Fragmente nga Prushi i bukurisë . ( Përsiatje poetike për artin e fjalës së Prof Anton Nikë Berisha ) / Cikël prej katërmbëdhjetë imazhesh poetike të bukurisë së artit të fjalës.

anton-nike-berisha

 

Anton Nikë Berisha

 

Fragmente nga Prushi i bukurisë . Përsiatje poetike për artin e fjalës së Prof Anton Nikë Berisha.


(Cikël prej katërmbëdhjetë imazhesh poetike të bukurisë së artit të fjalës)

Botim në dy gjuhë, shqip dhe italisht. Përkthimi në italisht nga Albana Alia Il Fulgore della Bellezza. Riflessioni poetiche sull’arte della parola, Luigi Pellegrini Editore, Cosenza,2014.

Përtej harrimit e pate djepin – Bukuri

kur njerëzit zunë dhe i përftuan Fjalët.

[…]Ëndërr e përkëdhelur me bardhësi t’krahnezës

e me hijeshinë e sythit të posa çelur;

ujëvarë e qëndisur vrushkujsh shkumëzorë.

[…]Je prehje e hirshme që përherë vetëlind

nga flakadajtë e prushit dashuror,

lirim zemrash të mbërthyera tundimesh.

[…]Je rrjedhë e zjarrtë e vistrakut të mendimeve,

frymë e zgjuar e afshit, e përftimit,

që nuk shuhet as ndër shkrepa të thepisur-

e vërtetë e lirë që yjet i mbërrin

për të huazuar shkëqimin e pasosur;

[…]puhizë që zgjon bebëzat e etura për agime.

[…]Idhujtare lozonjare që s’di të shuar,

caku i cdo nisjeje, i secilit shtegtim

i afshit të ngulmët dhe i cdo flijimi –

në përmbushjen e njësimit të përsosur.

[…] Ishe dhe je paanësia e përsiatjeve

kjasim i lehtë i vrushkujve ngazëllues

të reshjeve pranverore që ujitin e përtërijnë

shikimet e brishta dhe sytë pikëllues

kur epshi ngulfatet në gryka të errëta.

[…]Je shpërgjumja e ndërgjegjes së fjetur

ndrydhur nga mosbesimi, hutesa;

[…]Je përherë Bukuri e prushtë

Si sot, si nesër.


Epigrafi nga Jeronim De Rada “Parime të estetikës” 1861, (përgatitur nga A. Uçi)

“[E bukura] Kjo pjesë e ndritur shpirtërore, na është dhënë që ta mbështesim, ta zhvillojmë dhe ta bëjmë të japë fruta e lule […] Këndej del se kultivimi i bukurisë paraqitet si kërkesa e domosdoshme, më e lartë se çdo vepër arti, dhe ka një peshë shumë të madhe për të mirën ose për të keqen në jetën e njeriut. Dhe një detyrë e tillë që vjen duke u rritur, është e lodhshme dhe e gjatë sa vetë jeta tokësore”.

Girolamo De Rada “Principii di estetica” 1861 

“[Il Bello] Questa parte spirituale sublunare, fu data a noi a reggere, e portarla a’ fiori e a’ frutti […] Indi questa adolescere nel bello si considera come una fattura indispensabile, superiore ad ogni opera d’arte, e che ha troppo maggior peso pel bene e pel male sul destino dell’uomo. Ed un tal fare che cresce se è faticoso e lungo quanto la vita terrena.”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s