Pritej një vendim i tillë nga UEFA, apo…?! / Nga Dr. Zejnepe Alili – Rexhepi

Pritej një vendim i tillë nga UEFA, apo…?!

 

 

 

zejnepe -2

 

Nga Dr. Zejnepe Alili – Rexhepi

 

 

Si mund të vendoste ndryshe Mishel Platini “skileja” franceze dhe pse guxuan shqiptarët të shpresojnë për ndonjë vendim ndryshe nga ky i Platinit, do të ndihmonte thënia: “Miqtë e armiqve të mi a mund të jenë edhe miqtë e mi?!
Kjo është tërësisht ironike për faktin që ne prisnim drejtësi, por kur është vepruar drejt ndaj shqiptarëve…, përpos vetëdijësimit dhe unitetit tonë që vetë t’i dalim zot vetes?!
Të jem e sinqertë, futbolli nuk është sporti im më i pëlqyer, po s’mund të mos e ndaja emocionin dhe krenarinë time gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi dhe natyrisht shqetësimin e përbashkët me tërë popullin tim.
Epilogu edhe mund të parandjehej, kur dihet se emocioni dhe euforia gjithmonë sjellin të tilla përfundime. Po tani më, nuk ka rëndësi kjo. Ne shqiptarët mësuam dhe u mësuam të tjerëve, atë që duhej… ua rikujtuam atyre që kanë harruar, që frika nuk është ves i yni, madje mund edhe të thejmë ”turinj” kur na fyhet himni kombëtar, na nëpërkëmben simbolet kombëtare…, sepse kështu jemi edukuar me breza të tërë, ta mbrojmë me jetë atë që e kemi edhe më të shtrenjtë se vetë jetën – flamurin. Pikërisht ashtu siç vepruan futbollistët tanë, fundja edhe mund t’i quajmë heronj, sepse ata nuk patën frikë që ishin të vetëm, jo në një fushë futbolli ku do të luhej “paq”, por në një arenë hienash që pabesinë, shpifjen, dredhinë i kanë në gjak, pasi ata me shekuj janë mbarsur nga gjaku i papastër i pabesisë së tyre.
Çuditërisht, shqiptarët pas çdo intrige e padrejtësie nuk mposhten, ndihen edhe më të fortë, edhe më unik në qëllimin dhe ëndrrën e tyre: “Të bashkuar në një Atdhe”. Shqiptarët janë popull me dinjitet dhe identitet të paluhatshëm. Kjo natyrisht i step disa vende evropiane.
Mba qëndrim të drejtë Evropë, lëri shprehitë e vjetra! Sepse çdo anëtar i padrejtë përreth teje do të të shpiejë në theqafje, bashkë me moton tënde: “Drejtësi e paqe për të gjithë!
(Vijon)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s