Fragmente nga Prushi i bukurisë . ( Përsiatje poetike për artin e fjalës së Prof Anton Nikë Berisha ) / Cikël prej katërmbëdhjetë imazhesh poetike të bukurisë së artit të fjalës.

  Anton Nikë Berisha   Fragmente nga Prushi i bukurisë . Përsiatje poetike për artin e fjalës së Prof Anton Nikë Berisha. (Cikël prej katërmbëdhjetë imazhesh poetike të bukurisë së artit të fjalës) Botim në dy gjuhë, shqip dhe italisht. … Continue reading

Mimoza Rexhvelaj

         Mimoza Rexhvelaj   Mimoza Rexhvelaj ka lindur në  Fier dhe  është rritur në  Malësinë e Madhe. Pas përfundimit të Shkollës Mesme kreu studimet e larta  për Gjuhë-Letërsi. Më pas punoi në  profesionin e  mësuesisë,  profesion që … Continue reading

MË SHUMË SE NJË RRËFIM / Nga Myrteza Mara

MË SHUMË SE NJË RRËFIM

 

 

myrteza

 

   Nga Myrteza Mara

 

 

Dikur, një i ri, që kishte dëshirë të madhe për të thurur vargje, shkoi tek “Mjeshtri i Letrave” dhe i tha se donte të bëhej poet i madh. Donte që vargjet e tij të bëheshin këngë dhe këngët të pushtonin zemrat e njerëzve në gjithë botën. Mjeshtri pa zjarr tek syt e djaloshit dhe i tha qetë-qetë.
-Me vullnet mund të bësh gjithçka, por për t’u bërë poet i madh më parë duhet të mësosh treqind poema antike përmendësh!
-Për të mësuar këto duhen tre vjet! – tha djaloshi i hutuar.
Mjeshtri ktheu shpinën, ndërsa djali u largua për të ardhur pas tre vjetëve. E gjeti Mjeshtrin në të njëtjin vend. I gëzuar, që pas kësaj do bëhej poet i madh, thotë gjithë hare:
-Mjeshtër! I mësova treqind poemat! Jam gati t’i recitoj pa asnjë gabim!
Zemra e djaloshit rrihte si zog i trembur, por Mjeshtri, hijerëndë si mal, tha:
-Shumë mirë ke bërë; tani ik dhe harroi ato që ke mësuar!
-Por duhen dhe tre vjet të tjera,-tha djaloshi i turbulluar, por përgjigja nuk erdhi. Mjeshtri ishte larguar.
Pas tre vjetve të tjerë djaloshi përsëri shkon tek Mjeshtri, që çuditërisht nuk ishte plakur, dhe i thotë:
-Mjeshtër! I harrova poemat, tani s’mbaj mend asnjë varg!
Mjeshtri qeshi, i hodhi dorën mbi sup dhe i thotë tërë besim: Tani shkruaj poezi!

HEROI I VETES / Nga Arqile V Gjata

HEROI I VETES

 

 

 

arqile portret 1

 

Nga Arqile V Gjata

 

 

“Kur jeta e një krijuesi bëhet “realitet letrarë”, poeti bëhet hero i vetvetes, pasi jeta është produkt i poezisë… “
Në kontekst dhe në ndërlidhje të kësaj sentence do mundem dhe kam dëshirë të përballem me modesti për të sjell në vëmendje të t’pranishmëve dhe lexuesëve disa konsiderata dhe mendime rreth veprës poetike të Poetit të heshtur, por të vlerësuar Myslim Maska!
Poeti M.Maska mediton shumë mirë poetikisht. Të lexosh poezinë e tij nuk është e lehtë, por më e vështirë është të komentosh emocionet e poezive të tij kur lexuesi i ka ato ndër duar.
Çastet e leximit të poezive të M.Maskës ndihen dhe pasqyrohen në buzëqeshjet hollake dhe përfytyrimet e çuditëshme që autori të dhuron… deri në dehje.Të gjithë shtresat e lexuesëve emocionohen, pasurohen shprtërisht dhe befasohen me thjeshtësinë poetike të poezisë së tij…e qëmtuar me merak dhe elegance ”ku manushaqja si gjeni e heshtur…brilante e brishtë…me stërkala qielli spërkat fijet e barit.” dhe lexuesi takohet, bashkëbisedon në harmoni me shijet dhe bukurinë e vargjeve të poezive të autorit, ku pena e tij ka entusiazmuar lexuesit dhe kritikën letrare.
Do të doja, ta përcaktoja poezinë e Maskës si, një bisedë me vetveten, me shpirtin e gjithësejcilit mbështjell me shumë ngjyra …“Bilbil, i larë, dritë hëne!”…Në poezinë e Lymit dridhen pemët, zogjtë s’dinë ku të ulen kur mbushet shpirti i poetit me grimca yjesh…Poeti i ka dhënë një dimension vlerash dhe formë të përsosur poezisë së tij në përmbledhjen me poezi të zgjedhura. Padyshim(sipas mendimit tim) dallohet, ndrin, ajo që i jep formë të re në poezinë modern shqipe…është Poezia“ MUZIKË DHOME NË KATËR KOHË” që e ngre mendimin e tij poetik dhe estetik në lartësi që duhet të çmohet nga kritika dhe studjuesit!
…“Atë çast/si një gjethe e florinjë/ra hëna në rrugë….e mori një i verbër/dhe deshta ta fuste në shpirt (Meqë atë çast sikur pa dritë!)/po kur ndjeu ulërimë yjesh,/e hodhi prapë/në qiell…”
Dihet, është thënë dhe është shkruar nga shumë estet e poetë se; “Poezia nuk mësohet, ajo ndihet!”. Lirikat poetike të poetit Myslim Maska ndihen përmes figuracioneve estetike, ajo(poezia e M.Maskës) shikohet si një qënësi, si pjesë e jetës dhe ndjenjave që të përflakin me vargjet e autorit!…”në heshjte, kështu të mëdhenjtë poetë qajnë” ku autori kërkon të shkruaj për dhimbjen time dhe tënden dhe ullinjtë i ngjajnë poetit si kuaj të bardhë.
Subjektet lirike të M.Maskës kapin në tërsin e saj të gjithë prodhimtarinë krijuese, me karakteristika dhe ngjyrime individuale dhe dëndësi ndjenjash të forta. Vëllimi i fundit me poezi të zgjedhura të Maskës “Ndoshta kjo është bota” përbën për poezinë SHQIPE një risi e vlerë ku muza e poetit frymon i shëndetshëme, ai udhëton me ëndrrat, dëshirat, me të bukurën, me fantazinë, dashurinë, vdekjen dhe idet e tija rreth jetës…Pasi ke lexuar me kënaqësi gjithë veprën poetike të autorit kupton mësëmiri se në skenat e teatrit të poezisë së Maskës luhet loja e bukur “ E SË BUKURËS, JETËS, HIJEVE, ZOTAVE, VDEKJES” dhe në kafenen e rinisë së humbur “Ndoshta kjo është bota” gjejmë një realitet letrarë njerzish që i shtohen poezisë tonë, të cilët janë dikushi…ashtu si vet autori.
Veprimtaria letrare e tij është një përvojë, është e prekëshme, e gjall, dinamike dhe në zhvillim si një POET i talemtuar e në rritje cilësore!
Dikur djalosh në një antologji të talenteve të reja, tani poet mendimtar me një poezi sintezë dhe si poet i një proze të bukur
Shumë miq të poetit dhe shkrimtarit Myslim Maska kanë shkruar e folur shumë ndër vite. Ata kanë folur gjatë për t’i dhënë përgjigje vlerësuese mendimeve estetike e filozofike të poezive të tija sintezë dhe si një poet i një proze shumë të bukur.
Dhe në tubime letrare në shkrime studimore për krijimtarin letrare të Myslim Maskës kanë shkruar e kanë folur shumë poet, shkrimtarë e studjues; si Foto Malo, Niko Kacalidha, Thanas Boçi, Murat Aliaj, Marash Mëhilli, Stefan Martiko,Nase Jani, Agim Basha, A.Gjata e të tjerë! ATA, e kanë karakterizuar M.Maskën si poet i metaforave të ëndrrave, si poet mendimtar me një poezi sintezë!.
Në skenat e teatrit të poezisë së Maskës luajnë personazhe të dukshëm e të padukshëm.Lirija individuale e këtyre personazheve është e qënsishme dhe ata dinë të luajnë të jenë dhe frymë, dhe ajër, dhe dritare drite. Ata ndihen të etshëm dhe si lumë, buëzëqeshin me fytyra shumë të bukura që mrekullohen me muzikë dhome….
“Është floku im kjo tufë bari/M’i kreh era/M’i lyen Hëna/M’lanë shqota/mos m’i shkelni, ju lutem!/Jam e re,/e bukur,/Jam e gjallë akoma!
Autori u jep përmasa, vyrtyte, ngjyra, dimensione dhe art fenomeneve të tilla si; E bukura nuk Duket, Ç’ është jeta, Ndoshta koj është bota, Kur ta vjedhin dashurinë, Kur lulet e qershisë dridhen. Vargjet poetike e vëllimit me poezi të zgjedhura “Ndoshta kjo është bota” kanë kolorite, dëndësi ndjenjash të forta. Poezit e autorit udhëtojnë bashkë me ëndrrat, dëshirat, fantazinë dhe përciell shumë mendime filozofike. Autori ka mendim, forcë dhe aftësi poetike të lartë cilësore për të trajtuar me pathos tema që “janë të frikëshme”, por Poti ia ka aritur qëllimit t’i pikturoj me ngjyra, me mjete stilistike e aftësi krijuese e të luaj shumë bukur me Zotat, Hijet dhe Vdekjen..Krijimet poetike me motive e tema të ashtuquajtura të përjetëshme është shumë e pranishme në poezinë e Maskës. Ato, janë trajtuar me kujdes, pa teprime e retorikë, pasi… lirija e tij individuale u ka dhënë këtyre temave frymëmarrje dhe grishje që të ngelen thellë në kujtesë…Sidoqoft, për lexues të zakonshëm ndihet negativizmi ndaj dëndurisë të fjalëve-vdekje, hije, varr…por, duke pasur parasysh-mendimin estetik të Akademikut Rexhep Qosja që thotë: “ Sa më i parëndësishëm të jetë një njeri, aq më shumë i frikësohet vdekjes!”. Them dhe besoj se, dëndurija e këtyre figurave e përligj poezinë e M.Maskës!
E bukura nuk Duket!
S’më kujtohet mirë se ç’vit ishte,/2005 apo 5002.Sidoqoftë,/Thelbi i çështjes qe
Milingona e plagosur për vdekje./Nuk dihet mire/Kush e plagosi dhe pse! Por dihet saktë/Që/Dhjetë poetë apo tridhjetë, të prekur nga epidemia e Metamorfozës;/(D,m.th.dhe ata kishin përmasat e milingonës)
Qënë mbledhur rrotull saj,/Ziheshin e grindeshin/Si ta shpëtonin…

Ç’është Jeta?…
Ç’është jeta?!/Ku ta di!/Ata që mrekullira presin,/Le ta kuptojnë vetë/Pak minutaPara se të vdesin….
Këto vargje plot filozofi e art vërtetojnë një të vërtetë se, jeta është një udhë e pambarim, plot enigma dhe ka ligjet e saja dialektike!
Do të doja ta përcaktoja poezinë e Maskës; Si një bisedë me vetveten, me shpirtin e gjithësejcilit mbështjell me shumë ngjyra!

SA NJË PUPËL ZOGU
Varrin ma bëni në një pemë,/Në një fole zogu ma bëni,/Ku rrezet e diellit vallëzojnë/Në pista gjethesh kur fryn erë.
Varrin ma bëni në ajër,/Në një fole zogu ma bëni./Sa një pupël u katandisa/Nga dashuria për njerëzit.
Ja pra, ky është Poeti e Shkrimtari Myslim Maska…!
Tetor  2014