Poezi nga Anila Themiu

 

anila th

 

       Poezi nga Anila Themiu

 

 

TREGIM I PIKAVE TË SHIUT

 

Mesazhet e pikave të shiut trokasin me alfabetin MORS

Mesazh i ri me gjuhë të vjetër,

si dashuria ime shekullore.

Ky shi vjeshte me kaq furi vërshoi

Vetëm me shtypje gjethet e rëna dhimbjen nxorrën

Flokët leva me kujtimet dhe ndjenjat, të kuqe

pikë pikë qirinjt e mallit varen në supe

digjen përbrenda dhe shiu si shuan dot

si rrjedhin ditët e mungesës

së dehur nga pijet e rrushit vjeshtor

Era e ftohtë vjen nga mesi i Evropës

bën fole

ndez zjarr

ngrohet, në kraharor

 

 

TETOR

 

Tetë-orë pres të hapësh sytë që të lind dielli

tetë shegë shkërrmoq në përparëse të ditës, për ti ndërruar gjak

pres me thikën e ftohtit të agut, një thinjë në ballë të mos dukem plak

Një vit më mbush kockat mornica

Numërojë kokrra shege si tespije ditësh të pamatura

dhe kërcitjen e dhëmbëve në gjumë,për inat të padrejtësive të ditës

me poezi të pathënë e ritmojë në natë ,me ton që ecën në rend ngritës

Tetë orë, për tu ndërruar në stinën e zhveshjes

 

 

ÇPATA QË HYPA NË HËNË

 

Çpata që hypa në hënë!

Sot më shohin të gjithë

Shkëlqen kaq shumë

Ka kaq shumë dritë

Duken të gjita të mijat:

faqet ,syte ,lotet…

Më vjen turp

Njerëzore jam

Të fshihem dua

Mundësi skam

Poshtë jane ujqërit

Me denim qajnë

Për të timin fustan

 

 

 

MIRËSI  E KOHËS

 

Kalon mbi njeriun e shtrirë përtokë

Gjaku  vërshon nga  hundët

Merr me vete  aromën e kohës

Thikën engulur rrotullon ngadalë

Sa herë që zë korë

 

 

 

FILLIM SHTATORI

 

U desh të zhdukeshin përbindëshat

që në ktë botë të vije TI

Tani po shkrijnë akullnajat

me rrëmbim sjellin, dashurinë tonë të ruajtur mirë

Lufta kimike e ndienjës sonë

bombë që kërcet në fshehje,

venave shkatërron

Ndërrojë stina e djersës së pritjes

Ngjyra çokollatë shkrirë vape,

kërkon vjeshtën të emërtojë

Në sytë plot nuanca të piktorit tim,

lidha ngjyrat e mallit

Pyllit të madh të ndjenjës , gjethe ylber, do vendos

Të mbajnë ngrohtë mendimin e ballit.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s