Cikël poetik nga Mimoza Rexhvelaj

 

Mimoza Rexhvelaj

 

Cikël poetik nga Mimoza Rexhvelaj

 

 

 

Kush je ti?

 

Kush je ti ?
Mëshirues i botës fatkeqe
Fatin me zinxhirë ke lidhë.
Ndër leqe….
Kush je ti?
Vampir i lustruar,
i parfumosur, i krekosur
Në gjumë më sheh, po fle
Thonjtë nxjerr të më bësh dhé.
Kush je ti?
Ujk i mallkuar
Më tregon se ke ndryshuar
Po në shpirt je ai…
Egërsirë, hekuri.
Kush je ti?
Etje, uri, pré, kërkon
Gjak pi, gjak don,
U ngope, i pangopur
Ushqyer, barktharë
Shpirtin me mëkat ke larë.
Kush je ti?
Idhulltar,
Medaljon ferrin
ke varë.
Nuk e di!
Kush je ti?

 

 

 

Deri kur

 

Të dua, të të pij
deri në amshim
Buzët e tua
tingull trishtimi
Ku var çdo shpresë.
Në altar
Të gjunjëzosh mëkatet
Ajri var shpirtin endacak
Stinëve pa mushkëri.
Dielli i arritsur
si gur varri më rëndon
në cep të rrugës
tretet qiriri i premtimit.
Kupa e agimit
dihat me vaj malli
A do të kthehet
nesër vallë?
E harruar
në thëngjinj të zjarrtë
të pres…
të pres dashuri
Nuk e di sa netë
sa vjet?
Deri kur?
Ndoshta një shekull…
Oh, sa larg…

 

 

 

PENG

 

S’i besoj zhgënjimit…
por ai u bë zot
i shpirtit…
bëj ta vras,
s’e vras dot…
më ka zënë rob
hija e tij më lidhi peng.


 

 

 

S’vlej në botën tuaj

 

Errësirë që të përpin…
Veç tatuazhet e mureve shëmbëllejnë.
Muzik plot ritëm
ekzotik….
Kërcejnë si të çmëndur…
Hijet dhe tymi i cigares…
shishet e alkolit avullojnë
të eksituar…
Hej… bebi…. çoje me fund!
Kush jam unë këtu…
mes jush??
Një statujë mishi
ardhur rastësisht…
që më pëlqen të vuaj…
Të freskoj hijen fosforente…
e zgjoj….
ëndrrat e bukura të aventurës?
JO! JO!
Jam flluckë sapuni
të laj mëkatin e paprekur…
S’NDIHEM MIRË…
më meket fryma…
tek shikoj çmëndurinë
e botës reale.
E VETMUAR
qëndroj…
Ç’vlej unë këtu ?
s’e kuptoj.
Do t’ia mbath
të arratisem nga kjo botë…
IKA…
Mos më ndiqni pas…
Një tjeter bote i përkas…


 

 

EKSTAZË

 

Ndizini zjarret e shpirtit,
Mos kini frikë – hapini portat
Shkundini pluhurat
Mbushni gotat!

Jam uragan sonte.
Jam e çmendur, llahtari,
Dashuria më bën
me krahë në kaltërsi.

Me flatrat e jetës sulmoj
Asgjë s’më ndal.
Kam lindur me yllin e fatit
Qëndisur në ballë.

Ejani dhe ju me mua
në qiellin e shtatë.
S’do lëmë gur dashurie
Pa kthyer mbrapsht…

Borxhlie gjithë jetënt.

Borxhlie gjithë jetën.
prehrit që rrita shtatin
Duarve të rrudhosura,
për të cilat malli më ka verbuar.
Jam gozhdë në shpirt ngujuar….

Si zog i arratisur nga foleja
me brengën e mallit kurorë
shtegëtare në vende te largëta
mes mjegullës përplas flatrat…

Lartësohem e luaj me retë
qellin me duar prek…
Me krahët e mi formoj ylberin,
Botën e njomë, lotët më bien rrëke….

Borxhin e papaguar në zemër peshon
e lidhur me hallkën e gjakut që rrjedh
vij….e kokën mbështes në prehërin tënd
ninullën e jetës kendoma…
O e shtrenjta nënë !


2

Ika nga kjo botë
Errësir që të përpin…

Veç tatuazhet e mureve shëmbëllejnë.
Muzik pot ritëm
ekzotik….
Kërcejnë si të cmëndur,
Hijet dhe tymi i cigares,
shishet e alkolit avullojnë
të eksituar…
Hej bebi coje me fund!
Kush jam unë këtu…
mes jush??
Një statujë mishi
ardhur rastësisht…
që më pëlqen të vuaj,
Të feskoj hijen fosforente,
e zgjoj…
ëndrrat e bukura të aventurës?
JO! JO!
Jam flluckë sapuni
të laj mëkatin e paprekur…
S,NDIHEM MIRË,
më meket fryma,
tek shikoj cmëndurinë
e botes reale.
E VETMUAR
qëndroj…
Ç’ vlej unë ketu ?
se kuptoj.
Do t’ ia mbath
të arratisem nga kjo botë,
IKA…
Mos më ndiqni pas
Një tjeter bote i përkas….

 

3

Të rinj në dashuri
Lindem e rilindem
mes filizash njomshtak
pimë qumësht dallëndysheje.
Flakem si letra të pashkruara
dashuri në sokak.

Po Çerdhen tonë
e ngritëm me sakrifica,
dashuria jonë shtegëtare
zuri vend në hapësirë.

Dhe stina e re…
trokiti me plasje sythesh
lastare qe çeli plot dritë,
e dy lule çukisin në jetë,

Natyra
mbushet me lakmi
kur dashuria pin freski,
dhe stina e vjetër
zilia e bren
nga shija e fishkur….

Gazi ngryset
në skutat e rrudhave.
Por shpirti
kërkon pasion sërisht…

Në vjesht bien petalet
Në pranver çelin sythe të rinj.

 

 

 

 

Ti

 

Në linjën e fundit shpreskëputur
pasqyra e realitetit u thye,
Imazh i grisur i një kohe të humbur
Si flutur e bardhë drejt dritës u kthye.

Orët e vona rëndojnë mbi akrepa,
Mbyturazi rënkoj mbi frymë marrje,
Për sytë e mij mes përlotjesh të lehta,
Ti je mallkim, bota nje tallje. . .

Degjoj natën të rënkojë thellë,
E kujtimet një ankth m’i bluan më keq
Kërkoj një yll, të përflakë në qiell
Por në vend te tij me del ti ,perdreq.

Në rrugën e qumshtit zbathur po rënd
Diku mes ëndrrash pres të të gjej,
Ky shpirt i grisur nuk la një vend
Pa tê kërkuar dhe ku mëndja s’shkel.

Mos m’i shuaj të gjitha shpresat
Lërma një xixëz diku ndez. . .
Atëherë kur përgjumshëm të zgjohem si vesa,
Një rreze prej teje të me bjerë çdo mengjes.

 

 

 

 

Babit

 

Në kërkim të imazhit tënd,
Humba në skutat e rrudhave.
Varka letre mbyten në detin e syve . . .

Cigaren kafshon me buzët e trashura me kallo
Nga pauzat e gjata midis fjalëve
Dhe sapo kujtoj se po hy ne mendjen tënde
Filli këputet ,ne mbesim prap dy skaje.

Por, kur rrëshqas ndër valë e përplasem brigjesh. . .
Zëri yt më rri pas,më mbron shpatullat
‘Boxh! Të ka babi djalë!’
Cila përendi ta bën udhëtimin të lehtë:
E uji, stuhisë,e luftes apo e mallit për te gjallët?

Numeroj hapat e tu të shpejtë
Nga dy e tre shkallë njëherazi,
Frymëmarrjen e zënë “mat” midis tyre,
Dhe fëmijen e zënë “mat” brenda burrit.

Në mbrëmjen e njomur nga vesa
Pres kthimin tënd në Itakë.
E njëjta perëndi që të merr prej meje,
Të kthen sërish tek unë, në darkë.

 

 

 

 

 

Asgjë e re

 

Asgjë e re,
Veç fishkëllima monotone e fletës që kthehet,
Meridianëve të humbur
Mbuluar me pluhura.
Gjurmoj…
Kthesën e fundit në pentagram
Si gjethe me krahë ere fluturojnë
Minutat bosh.
Ora mban frymën me ritmin e zemrës
Tingull trishtimi
Varur mbi buzeqeshjen-gozhdë,
Në cep të buzës.
Asgjë e re
Në horizont . .

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s