Mimoza Rexhvelaj
Mimoza Rexhvelaj ka lindur në Fier dhe është rritur në Malësinë e Madhe. Pas përfundimit të Shkollës Mesme kreu studimet e larta për Gjuhë-Letërsi. Më pas punoi në profesionin e mësuesisë, profesion që e ushtron edhe sot, ku aktualisht punon si Drejtoreshë e Shkollës “Hilë Mosi” . Pas studimeve universitare u diplomua edhe për studimet Master në Universitetin e Shkodres për “Etnokulture” Pasioni për artin e shkruar dhe letërsinë ka qënë dhe është bërë lajmotiv i jetës së saj.
Veprat e publikuara:
Titulli: Dashuri,ti je mëkati im
Autori:Mimoza Rexhvelaj
Redaktor: Flora Dervishi
Kopertina:Mimoza Ahmeti
Botim i shtepis Botuese ”Marin Barleti” 2002
TITULLI: “Fshima lotin”
Autori: Mimoza Rexhvelaj
Redaktor: Fatime Kulli
Kopertina: Anisa Jahja
Shtypur në shtypshkonjën “SHTJEFNI” 2004
TITULLI: “Jepi fjales kohe”
Autori: Mimoza Rexhvelaj
Kopertina: Meritan Spahija
Kujdesi grafik: studio “Vizion”
Redaktor:Aferdita Kraja
Shtëpija Botuese:”Camaj-Pipaj” 2006 “
Vështrime mbi poezinë e Disporës
(Me poetët : Kolec Traboini; Gjekë Marinaj dhe Fatmir Terziu )
Adhuroj poezinë, është jeta ime, fryma, shpirti, shkruaj që në moshe të vogël. Kjo jam unë, as më pak e as më shumë, herë flluskë sapuni..herë lumë,” shprehet poetja.
Në vitet e fundit ka botuar herë pas here në shtypin letrar të kohës dhe është përfshirë në disa antologji poetike si në atë me titull “Korsi i hapur” 1,2,3 – “100 poetë për dashurinë”, “Struga 2012″.
Antrologji ” Sabbat”, si edhe tek “Fluturim Pulëbardhash ” ku u vlersua me mirënjohje .
Vlersuar ndër vite me çmimet :
” Penda e Artë e Migjenit’ ,
” Ibrahim Rugova ” në Istog,
“Mirënjohje” Takimi i Poeteshave ,
“Mirënjohje’ Takimet letrare në Ulqin ,
Titulli ” Poete e talentuar” nga revista “Fjala” ,
“Poete e psikologjisë dhe përformamcës poetike .































Leave a Reply