LAÇ- KURBIN: NDEROHET PAPA KLEMENTI XI-ALBANI, FIGURË E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTAR / Nga: Murat Gecaj

LAÇ- KURBIN: NDEROHET PAPA KLEMENTI XI-ALBANI, FIGURË E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTAR

 

Nga: Murat Gecaj

 

 

Nr.1 (1)

Papa Klementi XI-Albani

 

 

Në qytetin e Laçit të Kurbinit, Shoqata Kombëtare e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, organizoi Simpoziumin Shkencor me temë,” ”Papa Klementi XI-Albani, një nga figurat më të ndritura të Kombit Shqiptar”.

 

Nr.2 (1)

 

Kishin ardhur anëtarë të kësaj Shoqate nga Laçi e Lezha, Tirana, Shkodra, Durrësi etj., profesorë e studiues, përfaqësues  të Prefekturës (Sabaete Hidri) e Bashkisë së Laçit dhe shoqatave të tjera, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj.

Fjalën e rastit e mbajti kryetari i Shoqatës Kombëtare të Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, Nikollë Lleshi. Ai nënvizoi meritat shumëplanëshe të klerikut mw të lartë të Kishës Katolike në Romë, Papa Klementi XI-Albani (23 korrik 1649-19 mars 1721) dhe që e zhvilloi  këtë veprimtari për 23 vjet me radhë (1700-1721). Në renditjen e Papëve të Vatikanit, ai ishte  katërti për nga jetëgjatësia, në këtë detyrë të shenjtë. Po kështu, folësi nënvizoi faktin se ai ishte me origjinë shqiptare dhe, për këtë arsye, luajti një rol me rëndësi në kohën, kur jetoi e punoi, në mbështetje  të gjithanshme të çështjes sonë mbarëkombëtare.

Pastaj, uroi mirëseardhjen dhe i përshëndeti të pranishmit, kryetari i Bashkisë së Laçit, Artur Bardhi. Po kështu, u lexua përshëndetja e dërguar nga Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani, Suedi” dhe nga kryesia e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, lexuar nga sekretari i Përgjithshëm i saj, prof. M.Gecaj.

 

Nr.3

 

Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria…

 

Të pranishmit në këtë veprimtari të bukur dhe mbresëlënëse ndoqën me interes të veçantë kumtesat e mbajtura nga studiuesit: Vlash Prendi, prof.Angjelin Shtjefni e Nikollë Loka, prof.Ahmet Osja e Nikollë Lleshi etj.

Të gjithë ata e nënvizuan prejardhjen shqiptare të  Papa Klementit XI-Albani, gjë që dhe ai e kishte pranuar në gjallje të vet. Po kështu, u theksua fakti që ai u doli në mbrojtje bashkëkombësve të tij, duke u ballafaquar me pasojat e pushtimit shekullor osman, synimet për asimilimin dhe parandalimin e eksodit të tyre etj. Gjithashtu, ai lujati rol të dukshëm për arsimin dhe kulturën kombëtare shqiptare.

Në emër të pasardhësve të Papa Klementit XI-Albani, përshëndeti Pashk Nika. Ndërsa për ndihmesën e dhënë në dokumentimin, përmes ekranit televiziv, të jetës dhe veprimtarisë së këtij personaliteti të shquar të Kombit Shqiptar, kryesia e Shoqatës Kombëtare të Miqësisë e Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, i dorëzoi “Mirënjohje” publicistit Engjell Ndocaj.

Për të nderuar dhe përjetësuar jetën dhe veprimtarinë shumë të çmuar të tij, nga ky Simpozium u propozua që, në një të ardhme sa më të afërt, në qytetin e Laçit të ngrihet një bust i Papa Klementit XI-Albani.

Kordinatore e veprimtarisë ishte Olta Paja, ndërsa e mundësuan atë: Bashkia Laç, Komuna Milot, Fondacioni “Papa Klementi XI-Albani” dhe TV “Lezha”.

Në mbyllje të këtij Simpoziumi, pjesëmarrësit i vazhduan bisedat e tyre në koktejin e shtruar, me këtë rast, nga Bashkia e qytetit të Laçit.

 

Tiranë, 7 dhjetor 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s