Lexim dhe interpretim i rëndësishëm i romanit ” Karpa”. ( ( Studimi i romanit ” Karpa” të Martin Camajt nga Albana Alia ) / Nga prof. Anton Nikë Berisha

1888609_671686092890213_565414750_n

 

Lexim dhe interpretim i rëndësishëm i romanit – Karpa – 

(  Studimi i romanit ” Karpa”  të Martin Camajt nga Albana Alia )

 

Nga prof. Anton Nikë Berisha

 

 

 

Albana Alia

                         Albana  Alia

 

Botimi i këtij studimi u mundësua nga: / Volume pubblicato con il contributo della:
Fondacioni “Francesco Solano” pranë Universitetit të Kalabrisë/ Fondazione “Francesco Solano” presso l’Università della Calabria.
Shoqata “Martin Camaj” ( Martin-Camaj-Gesellschaft)në Gjermani /Fondazione “Martin-Camaj-Gesellschaft” in Germania.

(Së shpejti botimi në gjuhën shqipe.)

Falenderoj/Ringrazio:
Prof. Francesco Altimarin për prezantimin e librit dhe anëtarët e tjerë të Fondacionit “Francesco Solano”. Prof. Francesco Altimari per la presentazione del libro e gli altri membri della Fondazione “Francesco Solano”.

Frau Erika Camaj, Hans Joachim Lanksch dhe anëtarët e tjerë të Shoqatës “Martin Camaj”.
Frau Erika Camaj, Hans Joachim Lanksch e gli altri membri dell’Associazione “Martin Camaj”.

Në mënyrë të vecantë, falenderoj prof. Anton Nikë Berisha për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme.
Un particolare ringraziamento al prof. Anton Nikë Berisha.

 

Lexim dhe interpretim i rëndësishëm i romanit – Karpa –

 

 

anton-nike-berisha

Prof. Anton Nikë Berisha

 

Studimi i romanit Karpa të Martin Camajt nga Albana Alia përligj dy gjëra të rëndësishme: leximin e thellë dhe interpretimit e ngritur të një teksti letrar poetik për shumëçka të veçantë dhe kompleks.

Në të vërtetë, në këtë studim të saj qartësohet ajo që kisha shkruar qysh më 1991: Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të vlerave tona kulmore artistike; ajo cilësohet me një botë burimore e të pasur tematike e poetike, ka një strukturë të veçantë dhe të mëvetësishme gjuhësore shpre¬hëse dhe një sistem origjinal dhe të ndërliqshëm kupti¬mor. Në letërsinë tonë moderne janë të paktë shembujt që një vepër letrare e një shkrimtari, përkatësisht qasja dhe interpretimi i saj, të të vënë para sprovave të rënda si ajo e Martin Camajt. Për këtë arsye leximi dhe receptimi i saj kërkon shumë më tepër përkushtim e dije nga fusha e artit të fjalës, letërsisë sesa një vepër e zakonshme letrare.

E vetëdijshme për këto tipare e veçanti të veprës letrare të Camajt, Albana zgjodhi si objekt studimi jo vetëm njërin ndër romanet më të rëndësishëm të shkruar në gjuhën tonë, po dhe njërin nga më të vështirët për analizim dhe interpretim.

Studimi dëshmon se autorja e njeh letërsinë dhe se pikërisht kjo njohje i bëri të mundshme qasjen, kërkimin dhe analizimin e formave të mëvetësishme shtjelluese të romanit Karpa si strukturë tekstore dhe të shtresave të shumta kuptimore, sidomos të veçantive të sistemit shprehës dhe të gjuhës poetike. Studimi, po ashtu, dëshmon për një tipar të rëndësishëm: autorja nuk gjurmon saktësimin e kuptimit që del nga struktura e tekstit, po variantet e shumta e të mundshme, duke lënë gjithnjë hapësirën për kërkimin dhe zbulimin e vlerave dhe të përbërësve të tjerë që ndërlidhen me dukuritë e ndryshme të veprimit konkret të njeriut dhe të botës së tij mendore dhe shpirtërore.

Nëpërmjet interpretimit të vëmendshëm të romanit Karpa si vepër arti, Albana ka përligjur atë që ka theksuar Northrop Frye: “Vepra e imagjinatës na paraqet një vizion, jo të madhështisë personale të poetit, por të një gjëje jo person¬ale dhe shumë më madhështore: vizionin e një akti të vendosur të lirisë shpirtërore, vizionin e rikrijimit të njeriut” apo siç shprehej Lasgush Poradeci ynë: “[…] poeti duhet të jetë kursimtar i madh në fjalë, të thotë maksimumin e ndjenjave me minimumin e fjalëve”.
Studimi nga Albana Alia i romanit Karpa të Martin Camajt mund të shërbejë si shembull për t’iu qasur veprave të letërsisë sonë që cilësohen me struktura të tilla të ndërliqshme tekstore poetike, si janë, fjala vjen, veprat e Anton Pashkut e të Azem Shkrelit.

“Dhe rrethi përmbante mbrenda vetes një katedrale gotike ngarkue me mija statue. Dhe statuet vetë ishin stolisë me mija gjymtyrë dhe imtësi me përmbajtje simbolesh me i plasë rrashta atij që i delte përballë katedrales dhe përpiqej ta kuptonte pa njohjen e rregullave të arkitekturës së saj. Gjithçka mbrenda një rrethi, trajta ma e përkryeme e të gjitha trajtave.” – Karpa – Martin Camaj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s