Publikohet nga Shtëpia Botuese “Toena” : “Shekulli i ri i politikës shqiptare”, i autorit Veton Latifi.

Publikohet nga Shtëpia Botuese “Toena” : “Shekulli i ri i politikës shqiptare”,  i autorit Veton Latifi. Prof. dr. Veton Latifi është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni.   Libra të tjerë nga i … Continue reading

Fjalimi i shkrimtarit francez Patrick Modiano gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit “Nobel” për letërsinë. ( Përktheu: Blerta Hyska / Marrë nga gazeta Le Monde. ) / Nga Irena Toçi

    Fjalimi i shkrimtarit francez Patrick Modiano gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit “Nobel” për letërsinë.     Përktheu: Blerta Hyska Marrë nga gazeta Le Monde.       Nga Irena Toçi   Botimet Toena Rruga “M. Gjollesha” K.P. 1420 … Continue reading

ROZI THEOHARI (ÇEKU): NA FLET AQ BUKUR, PER “POTPURI DARDHARE”… / Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë

ROZI THEOHARI (ÇEKU): NA FLET AQ BUKUR,  PER “POTPURI DARDHARE”…

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

 

 

th 1

 

1.

Librin e ri, “Potpuri dardhare-Kujtimet e mia nga fëmijaria dhe jeta e shkollës”(Tiranë, 2014), autorja Theohari-Çeku ia ka kushtuar  nipit “gjysëmshqiptarit të vogël, Jan Sommer, me dëshirën, shpresën dhe urimin që ta mësojë e ta dojë shqipen dhe vendin e origjinës së gjyshes shqiptare”. Por ajo, një emigrante shqiptare e shekullit të 20-të, përtej Oqeanit Atllantik, në hyrje  ka shkruar me dhimbje edhe këto radhë: “Nënat dhe gjyshet tona dardhare u thinjën, duke pritur tërë jetën që t’u ktheheshin shëndosh e mirë bashkëshortët, nga Amerika”. Ndërsa aty autorja ka bërë pak sqarime për lexuesit, duke nënvizuar se: “Nën efektin e kësaj klime, ka rrjedhur edhe ai varg ngjarjesh, ku kam qenë e përfshirë edhe unë, në kohën time, me të cilat në mënyrë figurative i kam emërtuar “potpuri dardhare”. Pasqyrimi i tyre mëton të tregojë jo thjesht jetën e një vajze, por edhe vlerat e gjithanshme  natyrore, atdhetare, morale e njerëzore të Dardhës, fshatit tonë të dashur.Janë ato vlera, që përbëjnë magjinë e paparsëritshme të atij këndi të bekuar, në prehër të Moravës”.

Tërë ky  libër jetëshkrimor (autobiografik), me 500 faqe, është ndarë në 40 pjesë e në fund shoqërohet me epilogun e “fjalorthin” dhe me disa letra, nga miq e lexues. Gjithashtu, aty janë vendosur mjaft fotografi, si nga jeta e autores Rozi Theohari dhe e familjarëve tjerë ose miqëve të saj. Faqe pas faqeje, duke sjellë në kujtesë jetën e vet e të familjarëve të sotëm dhe të paraardhëseve, shkruan me frymëzim e pasion, me nderim e krenari të ligjëshme, për çdo gjë të bukur e të mahnitshme të vendit të saj, Dardhës së njohur të Korçës. Se ajo është e ndikuar fuqishëm edhe nga malli e nostalgjia e një emigranteje, tanimë, në një moshë disi të shkuar. Prandaj flet me dhimbje, si për emigracionin e kaluar dhe për atë të ditëve të sotme, duke nënvizuar vargjet e një poezie: “Zgjohen mëngjset e mërgimit,/ me mallin për erën e Moravës…”. Ishte viti 1890, kur u vendosën në Boston e gjetkë në Amerikë, dardharët e parë, si Misto Millona e Dhamo Çeku…Vetë Rozi shkruan me mjaft nostalgji për fshatin e vendlindjes së vet, Dardhën dhe për paraardhësit, deri sa ndalet në ato radhë, kur tregon se aty “u lind një vajzë syzezë”.

 

th 2

 

Në ballinën e librit, autorja Rozi Theohari, 18-vjeçare, me veshje të Dardhës së Korçës.

 

Në kujtimet e fëmijërisë kanë mbetur mjaft ngjarje, për të cilat rrëfen Rozi, pas kaq vitesh. Ishin ato vite pushtimsh të huaja e lufte për liri, të cilat sollën edhe shumë dhimbje, lotë e tragjedi për familjet shqiptare. Pastaj përshkruan periudhën e paslufts, gjithashtu e mbushur me ngjarje dhe mjaft  probleme jetësore. Ashtu si të gjithë fëmijët, ajo e ruan të pashlyer në kujtesë gjyshen e vet Katerinë, nënën e “babain kapitalist” dhe të afërm tjerë të saj. Dhe erdhi koha, kur ajo e nisi me dëshirë jetën shkollore, në atë vatër drite e diturie, e cila quhej “idhulli i fshatit”. Ato ngjarje të bukura e të paharruara, ndër të cilat ishte dhe takimi me profesorin Spiro Konda, autorja i ka gërshetuar mjeshtërisht me festat e stinëve të vitit dhe ato në shkollë, me fejesa e dasma familjare etj.

Një  jetë e re për Rozin ishte fillimi i mësimeve në Gjimnazin “Q.Stafa”të Tiranës, në vjeshtën e vitit 1954. Një ndër kujtimet e paharruara për të, ishte njohja dhe miqësia me këngëtaren e ardhshme, Vaçe Zelën.  Pjesë e tyre është dhe fletorja, me kujtimet e viteve në atë shkollë të mesme, por dhe më tej, në Institutin e Lartë Ekonomik, ku u shqua në veprimtaritë me rininë. Sigurisht, jeta e kryeqytetit ishte  e mbushur me shumë ngjarje, të cilat ajo i përshkruan me dëshirë e pasion. Megjithatë, kurrë nuk do ta harronte Dardhën e saj të dashur, ku do të kthehej përsëri e përsëri edhe kur, shumë vite më vonë, do të nisej që nga Bostoni i largët, përtej Oqeanit Atllantik…

2.

Në mbyllje të këtij shkrimi të thjeshtë informues, dëshiroj të tregoj diçka përmbledhurazi për autoren e këtij libri, Rozi Theohari (Çeku). Ka nisur të shkuajë, në poezi e prozë dhe të botojë në vitet ’60-të të shekullit të kaluar, në gazetat e revistat e kohës, si “Drita”, “Hosteni”, “Shqiptarja e Re”, “Fatosi” etj. E prirur në fushën e humorit dhe satirës, botoi disa libra në poezi, si: “Telashe nga emancipimi”(1969), “Në mungesë të gruas sime”(1973) e “Shoku Ndriçim hapi kasafortën”(1977); novelat “Pa diagnozë”(1978) e “Teto Kalina”(1990). Ndërsa në vitin 1987, shkroi skenarin e filmit të njohur, “Familja ime”. Me dëshirë ka shkruar edhe për të vegjëlit, “Ne shkuam pranë babait”-tregime (1971) e “Lule, lule kuqëlon”-vjersha(1978).

Por e pasur është edhe krijimtaria letrare e Rozit, pas vitit 1994, kur emigroi familjarisht në Amerikë. Në Tiranë, kishte studiuar për ekonomi e letërsi dhe atje përfundoi degën “Artet Liberale”, në Lynn-Mass. Duke iu përkushtuar krijimtarisë letrare, shkroi e botoi disa libra të tjerë, në poezi e prozë dhe shqip e anglisht,  duke e çuar numrin e tyre në 18, me librin “Kur çelin magnolet, në Boston”, të cilit iu dha Çmimi “Fan Noli”(2012). Por me çmime janë vlerësuar edhe libra të tjerë të mëparshëm, si “Mbi thinja fryn erë”, me Çmimin “Pena e Artë”(2005) etj. Dëshmi e vlerës së librave të kësaj autoreje është fakti, se gjashtë libra të saj ndodhen në Bibliotekën e Kongresit Amerikan.

Krijuesja e pasionuar Rozi Theohari është dhe një veprimtare e njohur, ndërmjet Bashkësisë Shqiptare në Amerikë; bën pjesë në disa klube të shkrimtarëve amerikanë; shkruan në gazetat shqip-anglisht, “Illyria” e “Dielli” etj. Me këtë rast, e përshëndesim dhe e urojmë përzemërsisht  për librin e ri, për të cilin folëm shkurtimisht më lart, si dhe për tërë krijimtarinë e saj  të pasur dhe interesante, letrare e publicistike, duke i dëshiruar: Shëndet të mirë, botime të tjera, gëzime dhe lumturi, si për veten e familjen!

 

Tiranë, gusht 2014

“JERINA ASE MBRETNESHA E LULEVE” – NJË KRYEVEPËR POETIKE E FISHTËS / “JERINA ASE MBRETNESHA E LULEVE” – NJË KRYEVEPËR POETIKE E FISHTËS Nga Prof. Anton Nikë Berisha (Universiteti i Kalabrisë)

  “JERINA ASE MBRETNESHA E LULEVE” – NJË KRYEVEPËR POETIKE E FISHTËS     Nga Prof. Anton Nikë Berisha (Universiteti i Kalabrisë)     “Kuur ato rreze t’shkelxyeshme t’bukuriës s’ndoj kafshës pershkojnë synin e mêndjes s’nierit, shka ndollë atëherë m’nieri? … Continue reading