NDARJA APO BASHKJETESA PA DASHURI / Nga Anila Themiu

NDARJA APO BASHKJETESA PA DASHURI

 

 

anila th

Nga Anila Themiu

 
Një ditë, kur morra vendimin për të thyer zinxhirin e martesës,njerzit më thanë,dhe jo vetëm, e kërkuan,të mos ta bëja se”nderi i gruas është tek dera e burrit”
Atëherë filloi lufta psikologjike ndërmjet mendimit tim të lirë ,për vetvendosje dhe mendimit të shumicës së njerzve ,që dukej se martesat e tyre kishin qenë “shpëtimi”.
Luftën më të madhe ma bënin njerëz që kishin shkuar deri në buzë të greminës ,nga gjendja shendetësore ,si pasojë e mosshkuarjes me partnerin.
Po më e forta ishte se fillova të njoh shumë ,që i mbaja shembull ,në lidhjen e tyre martesore,të cilët mbanin hapur një plagë të qelbur dhe i hidhnin parfum ,për të mos u ndjerë era.
Shumë më dolën se kishin gabuar në zgjedhjen martesore dhe kërkonin një lidhje tjetër ,jashtëmartese,por aspak të zgjidhnin martesën,ku gruaja për ta ishte “kurorë”,po unë e përktheja “si e Jezusit me gjemba”.
Unë vazhdoja të isha një grua e lehtë ,e cila mund të isha një kafshatë ,për meshkujt e pakënaqur nga gjella e vjetër.
Kështu mendonin dhe guxonin.Fund i fundit e drejta njerzore për të thenë të vërtetën kërkonte respekt dhe sigurisht përgjigjen e duhur.
Më e keqja ishte se këta meshkuj ,sidomos në Shqipëri ,kishin detyrat kryesore në pushtet ,gjë që bënte që përgjigjia ime të mbyllte dyert e zyrave pas meje ,që kërkoja punë ,për të rigjetur veten dhe për të ushqyer fëmijët.
Ish shoqet e mia dhe gratë e kurorave të shtrenjta ,fotografoheshin përkrah bashkëshortëve ,duke u mburrur për martesën e sukseshme që kishin bërë ,para meje ,dështakes.
Papritur shumë ish shokët e mi më dolën se më kishin në mendje kaq kohë dhe do më donin të ishin martuar ,por fatkeqësisht isha bërë preja e dikujt tjetër.
Më vinte të ulërija .
Unë guxova dhe u pështyta kurse ata ishin të ndershmit ,që flinin në dyshekun e shtrenjtë me gruan kurrizkthyer ,që ndoshta në mëngjes do ti ndërronte krah me dikë tjetër gjykonin dhe mendonin se si do më mbyllnin rrugët dhe të detyrohesha tu hidhesha në krahët e majmur ,që me zor hapeshin.
Shoqëria godet atë që rebelon .Shoqëria që nuk del dot në rrugë në mëngjes pa shkuar më parë në floktare ,që ta krehin se nuk bën dot vetë asgjë dhe nëse del e pakrehur nuk ka fitim.
Fillova ta mësojë veten me përalla fëmijësh dhe tani dua të mos të largohem kurrë nga kjo botë ,ku nuk ka seks po dashuri ,ku princat kërkojnë princeshën dhe vdesin për të deri në fund.
Gjithmonë më ka pëlqyer mbyllja “Dhe jetuan ata mirë dhe ne më mirë”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s