Poezia nga Irina Hysi

irina hysi

 

        Poezia nga Irina Hysi

 

 

Nën një mbulesë!

 

Shpresoj të udhëtoj mendërisht, do të lëkundem ngadalë,
prehërit të shpirtit.
Ftohtë tani e tutje, si hëna jashtë trupit, kthyer në dhomë,
hijet e natës;
Gjetur vendet bosh, membrana e botës engjëjt mbështolli,
në fishkëllimë trishtuese…
Njihte me veten, hapësirën pas kompesate, fijen e ajrit,
peshën e mungesës.
Vakumi shfuqizohej, korrespondonin tërësinë e boshllëkut,
çdo dimensioni.
Padashur, miratuar përvojën, mbylli sytë, mungesa e diçkaje,
fuqia e imazhit ish…
Aq larg nga realiteti, shprehur vet aftësinë, me frymë vetmie,
nxiste nostalgji.
Gjysma e trupit i shkrihej si gjethe çaji, bindshëm hapte ngjyrë,
zgjaste gjuhën, fjollës hollë.
Shihte asgjë në ngjitje, çrregullim çmendurie nën një mbulesë,
flijuar të vërtetën?!
Shkëputur nga bota dhe gjërat e shpirtit, vetëm një moment,
por, zëri i fikej befasisht.

 

Zhvendosej pakapshëm, ecte larg, zhdukej në fazë rrotulluese,
skena e jetës jashtë Universi.
S`ishte vetëm, preku në ëndërr flladin e butë!

 

 

© Irina Hysi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s