Poezi nga Enertin Dheskali

 

enertin

 

Poezi nga Enertin Dheskali

 

 

 

Të dua nga larg

(Marrë nga vëllimi i dytë poetik, “Përtej ëndrrave dhe përjetësisë”, GlobusR 2008. )

 

I hapa kanatat e zemrës këtë mbrëmje
Dhe prita të më vinte një lajm nga ty,
Më erdhi nga larg zëri yt nëpër endje,
Kristale lotësh më vendosi mbi sy.

Je e vetmja që kam në këtë botë të fëlliqur,
Gjysmëshpirt i trupit të lodhur nga dhimbja,
Je puthja – trëndafil për buzën e rreshkur
Që më mungon në këtë burg vetmie.

Më shaj, e nëse s’më beson, copëtoma zemrën
Që tashmë gjysëm ka mbetur, pa jetë,
Unë nën psherëtima tentoj ta mbys dhimbjen,
Të dua – të them nën lotë që nga larg…

 

 

01. 07. 2008

 

 

 

Historia shkruhet përditë nga pak

( Marrë nga vëllimi i tretë poetik, “Gjak ne kozmos”, 170 faqe, 140 poezi,  2010 )

 

Historia shkruhet përditë nga pak
Me gjurmët e hapave mbi univers,
Herë mbi fletët e kohës mbetet gjak,
Herë mbi penën e jetës ëndrra vdes.

Historia shkruhet përditë nga pak
Me gjurmët e hapave mbi univers,
Heronjtë këndohen, tradhëtari bëhet plak,
Pluhuri i eshtrave kthehet ne vesë.

Historia shkruhet përditë nga pak,
Me gjurmët e hapave mbi univers,
Klithmat e shekujve më vijnë që nga larg
E unë, në heshtjen e pritjes tinzare mbes…

 

 

       27. 09. 2009

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s