Reagim : Në mbështetje të prof. Eshref Ymeri-t / nga Cenë Pushkolli, gazetar Prishtinë, Kosova Historike

 

Reagim

 

 

 

Eshref Ymeri

 

Në mbështetje të prof. Eshref Ymeri-t

 

Nga Cenë Pushkolli, gazetar Prishtinë, Kosova Historike

 

Në shkrimin e Prof. dr. Eshref Ymeri-t “Ben Blushi në gjurmët e bizantinit Phrantes” lexuesit të nderuar i bëhet me dije se Ben Blushi përveç që nuk po e dashka Shqipërinë e Ribashkuar, ai edhe fundin e saj po e parashike pas 200 vjetësh. Për këto dy çështje shumë të rëndësishme për Kombin Shqiptar do të duhej të reagonte çdo shqiptar i ” pjellës”shqiptare (lexo: çdo shqiptar që ia dëshiron të mirën kombit shqiptar)ashtu siç ka reaguar me të drejt Profesori i nderuar, veprimtari i palodhur i kauzës gjithkombëtare shqiptare, luftëtari i trazuar për Ribashkimin Kombëtar, prof. Eshref Ymeri. Mjerisht në vend se të përkrahet prof. Eshrefi në shkrimin e tij të sipërpërmendur, dikush nga Ballkan Autori(shkrues i pa emër)nis e kritikon prof. e nderuar, pse e paska kritikuar në njeri me dy “sifate” antishqiptare.

Për ta kritikuar me fakte dhe me të drejt Prof. dr. Eshref Ymeri-n duhet pasur minimum gradat shkencore siç ka prof. Eshrefi, përvojën e gjatë në grumbuj të letrave dhe mbi të gjitha edukatën kombëtare shqiptare dhe dashurinë për RIBASHKIMIN E KOMBIT në një Shqipëri Etnike. Nuk është e rastësishme ajo çka thotë Ben Blushi lidhurme Ribashkjimin Kombëtar, ai praqenka kundër Ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë; e dyta: Shqipëria, sipas Ben Blushit, do të zhduket pas 200 vjetësh.” Zaten pse është kjo kështu siç po them unë po bazohem në këtë pjesë të shkrimit të prof. Eshrefit: “Blushi nuk mund të nxjerrë përfundim tjetër se në dejet e tij rrjedh gjak serb, se gjyshi i tij ia ka thënë troç Miladin Popoviçit se cila ishte prejardhja e tij (e gjyshit të Ben Blushit): nga një familje e Stara Serbisë të Despotatit të Elbasanit”.” Pra sipas asaj që mund të kuptohet Ben Blushi paska prejardhje jo shqiptare, prandaj, nuk është çudi se çfarë paska thënë.

Prof. Eshref Ymeri askënd nuk e merr në thumb pa pasur vërtetë arsye të madhe. E arsyet pse ka reaguar prof. Eshrefi qenkan aq të mëdha saqë një njeri siç është prof. Eshrefi me një edukatë tashmë të njohur atdhedashurie nuk mund të qëndrojë indiferent. Unë më tepër nuk po e zgjas në këtë shkrim timin në përkrahje të prof. Eshrefit, por prof. Eshrefit po i them: të lumtë prof. Eshref ta dhëntë Zoti shëndetin, mendjen e mpreftë që ta pritësh RIBASHKIMIN KOMBËTAR

 

 

 

P.S.

 Për të parë lexuesi se pse kam reaguar në vijim -vazhdim janë dy shkrimet- reagimet e prof. Eshref Ymeri-it, lidhur me paraqitjet e Ben Blushi-it.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s