Budapesti etj. Aty ndihem në profesionin tim e në terrenin tim.

8. Si është më lehtë, që një poet – prozator të bëjë edhe gazetari, apo të  jesh gazetar mund të bësh më mirë edhe poetin dhe prozatorin? Kush kalon më lehtë tek “profesioni” i njëri – tjetrit, apo gardhet janë të dukshëm , madje me gjemba?

 

 

-Do të thoja që nuk ka gardhe aq të prera, sidoqë “gjembat” që përmende ekzistojnë. Përvoja ka treguar që gazetarë të mirë janë bërë edhe shkrimtarë të mirë. Dritëro Agolli, Agim Shehu e të tjerë kanë qenë gazetarë shumë të mirë e janë bërë poetë të mëdhenj. Ismail Kadare ka shkruar shënime udhëtimi të mrekullueshme, por edhe artikuj me peshë.

  Do të thoja që gazetaria e ndihmon krijuesin në gjetjen e fakteve e motiveve nga jeta që pastaj shkrimtari apo poeti i talentuar i përpunon në laboratorin e tij krijues e i largon nga gazetaria, duke i futur në letërsi. Ndërsa nga ana e vet poeti e shkrimtari, kur merren me gazetari, i japin asaj forcë të veçantë artistike.

9. Nuk e shihni veten përfundimisht në Shqipëri?

 

-Tashmë po bëhen 20 vjet që jam larguar nga Shqipëria. E kam ndërtuar jetën diku tjetër, jam ambientuar, vajzat u rritën dhe u arsimuan atje, e madhja ka krijuar familjen e vet me një djalë të mirë bolonjez. Rrethana të reja, njohje të reja, një vend që më pëlqen dhe e dua. Nuk do kishte vend për të bërë deklarata mbi patriotizmin.

10. Çfarë mendimi keni për intervistat apo bisedat që tash bëhen jo në sy, por nëpërmjet internetit?

 

 

 – E shikoj thjeshtë si një përshtatje me teknologjinë e re, e cila duhet vlerësuar dhe shfrytëzuar. I japin ritëm intervistës. Një kërkesë e kohës. Tashmë bëhen edhe konferenca në distancë nëpërmjet teknikave internetike, si skype etj. Madje edhe ndërhyrje kirurgjikale në distancë të komanduara nga një kontinent në tjetrin. Janë avantazhet e teknologjive të reja.

  Kuptohet, e gjitha kjo zhvishet nga emocionet e takimit të drejtpërdrejtë e të shikimit sy ndër sy midis intervistuesit dhe të intervistuarit.

 

 

11.“Kush ka vajza, botën ka”. Këngë e bukur apo jo? E këndon Irma Libohova.

Mes tre femrash, i përkedhelur, apo i përkushtuar?

 

 

  • Është pa dyshim këngë e bukur ajo e Irmës dhe thotë një të vërtetë. Pavarësisht se koncepti i dikurshëm mirditor i jepte preferencë djalit si trashëgimtar, nuk kam patur komplekse dhe vajzat kanë qenë e mbeten gëzim i përhershëm në shtëpi.

E përdorin edhe italianët: “beato tra le donne” (I përkëdhelur mes femrash). Por mendoj se di të jem edhe i kujdesshëm e i përkushtuar ndaj tyre…Por për këtë nuk më takon mua të flas…

  1. Nuk e kam provuar dhimbjen e ikjes nga vendi, nga profesioni.

Pjesa më e madhe e gazetarëve, kur kanë emigruar, janë detyruar të bëjnë një punë për të jetuar së pari, dhe gazetarinë e kanë ushtruar në kohë të lirë. Kështu edhe ju.

Të grish ideja të merresh veç me gazetari? Të pengon puna e përditshme të bësh gazetarin?

 

 

 -Unë e kam provuar atë dhimbje për të cilën fole. Nuk ka qenë e lehtë. Por ishte një zgjedhje e bërë me koshiencë. Për të cilën nuk jam penduar. Më ka munguar profesioni për shumë vite. Pastaj, për fat të mirë erdhi epoka e internetit. U krijuan lidhjet si me magji, me miqtë, me kolegët e hershëm, me redaksitë, me shtëpitë botuese. Bashkëpunoj rregullisht me disa gazeta në Shqipëri, Greqi, Amerikë, kemi Lidhjen e Gazetarëve Shqiptarë në diasporë ku publikojmë materiale e shkëmbejmë mendime mes kolegësh. Pra, edhe pse në Itali bëj punë tjetër, kur kthehem në shtëpi pranë kompiuterit ndihem plotësisht në profesion.

 Puna e përditshme më ka ndihmuar të njoh shumë mirë Italinë, nga jugu në veri. Është pa diskutim ndër vendet më të bukura në botë, ku një gazetar apo dashamirës i artit e kulturës ka çdo ditë e në çdo hap ku shkel, mundësinë të zbulojë e shikojë gjëra të reja. Kjo jep shumë edhe në aspektin profesional.

 

 

  1. Ndihesh mirditor, shkodran, pogradecar, Italian, shqiptar, apo pak nga të gjitha?

 

 

-Mirditor, pa asnjë hezitim. E dua vendlindjen time dhe krenohem me faktin e të qënit mirditor.

  Por, pse ta mohoj? Jam edhe qytetar i Republikës italiane dhe më jep jo pak kënaqësi ky identitet i ri.

  1. Beson në Zot apo në Dashuri?

 

 – Në shkrimet e shenjta thuhet: Zoti është dashuri. Nëqoftëse e marrim ekuacionin të barazvlershëm atëheherë: Dashuria është Zot. Besoj në Dashurinë.

15. Unë mendoj, që një gazetar, të shkruajë, të zhbirojë, zbulojë dhe publikojë duhet të jetë pak mosbesues në ato çka sheh dhe vrojton.
Ç’ lidhje ke me sinqeritetin?

 

 

  – I re pak nga Kina për të dalë tek sinqeriteti…

 Ajo që the lidhur me mosbesimin ka një të vërtetë. Nuk është çështje skeptiçizmi, por profesionalizmi. Në teorinë e gazetarisë na mësonin që një fakt duhej ta verifikonim në dy – tre burime të ndryshme për t’ u bindur në vërtetësinë e tij. Ky është seriozitet profesional.

  Gazetarë të mëdhenj kanë rrëzuar qeveri e presidentë me forcën e fjalës dhe padiskutueshmërinë e fakteve të publikuara.

   Përsa i përket sinqeritetit…Jam i sinqertë nga natyra e mbase ndonjëherë më shumë se duhet. Kjo, ngaqë i dua njerëzit dhe besoj lehtë, jo nga mendjelehtësia, por nga dashamirësia. Megjithatë  nuk pendohem.

 

 

  1. E mendon vdekjen ndonjëherë?

  -Mendoj se është diçka e natyrshme me kalimin e moshës. Sa je i ri, të duket vetja i pavdekshëm e vdekja si një fenomen që ka të bëjë me këdo tjetër, por jo me ty. Pastaj, kur i kalon të pesëdhjetat mendimi për të mëson një shteg tinzar e vjen here pas here pa të pyetur.

   E kam menduar për herë të parë para 17 vjetësh kur bëra një aksident me makinë në Rimini. Nuk u tremba, çuditërisht. Mbase ngaqë nuk pata kohë, sepse ndodhi aq papritur. Nga që puna ime është e tillë që bëj çdo ditë 200 – 300 km me makinë, që nga ai çast i them vetes: kujdes në rrugë, se çdo ditë që del, mund të jetë e fundit…

  

 

  1. Kush mund të bëhet gazetar?

 

 

Nuk besoj se më takon mua të jap definicione për këtë.

-Ja,  për shembull ti, ke profesionin farmaciste, je poete dhe prozatore, por nga mënyra se si i ke ndërtuar pyetjet, tregon se ke stofë për gazetare.

 

 

  1. Që të zhvillosh një intervistë ose bisedë me një person mendon se duhet ta njohësh deri diku jetën e tij?

 -Është kërkesë themelore. Nëse e njeh jetën e personit që interviston, atëherë je ti që e drejton me kompetencë intervistën, e fut në kanalet që dëshiron, i zbulon lexuesit ato anë të jetës së personazhit që do ti, madje duke e befasuar edhe vetë personazhin. Nëse është një intervistë me tendenca negative, atëherë di edhe t’ i ngresh “gracka” personazhit që të vjelësh atë çka do ti. Në të kundërt intervista

bëhet si e përgjumur dhe intervistuesi mbetet i varuar nga ajo çfarë do të thotë me vullnetin e tij i intervistuari.

19.Cilat kanë qenë ndër momentet e veçanta, ose pikante që mbani mend nga karriera juaj gazetareske në Shqipëri?

 

 

  • Mund të jenë shumë, por po përpiqem të sjell ndërmend ndonjë.

Kam patur emocione të veçanta kur kam bërë intervistat e para në gjuhën italiane, me ish ambasadorin Italian në shqipëri, Torquato Cardilli dhe regjisorin e njohur Italian Gianni Amelio kur realizoi në vitin 1990 filmin “L’ America” për ikjet masive të refugjatëve shqiptarë në Itali…

  Kurse nga vendi…  Isha ende student në degën e gazetarisë kur gazeta “Zëri i rinisë” më ngarkoi të bëja një shkrim për këngëtaren Zeliha Sina, që sapo kishte kënduar këngën për Vojo Kushin dhe që kishte për kohën një sukses të madh. Aty kam provuar emocionet e para në profesion, pavarësisht se kisha botuar në gazeta që gjatë viteve të gjimnazit.

Po kjo gazetë, me rastin e një përvjetori të Kongresit të Helmësit, më dërgoi të bëja një intervistë me një veterane pjesëmarrëse në atë kongres. Delegatja ishte Nefo Myftiu, bashkëshortja e ish-kryeministrit, Manush Myftiy. Ajo në atë kohë ishte drejtoreshë e ndërmarrjes artistike “Migjeni” në Tiranë. Unë nuk e dija që redaktorët e gazetës kishin refuzuar të shkonin ta intervistonin, (këtë e mësova më vonë), sepse ajo njihej si një njeri shumë i rreptë, e vështirë në komunikim e që mund të nxirrte telashe. Kryeredaktorja, Luçie Doçi, më thirri dhe ma ngarkoi atë detyrë e unë e mora natyrshëm si çdo shkrim tjetër. Me sa duket, veteranja, meqë iu duka ende gazetar në vezë më priti me dashamirësi, më ofroi kafe në zyrën e saj, më krijoi atmosferë dhe iu përgjigj me buzëqeshje pyetjeve të mia. Pas dy ditësh, kur doli gazeta, ajo mori në telefon kryeredaktoren, duke bërë përgëzime për shkrimin dhe për autorin. Padyshim ishte një sodisfaksion në aspektin profesional.

   Kurse një rast tjetër ka nota komike. Po intervistoja kryetarin e kooperativës bujqësore të tipit të lartë të Dajçit në Shkodër për rendimentet në kulturën e orizit. Po bisedonim në mensën e kooperativës. Ishte kohë dreke. Përballë kisha një tip që po hante një pilaf që nxirrte avull të ngrohtë. Pikërisht në atë moment unë i drejtohem kryetarit me pyetjen:-Sa kuintalë pilaf keni marrë për hektar? (doja ta pyesja sa kuintalë oriz). Për fat të mirë ai e mori si batutë dhe tha: Po t’ i shtojmë edhe ujin bëhen shumë… Kurse un isha skuqur i tëri…


20. Çdo të thotë të jesh nga Mirdita?

 

 

 -Do të thotë shumë. Është një zonë ku jo rrallë edhe të vegjëlit janë në gjendje të maten me të moshuarit në urti. Më ka mbetur një mendje një moment nga një dasëm, kur unë isha në moshën 10 vjeç. Kisha shkuar në këmbë të tim eti e për këtë më radhitën ndër burra. Kur hymë në odën e burrave, ai që na printe përshëndeti: – Si ini  (jeni) burra? Ata që ishin në odë u ngritën në këmbë dhe u përgjigjën: -Burrat po vijnë…

  Delikatesë që do e kishte zili çdo formulë protokollare salloneve mondane.

 

  1. Për ç’arsye do ktheheshit përfundimisht në Shqipëri?

 

 

 Deri tani nuk kam ndonjë arsye bindëse. Mendoj se jam mirë në Itali.

 

 

  1. Cili ishte mendimi i parë, kur hipe në avion dhe more rrugëtimin drejt Tiranës?
    -Që ishte hera e parë që vija në vendin tim si qytetar i huaj.

23.Çfarë do të rëndojnë më shumë në kthim…

Dhuratat… apo kujtimet?

 

 

-Për dhuratat nuk kam menduar akoma, megjithëse do ketë.

Kujtimet, pa dyshim. Të shumta dhe të bukura.

Ndër to dhe kjo intervistë.

Faleminderit.


Bisedoi,

Drita Lushi,tetor 2014

Ndal falsifikimit të historisë (I) Romanet ”Zgjimi” e ”Pishtarë”, të autorit Sterjo Spasse dhe e vërteta historike. / Shkrim sesancional i gjetur nga arkivat e Skënder Luarasit nga i biri i tij, Petro S. Luarasi.

    Ndal falsifikimit të historisë (I)   Romanet ”Zgjimi” e ”Pishtarë” të autorit Sterjo Spasse  dhe e vërteta historike.    Shkrim sesancional i gjetur nga arkivat e  Skënder Luarasit nga i biri i tij,  Petro S. Luarasi.     … Continue reading

Der Vorfall in der Leninstrasse (Erzählung) / Brahim Ibish AVDYLI

 

Der Vorfall in der Leninstrasse

(Erzählung)

 

 

 

Brahim Avdyli

 

Brahim Ibish AVDYLI

 

 

An jenem Markttag trieb sich Selim der Aussätzige in der Menge herum, matt vor Hunger und in ein trauriges Selbstgespräch vertieft, ohne auf irgendjemanden zu achten. Einen leeren, schmutzigen Flickensack über den Arm geworfen, war er dabei, ein paar einfache geschäftliche Berechnungen anzustellen. Und was für Berechnungen konnten das schon sein?! Mit jenen ausgekörnten, in den Strassen zusammengelesenen Maiskolben würde es ihm nicht einmal gelingen, das Busbillet für die Heimfahrt zu zahlen.
Tatsächlich reiste er wenn immer möglich zu Fuss. Der Bus, wie überladen er auch sein mochte, war ein Luxus, den er selten oder nie in Anspruch nahm. Dichte Staubschwaden oder ein unerwartet durch die Luft fliegender Stein waren das Einzige, was vom Bus für ihn blieb.
Die ganze Woche sammelte Selim der Aussätzige in seinem Sack die leeren Maiskolben, wo immer er welche fand. Im Matsch. Auf der Strasse. In den Hinterhöfen. All die entkörnten und dann weggeworfenen Kolben. Er reinigte sie vom Dreck. Er trocknete sie an der Sonne. Auf dem Markt verkaufte er sie den Leuten, die keine Heizung hatten. Davon gab es viele. Alte, Studenten, Arbeitslose … .
Darin erschöpfte sich die ganze Ware, die Selim der Aussätzige in die Stadt bringen konnte. Was für eine Stadt! Entlang der Strasse entstanden von Tag zu Tag neue Häuser. Immer höhere, immer schönere.
„Diese Leute haben entweder eine Verbindung zu Gott, oder das Geld prasselt ihnen den Kamin herunter!“ – sagte Selim. Wenn er sprach, brachen die andern in schallendes Gelächter aus. Nur wenige verstanden ihn. Und auch wenn Selim weinte, lachten die andern oder machten sich über seine Worte lustig. Doch ihm war nicht zum Lachen zu Mute. Im Gegenteil. Er hätte manches Mal geweint, wenn er sich nicht geschämt hätte.
Meistens verspotteten sie ihn. „Er hat keine Verbindung zu Gott“ – sagten sie, „weil er aussätzig ist“. Sein Aussatz begann schon mit seinen Lumpenkleidern und dem verkrümmten Rückgrat. Selbst sagte er, es sei die Kooperative gewesen, die ihm den Rücken kaputt gemacht hatte. Jahrelang hatte er schwere Arbeit in den Staatswäldern geleistet. Als die Zeit der Kollektive beendet wurde, fand er sich ohne Arbeit und ohne Geld wieder.
Von der Kooperative hatte er einen zweiten Nachnamen geerbt: Selim der Proletarier. Seiner Ansicht nach waren alle, die keine „Watte auf den Ohren“ – wir würden sagen, „keine Watte in den Ohren“ – hatten, „Proletarier erster Klasse.“ Das war kein Witz. Er hatte dies ernst gemeint. So wie es der Theorie entsprach. Aber die Ernsthaftigkeit und die Theorie brachten ihn ins Gefängnis. Völlig umsonst versuchte er zu erklären, dass sein Ausspruch aus Gründen der Besitz- und Arbeitslosigkeit entstanden war. Mit dieser Erklärung verrannte er sich vollkommen. Das Bezirksgericht lehnte seine Beschwerde sofort ab und erhöhte seine Strafe um zwei Jahre.
Auch nach dem Gefängnis, als Feind der sozialistischen Staatsmacht, änderte er seine diesbezüglichen Ansichten nicht. Seiner Meinung nach war jeder Mensch, der keine Arbeit hatte, in Wirklichkeit ein Proletarier.
„Auf eine Art gleichen sie den Unglücklichen, den guten Menschen, die nur auf diese Welt gekommen sind, um zu leiden. Sie alle fänden in der andern Welt Belohnung, wenn sie an Gott glaubten, ans Paradies. Leider sind viele von ihnen nicht gläubig“ – sagte er. „Deshalb werden sie auch dort im Höllenfeuer braten.“
„Und die andern?“ – fragten sie ihn.
„Die andern, die warten nicht aufs Jenseits!“ – erwiderte ihnen Selim. „Die andern machen sich an die Güter des Diesseits. Schaut selbst: einige Proletarier kommen weit in ihrer Karriere, werden reich! Sie beginnen mit einem kleinen Laden und am Ende haben sie eine Fabrik!“
Kaum hatte er sich an jenem Tag von der Menge getrennt und war in die Hauptstrasse eingebogen, tastete er seine Jackentaschen ab, wie um sich zu vergewissern. Das Stück Maisbrot, das die alte Mane ihm beim Verlassen des Dorfes geschenkt hatte, war unversehrt. Es stellte ein ganz besonderes Geschenk dar.
Der alten Mane tat er immer leid. Obschon sie selbst eine armselige Alte war, half sie ihm oft. Sie regte sich über die Buben auf, die nie von Selim dem Aussätzigen ablassen konnten.
„Guter Selim, weshalb duldest du es, dass dich diese Strassenjungen plagen!“ – tadelte sie ihn.
„Was soll ich gegen sie tun, brave Mane? Sie umzingeln mich von allen Seiten!“ – gab er zurück.
„Soll sie ein Unheil treffen! Dass sie sich nicht schämen, sich über einen Unglücklichen lustig zu machen!“ verfluchte sie die Alte.
„Unsereins bringt sie nun mal zum Lachen und nicht zum Weinen!“ – erklärte Selim.
„Wir Bedauernswerten!“ – gab die Alte schlussendlich nach. Fand sich unter ihrer zerlumpten Bluse ein Stück Maisbrot, ein Bröckchen Käse oder etwas anderes Essbares, nahm sie es behutsam hervor.
„Da! Nimm einen Bissen!“ – sagte sie zu ihm mit ihrem runzeligen Lächeln im Gesicht.
„Gott möge dich mir erhalten, gute Mane!“ wünschte er ihr aufrichtig.
Für heute hatte er das Brot im Sack. Diesmal ohne Käse, Zwiebel oder Lauch. Was sich unter dem Busen der alten Mane für ihn halt gerade finden liess. Selim der Aussätzige verlangte nie Almosen. Das war nicht seine Art.
„Gott hat mir Hände und Füsse zum Arbeiten gegeben“ – erklärte er. „Und darum will ich Proletarier sein und nicht Bettler.“ Ihm gefiel es, vom eigenen Schweiss zu leben.
Schon als sein Ruf als komiker, als Proletarier entstand, fanden die Leute mehr Gefallen daran, ihr Spiel mit ihm zu treiben als ihm eine Arbeit zu geben! Sein Aussatz waren in Wahrheit die Lumpen und Sorgen, die er mit sich trug.
„Der arme Selim!“ – kommentierte die Alte. „Er kennt keine Hintergedanken!“
Die Hauptstrasse der Stadt war auch heute voller Menschen. Alle Vehikel, Pferdewagen, Autos, Lasttiere und Bauern mit Säcken auf dem Rücken pfadeten sich nur mit Mühe einen Weg durch die Menge in Richtung Zentrum. Selim dem Aussätzigen gelang es kaum, die Strasse zu überqueren, um auf die andere Seite zu kommen. Dabei fiel sein Blick zufällig auf das Schild mit dem Strassennamen. Er näherte sich der blauen Tafel und las, wie um sich zu überzeugen:„Leninstrasse – Ulica V.I.Ljenina“.
„He, bravo Väterchen Lenin! – rief er aus. – Hast deine Strasse gut gewählt! Schau her, überall Geschäfte! Voll mit Ware! Nicht umsonst nannten sie dich den Vater der Armen dieser Welt! Schau nur! Alle hast du sie zu feinen Herren gemacht! Die, die zur Schule gingen, wurden Beamte! Die, die ein Handwerk hatten, wurden Ladenbesitzer! Die, die es verstehen an der Spitze zu stehen, wurden Machthaber! Bravo, Grosser Vater!“
„Mir hingegen hast du nicht geholfen. Arbeit finde ich keine. Einen Beruf habe ich nicht. Gebildet bin ich nicht.“
„Aber ich bin dir deswegen nicht im Geringsten böse. Ein Proletarier muss ein Proletarier bleiben!“
– Hau ab, alter Trottel, und nimm dich in Acht vor den vor der Polizei! – schrie ihn ein Ladenbesitzer an, kaum hatte er ihn gehört.
– Hört mal, was hab ich getan, guter Herr? Ich spreche nur mit mir selbst! – reagierte Selim betroffen.
– Hau ab, hörst du, hab ich dir gesagt! Bring mir kein Gezänk in den Laden! Du hast wie es scheint ein gefährliches Mundwerk! – drohte ihm der Ladenbesitzer erneut und packte ihn am Arm. Selim der Aussätzige entfernte sich ohne einen Mucks.
Nun wurde seine Nase sofort von würzigem Fleischduft gekitzelt. Er war vor der kleinen geöffneten Türe eines Grilllokals angelangt. Ein junger Bursche, dem der Schweiss vor Hitze über die Haut lief, drehte die Fleischstückchen auf dem Grill und blies in die Glut. Der wohlriechende Duft regte Selims Appetit an, der Magen begann ihm zu knurren.
„Wäre es Sünde, wenn Selim der Aussätzige ins Grilllokal träte und ein Köfte ässe? Ein kleines, rundes Köfte?!“ – fragte er sich.
Es war lange her, seit er das letzte Mal ein kleines Bisschen Fleisch in seinem ausgetrockneten Mund gehabt hatte. So etwas wäre etwas ausserordentlich Seltenes, ein unerlaubtes Privileg für einen Proletarier wie er. Und nachdem sein Magen so unerwartet in Versuchung geführt worden war, vergass er sich völlig, so dass er die vier betrunkenen Polizisten in der Ecke des Grilllokals nicht bemerkte. Nicht einmal ihre auf Serbisch ausgesprochenen Bestellungen. Seine Füsse blieben einfach vor der Türe stehen.
Bis er zur Theke gelangte, berührte er mehrmals seine Jackentasche, wie um sicherzustellen, dass das Maisbrot noch dort war. Ganz sachte und versunken in seinen Traum wandte er sich an den Wirt, einen dicken und unsympathischen Mann, der sich kaum hinter der Vitrine zurückhalten konnte:
– Bitte, kann ich ein einzelnes Köfte haben? Das Brot habe ich bei mir im Sack!
– Hau ab, raus! – schrie jener. – Das geht nicht!
– Bitte! Ich zahle. Ich habe Geld für ein Köfte!
– Hau ab, raus, sag ich dir! Belästige nicht meine Kunden! – befahl der andere schroff.
Als Selim gerade weiter erklären wollte, stand ein dicker Polizist auf, stockbetrunken von den vielen Gläsern Bier, die er geleert hatte, und ununterbrochen gähnend vom zu vielen Essen, und packte ihn am Nacken:
– Hau ab, raus, ich f… deine Mutter! – herrschte er ihn auf Serbisch an.
– Oh hört doch! – schrie Selim von draussen. – Ich zahle es! Schaut, ich habe das Geld!
– Scher dich weg, hast du gehört, Bettler! – drohte der Besitzer. – Einzelne Köfte verkaufen wir nicht! Habt ihr das schon mal gehört, er werde es mit seinem mitgebrachten Brot essen! Wo bist du geboren? Auf dem Mond?!
– Nein, hört mich an, hier bin ich geboren! In diesem Wilajet! – gab Selim bitter zur Antwort. – Und dass du es weißt, ich bin kein Bettler! Wenn ich auch auf der Strasse sterben müsste, meine Hand strecke ich nicht aus!
– Ha-a! – lachte ihn der andere aus. – Schau doch die Fetzen die du trägst!
Damit hatte er ihn zu weit in die Enge getrieben. Nie war Selim der Aussätzige in einer schwierigeren Lage gewesen als jetzt. Nicht einmal damals, als er vom Bauholz lebensgefährlich verletzt. „Wäre ich gestorben – sagte er – hätten sie mich zum Helden der sozialistischen Arbeit ernannt!“
– Höre, schämst du dich nicht, so mit mir zu reden? – erwiderte er ihm mit lauter Stimme. – Man sollte meinen, es sollte dir zur Ehre gereichen, dass du deinen Laden an der Strasse Lenins hast! Aber war Lenin nicht der Vater aller Armen der Welt?! He, Väterchen Lenin! Dein Proletarier kann sich nicht einmal ein Fleischbällchen kaufen! Du brichst mir das Herz, Ehrenwort ! – und es fehlte nicht viel, dass Selim in Weinen ausgebrochen wäre.
Noch bevor Selim zu Ende gesprochen hatte, standen die Polizisten vom Tisch auf. Sie packten ihn. Sie warfen ihn zu Boden und schlugen ihn mit Gummiknüppeln und Fäusten, traten ihn mit Fusstritten. Wo sie ihn treffen konnten. Auf den Lärm hin versammelten sich viele Leute. Niemand bot den Schlägern die Stirn und wagte es, etwas zu sagen. Woher sollten die Leute wissen, was geschehen war! Sie schauten nur zu.
– Was hast du gegen Lenin und den Sozialismus? Gegen das Proletariat? Gegen unsere Gesellschaft?
– Gegen die Selbstverwaltung? … – liessen die Polizisten zornentbrannt ihre Wut an ihrer Beute aus.
– Du Mistkerl! Albanischer Nationalist! Albanischer Separatist! Irredentistischer Mistkerl!
– Ich f… deine albanische Mutter! Schwein!
Irgendwann rührte sich die Menge. Die Polizisten fühlten sich herausgefordert von der Bewegung in der Menschenansammlung. Nervös begannen sie zu drohen. Sie hatten den Eindruck, dass die Masse sich mit dem Staatsfeind solidarisierte, der geschlagen, verurteilt, umgebracht werden musste, da er die heiligste Figur des Jahrhunderts beleidigt hatte. Sie sahen nicht auf den Geschlagenen, der die letzten Augenblicke seines Lebens zählte. Sie zogen die Waffen aus dem Gürtel und schossen ein paar Mal in die Luft, ganz nahe an den Köpfen der Leute vorbei.
Davon eingeschüchtert verstreuten sich die Menschen in alle Richtungen. Ein Taxichauffeur, der den Geschlagenen kannte, näherte sich langsam und beruhigte die Polizisten. Er zeigte lange auf ihr Opfer. Im Guten bewegte er sie dazu, ins Grilllokal zurückzukehren, und bestellte ihnen zu Trinken. Dann liess er sich von ihnen die Erlaubnis geben, den Körper des Verstorbenen vom Ort des Vorfalls zu entfernen.
So endete der letzte Proletarier jenes Landstrichs. Das Ereignis hatte kein Echo. Weder eine offizielle Version, noch eine Zeile in irgendeiner Zeitung gab es über diesen Fall!
Es gab lediglich ein paar der üblichen Spötteleien von jenen, die dieses üble Handwerk betrieben.
– Der Unglückliche starb für ein Köfte! – sagten einige.
– Natürlich, er war nicht umsonst der letzte Proletarier! – fügten die andern hinzu.

P.S.
-Diese Erzählug wurde von der Sarah Barbara Gretler,
aus der Buch “Spuren einer Zeit”, Faik Konica, Prishtina 2005, übersetzt.

Ben Blushi në gjurmët e bizantinit Phrantes / Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri

 

Ben Blushi në gjurmët   e bizantinit Phrantes

 

 

Eshref Ymeri

 

nga  Prof. Dr. Eshref Ymeri

 

 

Nuk kam pasur rastin ta lexoj librin e Ben Blushit me titull “Hëna e Shqipërisë”, por para do kohësh lexova në faqen e Facebook-ut (20 prill 2014) të zotit Kastriot Muftaraj analizën shteruese me titull “Mbi librin e Ben Blushit “Hëna e Shqipërisë””. Në atë analizë, zoti Kastriot Myftaraj e kishte skanerizuar mrekullisht librin e Ben Blushit. Nga ajo analizë, në këndvështrimin tim, dalin në spikamë dy gjëra interesante.

Së pari, Ben Blushi është kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Në këtë aspekt, ai i bashkohet korit të argatëve të kollarisur të Serbisë në Kosovë, të përfaqësuar nga Nexhmedin Spahiu, Migjen Kelmendi, Imer Mushkolaj, Halil Matoshi e ndonjë tjetër, të cilët janë munduar e po mundohen të shpikin një komb kosovar dhe një gjuhë kosovarishte.

Shovinizmi rusomadh, për interesat e shovinizmit serbomadh, nuk dëshiron në asnjë mënyrë që në jugun e Serbisë të krijohet një shtet i fuqishëm shqiptar. Prandaj ka shpikur “kombin kosovar”, pronar të shtetit kosovar, siç i pëlqen të shprehet Nexhmedin Spahiu. Shovinizmit rusoserbomadh i intereson, makar edhe të ekzistojë një shtet i pavarur kosovar, me qëllim që të tallet me të, ashtu siç ka vazhduar të tallet deri tani, në mënyrë që të vijë duke e shkërmoqur ca nga ca përmes argatëve të tij të kollarisur që ka në Kosovë. Prandaj ka shumë të drejtë një analist atdhetar kosovar që thotë se prapa kodrës sebe dhe prapa malit grek qëndron Rusia.

Shteti karagjoz grek, nga ana e vet, po ashtu, nuk e dëshiron në asnjë mënyrë krijimin e një shteti të fuqishëm shqiptar në veriun e vet. Që prej vitit 1913 dhe deri në ditët e sotme, Greqia, kjo kryekështjellë e gënjeshtrës, e hipokrizisë dhe e mashtrimit, s’ka lënë kusur pa bërë që të marrë Epirin e Veriut, duke harruar qëllimisht faktin që trojet etnike shqiptare shtrihen deri në Artë e Prevezë. Arsyen e vërtetë se pse këtij shteti karagjoz i shkon lodra e fëmijës kur e mendon se sipër kufijve të tij veriorë mund të krijohet një shtet i  fuqishëm shqiptar, brenda trojeve të veta etnike, na e zbulon gazetarja holandeze Ingeborg Beugel në një intervistë që ka dhënë për Sarajevo-x.com. Ajo ka deklaruar:

“… kam dëgjuar gjatë gjithë kohës argumentet greke mbi rrezikun e një “aksi mysliman” rreth Greqisë, ku, me marifet, Kosova do të bashkohej me Shqipërinë dhe do të bënin një Shqipëri të Madhe, që do ta bënte Greqinë një “sanduiç” me armikun e saj të vjetër, Turqinë. Natyrisht që ishte edhe argumenti i solidaritetit ortodoks dhe urrejtja e vjetër ndaj myslimanëve, aleatëve të Turqisë. Por unë nuk e kam besuar kurrë këtë gjë” (Citohet sipas faqes së internetit: “Greqia, kjo bishë e Ballkanit”. 05 prill 2010. Përgatiti Albert Hitoaliaj. Marrë nga Sarajevo-x.com).

Pra, ja ku fle lepuri: Serbia dhe Greqia, me përkrahjen e Rusisë “prapa kodrës serbe” dhe “prapa malit grek”, nuk dëshirojnë në asnjë mënyrë që të  krijohet një shtet i ribashkuar kombëtar shqiptar, brenda trojeve të tij etnike. Prandaj treshja ortodokse ka shpikur një detyrë shumë të vështirë për t’u zgjidhur, siç është sajimi i “kombit kosovar” që nesër-pasnesër mund të shoqërohet edhe me sajimin e “kombit iliridas”, pas një shpërbërjeje të mundshme të Maqedonisë. Dhe këtë detyrë kaq të vështirë, kjo treshe ortodokse ua ka lënë në derë për ta zgjidhur argatëve të lartpërmendur, të cilëve, në vetminë e tyre dëshpëruese, u bashkohet Ben Blushi për t’u dhënë kurajë në misionin e tyre antikombëtar kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Së dyti, Ben Blushi për Shqipërinë paska bërë një parashikim katastrofik (apokaliptik), sipas të cilit pas dy shekujsh dhe pikërisht në vitin 2214, Shqipëria dashka të zhduket nga faqja e dheut. Me këtë rast, zoti Kastriot Myftaraj, në analizën e vet, shkruan:

Shqipëria do të zhduket nga mungesa e lindjeve, e kombinuar me largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Blushi qartësisht nuk e duron dot ekzistencën e Shqipërisë. E vetmja brengë për Blushin është se ai nuk do të jetojë që ta shikojë zhdukjen e Shqipërisë”.

Parashikime të tilla apokaliptike për Shqipërinë sigurisht që mund t’i bëjë një njeri që s’është shqiptar. Prandaj ka të drejtë zoti Kastriot Myftaraj kur thotë se  “Blushi në fakt nuk e konsideron veten shqiptar”. Ky pozicionim prej jo shqiptari i Ben Blushit më solli menjëherë në kujtesë letrën e Mitrush Kutelit, drejtuar Mustafa Greblleshit më 28 gusht të vitit 1961. Në atë letër, Kuteli, ndër të tjera, shkruan:

“…

Një ditë në Belgrad Shutja (Dh. Shuteriqi – sqarimi ynë) më pat pyetur: Mitrush, ç’do të bënje ti po të kishe gjetur një vepër të pabotuar të një shkrimtari të vdekur? – Ia ktheva: – Do t’i bënja një parathënie dhe do ta botonja. Ay: – Me emrin e kujt? – Të atij që e ka shkruar. Do të kënaqesha t’i jepnja lexonjësit një vepër që mund të zhdukej. – Jo, më tha, vepra e gjetur është imja se unë e gjeta. Pra unë, gjetësi jam ‘autori’ i saj. – Ti s’je autor se nuk e brumose në mëndje e shpirt, nuk vuajte ti në të lindurat, nuk…nuk…- Ay më shikoi tinzar dhe e ktheu fjalën: – Po kur boton një këngë popullore? – Kur botonj një këngë popullore, them se ku e kam mbledhur, kush ma ka treguar. Roli im është ta mbledh, ta botoj, t’i tregoj burimin. -Ay përsëri: – Po ay që ta dha këtë këngë s’është autor i saj, pra…- Unë s’them se filani e ka qitur këtë këngë, them vetëm se ay ma ka treguar…- Shutja e ktheu prapë, të prerë: – Jo, s’jam dakord ! Vepra që kam gjetur është imja…- I thashë : – Kësaj i thonë vjedhje !..- Ay u ngrys…

Këtu u mbyll muhabeti ynë në rrugët e Belgradit në dhjetor 1945. Atëhere Shutja ishte mjaft modest, por brenda tij gurgullonte kazani i madh i shejtanit. Lëvdonte shkrimet e mia, ngrinte në qiell Lame Kodrën. Pastaj nisi të ngrihet gjersa u bë burrë me llullë, me berè e me automobil; më shau e përshau, pështyu, lëpiu, hoqi “i” -në në fund të mbiemërit që të vërtetonte tezën e tij, siç i tha Popoviçit vetë në tryezë: “Emri ynë vjen nga fjala serbe ‘Shute’ që do të thotë ‘shaka’. Rjedhim nga një familje e Stara Serbisë të Despotatit të Elbasanit. Pra, si të thuash, ‘unë’ jam ‘ti’. Ndihmomë të ngrihem lart! Jepmë, të kam vëlla”!

Më falni që u zgjata kaq shumë me këtë “Dhimitriadë Shuteriqore”, po këto të gjitha m’i zgjoi karasyfeti i tij arogant që endej rrugëve të Pogradecit…Një grek i moçëm me emrin Phrantjes, historian, paska thënë:  “Shqiptarët janë populli më i lig e më i kotë (‘le plus inutile’) në botë” . Përfundimi? Duhet të çduket…Kështu thotë bizantini Phrantes. Domosdo, Phrantes është armik, është ujk dhe ka folur, shkruar e vepruar ndofta si ujk. Por ujku njihet dhe njeriu di se si të mbrohet kundër tij: me sëpatë, me kopaçe. Por si të mbrohet kundër ujkut të veshur me lëkurë dele!? Si të mbrohet kundër atij që i flet si ëngjëll e vepron si shejtan? Të gjitha këto i lexoj, i bluaj me mëndje natën, s’më zë gjumi dhe më vjen të çmëndem… (Citohet sipas: “Letër e Mitrush Kutelit, dërguar Mustafa Greblleshit”. Gazeta “E djathta”. Nr. 53. 03 nëntor 1995).

Dhe Miladin Popoviçi e ndihmoi vëllain e vet. I vuri detyrë argatit të vet Enver Hoxha që Dhimitër Shuteriqin ta ngrinte në detyra të larta shtetërore, deri në Kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve. Me sa duket, Blushin nuk e lë të qetë thirrja e gjakut. Gjyshi i tij me prejardhje serbe, i thërret që nga bota e përtejme që të ngrihet në mbrojtje të kauzës serbe kundër ribashkimit të trojeve etnike shqiptare. Por, për arsye të miqësisë ortodokse serbogreke, në gjakun e Blushit, me sa duket, lëvrijnë edhe qeliza greke, të cilat, me parashikimin që bën për zhdukjen e Shqipërisë pas dy shekujsh, e binjakëzojnë me historianin shovinist grek të kohës së bizantit, Phrantes.

Por duhet t’i japim hakun Blushit: megjithëse që të dy, edhe Blushi, edhe Phrantes, janë për zhdukjen e Shqipërisë, Blushi parashikon zhdukjen e vetvetishme, zhdukjen paqësore të Shqipërisë, ndërkohë që Phrantes, si grek që është, si armik i betuar i etnisë shqiptare, bën thirrje pë zhdukjen e dhunshme të saj.

Kot brengoset Blushi kur mendon se nuk do të jetojë që ta shikojë zhdukjen e Shqipërisë. Si deputet që është, ai, me paratë e shtetit, mund të niset për një vizitë në Kinë dhe atje, me ndihmën e autoriteteve vendase, të shkojë për piknik në zona të thella dhe të ngjitet deri në Tibet, ku rritet bari (eliksiri) i rinisë dhe i jetëgjatësisë. Atje ai, po me paratë e shtetit, mund të sigurojë dozën e nevojshme që do t’i sigurojë një jetë bukur të gjatë që do ta kapërcejë edhe vitin 2214, kur ai do të soditë i qetë “zhdukjen” e Shqipërisë.

 

Santa Barbara, Kaliforni

10 tetor 2014

Pas fjalëve të mjerimit të Balkan Autor-it . / Reagim i Prof. Eshref Ymeri-it, lidhur me paraqitjet e Ben Blushi-it.

 

 Pas fjalëve të mjerimit të Balkan Autor-it

 

 

 

Eshref Ymeri

 

Reagim i  Prof. Eshref Ymeri-it, lidhur me paraqitjet e Ben Blushi-it.

 

 

Pas botimit në internet të shkrimit tim me titull “Ben Blushi në gjurmët e bizantinit Phrantes”, vjen menjëherë reagimi i Balkan Autor-it, i cili, në rubrikën “Komente” të organit “Fjala e Lirë”, më sulmon si më poshtë. Tekstin e sulmit të tij po e riprodhoj me pikë e me presje:

I “nderuar” Prof. dr. Eshref Ymeri, si mund te shkruash per nje autor dhe letersine e tij pa e lexuar? Si mund te mbeshtetesh mbi pandehme e fakte te paqena me ato grada qe ke krah emrit? Ku ka ne kete bote analiza dhe analiste shterues? Pse duhet paargjykuar Ben Blushi si shkrimtar? Apo se u shpall nga juria e vleresimt si shkrimtar evropian? Po kot flasim se ju kedo qe te qe shpalluar njesoj do te paragjykonit”.

Së pari, Balkan Autor-i, duke qenë i fushës së letrave, duhet të kulturohet nga ana gjuhësore. Shqipja jonë e bekuar ka 36 shkronja, jo 35, siç i pëlqen Balkan Autor-it. Me sa duket, shkronjën ë ky Balkan Autor-i e paska flakur nga alfabeti i shqipes.

Së dyti, si i fushës së letrave që është, Balkan Autor-it nuk i ka hije, për të mos thënë që është e turpshme, t’i shkruaj fjalët me gabime drejtshkrimore trashanike, siç është rasti i fjalës paargjykuar, që duhet shkruar paragjykuar, dhe i fjalës shpalluar që duhet shkruar shpallur. Me sa duket, nga zelli i tepruar për të më sulmuar mua sa më shpejt që të ishte e mundur, Balkan Autor-i, duke mos pasur respekt për publikun, nuk e ka quajtur të nevojshme ta lexonte tekstin para se ta niste për në faqen e internetit.

Së treti, Balkan Autor-i harron që i-ja  është nyje e përparme e mbiemrit “i nderuar”, që është, pra, mbiemër i nyjshëm dhe kur i drejtohesh dikujt me dëshirën për ta fyer apo për ta ironizuar, ai duhet futur në thonjëza i tërë. Prandaj Balkan Autor-i, duke m’u drejtuar mua me ironi apo për të më fyer, ka vepruar gabim që i-në e ka lënë jashtë thonjëzave. Kjo dëshmon përsëri se Balkan Autor-i e ka të gjymtë kulturën gjuhësore.

Së katërti, zoti Kastriot Myftaraj analizën e librit të Ben Blushit “Hëna e Shqipërisë” e ka bërë në mënyrë shteruese. Ai ka folur me gjuhën e fakteve, me citime konkrete nga faqet e librit dhe Ben Blushin e ka mbërthyer me shpatulla pas murit. Por deri tani, në faqet e internetit, unë s’kam parë të botuar  ndonjë reagim të Ben Blushit kundër zotit Kastriot Myftaraj. Po ashtu, edhe Balkan Autor-i,deri tani, në faqet e internetit s’është bërë i gjallë për të dalë në mbrojtje të Ben Blushit dhe për t’iu kundërvënë zotit Kastriot Myftaraj.

Së pesti, nga analiza mjaft autoritare e zotit Kastriot Myftaraj, dilnin në spikamë dy çështje të mprehta: e para: Ben Blushi është kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë; e dyta: Shqipëria, sipas Ben Blushit, do të zhduket pas 200 vjetësh. Përfundimi i parë i Blushit i vjen shumë në osh Evropës, e cila, në bashkëpunim të ngushtë me shovinizmin rusomadh, për interesat e grekosllavizmit, na copëtoi trojet tona etnike. Me këtë përfundim që nxjerr Blushi, mbron interesat e shovinizmit serbomadh dhe të kishës shoviniste serbe, e cila, me gojën e fashistit me veladon me emrin Irinej, ka deklaruar botërisht se Serbia do të kthehet në Kosovë, qoftë edhe pas 2 mijë vjetësh. Blushi nuk mund të nxjerrë përfundim tjetër se në dejet e tij rrjedh gjak serb, se gjyshi i tij ia ka thënë troç Miladin Popoviçit se cila ishte prejardhja e tij (e gjyshit të Ben Blushit): “nga një familje e Stara Serbisë të Despotatit të Elbasanit”.

Çuditërisht, Balkan Autor-i, në sulmin që ndërmerr kundër meje, e  anashkalon këtë përfundim të Ben Blushit që zoti Kastriot Myftaraj e ka analizuar hollësisht dhe që unë u ndala posaçërisht në artikullin tim. Me sa duket, Balkan Autor-i i bën fresk me servilizëm Ben Blushit dhe e radhit veten në përkrahje të të gjithë antishqiptarëve që janë kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Pra, duke zënë një pozicion antikombëtar, Balkan Autor-i çon ujë në mullirin e boshtit shovinist  Beograd – Moskë – Athinë që është kundër ribashkimit të trojeve etnike shqiptare.

Gjate verës dhe vjeshtës së vitit 1999 kam qenë katër herë me shërbim në Kosovë, si përkthyes. Tri herë kam shoqëruar grupe gazetarësh ukrainas dhe një herë një grup gazetarësh rusë. Nga takimet e shumta që ata patën me qytetarë të thjeshtë të Kosovës, që nga fshati Çabër i Mitrovicës e deri në fshatin Grejkoc të Prizrenit, nga Kaçaniku e deri në Pejë, rezultoi një tjetër mendim, i përkundërt tani me atë të Ben Blushit. Pyetjes së gazetarëve se si e shikonin ata, si qytetarë të thjeshtë, perspektivën e Kosovës, të gjithë i përgjigjeshin njëlloj: të pavarur dhe të ribashkuar me Shqipërinë. Është tjetër punë nëse Ben Blushi, në kafenetë e Prishtinës, është takuar me njerëz të kallëpit të Nexhmedin Spahiut, të Migjen Kelmendit etj. të cilët kanë bukën e Kosovës, por bëjnë duanë e Serbisë.

Balkan Autor-i anashkalon qëllimisht edhe përfundimin e dytë të Ben Blushit, sipas të cilit Shqipëria do të zhduket pas 200 vjetësh. Rrjedhimisht del vetvetiu edhe përfundimi i nënkuptueshëm se do të zhduket edhe gjuha shqipe. Ben Blushi dhe servili i pështirë i tij Balkan Autor-i kot rreken t’u mbushin mendjen njerëzve se një gjë e tillë ka për të ndodhur me të vërtetë. Mbi etninë shqiptare, që prej antikitetit dhe deri në fundin e shek. XX janë dyndur dallgët e 27 pushtimeve barbare, por ajo ka arritur të mbijetojë. Sepse forca e mbijetesës së saj është e jashtëzakonshme. Etnia shqiptare nuk mund të zhduket kurrën e kurrës se është e pazhdukshme gjuha shqipe që është gjuhë hyjnore, gjuha e ilirëve, të cilët, siç thotë natyralisti i famshëm romak Plini Plaku (23-79), kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e morën prej tyre.

Etnia shqiptare nuk do të zhduket kurrë dhe nuk dëshiron as zhdukjen e etnive fqinje, por me kusht që çdo etni të jetojë në trojet e veta etnike, në kuadrin e një shteti mbarëkombëtar.

Në fund dëshiroj të theksoj se zeja e mercenarit është mjaft fitimprurëse, se mercenar mund të bëhesh kollaj. Kurse zeja e atdhetarit, e njeriut me dinjitet të lartë kombëtar, është shumë e vështirë për t’u ushtruar. Është në dorën e gjithsecilit të vendosë se cilën zeje duhet të zgjedhë. Kjo varet nga edukata që ka marrë gjithsekush në familjen e vet, e cila është kudhra e parë e formimit të personalitetit të njeriut. Një aforizëm i kohëve të kahershme thotë:

“Mercenarët nuk vdesin, ata zbresin në skëterrë për t’u rigrupuar”.

 

Reagim : Në mbështetje të prof. Eshref Ymeri-t / nga Cenë Pushkolli, gazetar Prishtinë, Kosova Historike

 

Reagim

 

 

 

Eshref Ymeri

 

Në mbështetje të prof. Eshref Ymeri-t

 

Nga Cenë Pushkolli, gazetar Prishtinë, Kosova Historike

 

Në shkrimin e Prof. dr. Eshref Ymeri-t “Ben Blushi në gjurmët e bizantinit Phrantes” lexuesit të nderuar i bëhet me dije se Ben Blushi përveç që nuk po e dashka Shqipërinë e Ribashkuar, ai edhe fundin e saj po e parashike pas 200 vjetësh. Për këto dy çështje shumë të rëndësishme për Kombin Shqiptar do të duhej të reagonte çdo shqiptar i ” pjellës”shqiptare (lexo: çdo shqiptar që ia dëshiron të mirën kombit shqiptar)ashtu siç ka reaguar me të drejt Profesori i nderuar, veprimtari i palodhur i kauzës gjithkombëtare shqiptare, luftëtari i trazuar për Ribashkimin Kombëtar, prof. Eshref Ymeri. Mjerisht në vend se të përkrahet prof. Eshrefi në shkrimin e tij të sipërpërmendur, dikush nga Ballkan Autori(shkrues i pa emër)nis e kritikon prof. e nderuar, pse e paska kritikuar në njeri me dy “sifate” antishqiptare.

Për ta kritikuar me fakte dhe me të drejt Prof. dr. Eshref Ymeri-n duhet pasur minimum gradat shkencore siç ka prof. Eshrefi, përvojën e gjatë në grumbuj të letrave dhe mbi të gjitha edukatën kombëtare shqiptare dhe dashurinë për RIBASHKIMIN E KOMBIT në një Shqipëri Etnike. Nuk është e rastësishme ajo çka thotë Ben Blushi lidhurme Ribashkjimin Kombëtar, ai praqenka kundër Ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë; e dyta: Shqipëria, sipas Ben Blushit, do të zhduket pas 200 vjetësh.” Zaten pse është kjo kështu siç po them unë po bazohem në këtë pjesë të shkrimit të prof. Eshrefit: “Blushi nuk mund të nxjerrë përfundim tjetër se në dejet e tij rrjedh gjak serb, se gjyshi i tij ia ka thënë troç Miladin Popoviçit se cila ishte prejardhja e tij (e gjyshit të Ben Blushit): nga një familje e Stara Serbisë të Despotatit të Elbasanit”.” Pra sipas asaj që mund të kuptohet Ben Blushi paska prejardhje jo shqiptare, prandaj, nuk është çudi se çfarë paska thënë.

Prof. Eshref Ymeri askënd nuk e merr në thumb pa pasur vërtetë arsye të madhe. E arsyet pse ka reaguar prof. Eshrefi qenkan aq të mëdha saqë një njeri siç është prof. Eshrefi me një edukatë tashmë të njohur atdhedashurie nuk mund të qëndrojë indiferent. Unë më tepër nuk po e zgjas në këtë shkrim timin në përkrahje të prof. Eshrefit, por prof. Eshrefit po i them: të lumtë prof. Eshref ta dhëntë Zoti shëndetin, mendjen e mpreftë që ta pritësh RIBASHKIMIN KOMBËTAR

 

 

 

P.S.

 Për të parë lexuesi se pse kam reaguar në vijim -vazhdim janë dy shkrimet- reagimet e prof. Eshref Ymeri-it, lidhur me paraqitjet e Ben Blushi-it.