Reportazh : NË “NATËN E NIKAJ-MËRTURIT”, SHKODRA “NDIZET”, TE KINOTEATRI “BLUSKY”… / Nga: Prof. Murat Gecaj

Reportazh: NË “NATËN E NIKAJ-MËRTURIT”, SHKODRA “NDIZET”, TE KINOTEATRI “BLUSKY”…   Nga: Prof.  Murat Gecaj       Duke ndjekur shfaqjen…   1. Në pasditen e 17 dhjetorit 2014, drejt qytetit të Shkodrës udhëtonin sa e sa nikajmërturas ose jo, … Continue reading

DRITA NIKOLIQI BINAJ, NË PËRGJITHËSI ËSHTË KRIJUESE E SAKT E NGJARJEVE JETËSORE ME NJË FUQI TË MENDIMIT KRIJUES / Nga Hysen Ibrahimi, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani“, Suedi .

                                      

u1_DritaNikoliqiBinaj

 

DRITA NIKOLIQI BINAJ, NË PËRGJITHËSI ËSHTË KRIJUESE E SAKT E NGJARJEVE JETËSORE ME NJË FUQI TË MENDIMIT KRIJUES

 

Nga Hysen Ibrahimi, Kryetar i Shoqatës

së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë

“Papa Klementi XI Albani“, Suedi dhe

Nënkryetar i Lidhjes së Krijuesve

Shqiptarë në Mërgatë.                                    Suedi/Förslöv

18-12-2014

 

 

Mënyra e shprehjes poetike të autorës Drita Nikoliqi-Binaj në poezi, përkatsisht formën se si e krijon poezinë në rrugën e saj krijuese, janë kryesisht tematika në të cilën përqëndrohet autorja. Mjeshtërisht, avancon sferën e zgjërimit të temës duke bërë një zgjedhje perfekte shprehëse, që janë të reja për fushën poetike.

 

drita 1

 

Mënyra e avancimit në poezi nga autorja Drita Nikoliqi Binaj, ndonëse shumë herë përkufizohet dukshëm me një temë të caktuar, ka diçka thellësisht në vetvete dhe ndodhë që len vend për t‘i shprehur me një plan tjetër, sikurse që shkruan në librin “SI TA PAGËZOJ HESHTJEN“  në poezinë e saj të titulluar “TË DUA“:

 

Tani nuk je i imi

je fat i tjetërkujtë.

Por unë të dua

 

Të dua

më fort se kurrë.

Ndoshta

edhe për atë

se je i huaji.

 

Nga ana tjetër, në poezinë e krijueses Drita Nikoliqi-Binaj, jepet një pasqyrë e qartë e modifikimit, duke ndryshuar me lehtësi në përshtatje të poezisë.

Në secilën poezi të autorës, bëhet një përpunim, sa poetik aq edhe letrar e artistik, me inkuadrimin e temave të reja dhe rikujtimin e përjetimeve të vjetra. Krijimtaria poetike më e re e Drita Nikoliqi-Binaj, është e kthyer nga realiteti konkret. Gjatë leximit, në poezinë e autorës Binaj, shifet se ka fillluar rezultati i artikulimit nga një zë i mbrendshëm me një diktat sa intim aq edhe shpirtëror dhe me shpresë. Këtë e lexojm në poezinë e titulluar: „Këngë e pa përfunduar“,

në librin “SI TA PAGËZOJ HESHTJEN“ ku shkruan:

 

Sonte

në heshtje

përjetoj thellë

dëshirat e mia

të pa realizuara.

 

E kurrë

nuk të përfundova

oj këngë

e bukur

mashtruese

 

 

Pra shofim meditimin e autorës, që poezinë e kësaj natyre e përjeton me prirje nga një kujtesë e largët e këngëtimit të pa përfunduar. Këngëtim ky i hershëm me tematikë intime madje edhe si preokupim po kaq i madh, pse nuk arriti të përfundoj këngëtimin.

Në poezinë e Drita Nikoliqi-Binaj, ndeshim në të tri librat e saj, tema me preokupime të një periudhe kur vrulli i dashurisë kap majën. E që më pastaj përmes poezisë shfaqet ana emocionale, që është njëra ndër vlerat më qenësore të krijimtarisë së autorës Drita.

 

Autorja, duke dashur që poezinë e saj ta bëjë sa më të zëshme, gjë që edhe ia arritë këtë qëllim, në anën tjetër ajo fuqishëm ndikon në vlerën e përgjithshme të poezisë, që kap një kuptim të vëllimshëm poetik. E kemi rastin në të tri vëllimet e libfrave të saj, por që dallojnë me veçori të ndryshme të kuptimeve poetike.

 

drita 2

 

Në poezinë e librave në fjalë, hasim në fiksim të gjendjes momentale nga koha e së kaluarës, situatash të përjetimeve nga periudha nga më të ndryshmet, momente të rastit dhe ndodhi nga një realitet autentik të menduar dhe të krijuar në poezi, sa që kjo dëshmon se poetja shndërrohet në një botkuptim me përvojë që poezia e saj të lexohet, të përjetohet dhe të kuptohet sam ë mirë. Çka e cilëson dhe e bën të vlerësueshëm secilin varg të secilës poezi, që kanë kuptim në radhë të parë, por edhe mesazh. Këtë e shofim edhe në poezinë me titull: “Një minut heshtje“, në librin “SI TA PAGËZOJ HESHTJEN“ ku shkruan në strofën e dytë:

 

Për epshet

e ujitura me dhëmbje.

Për virgjërinë

që u dorëzua.

 

Kurse në strofën e tretë në këtë poezi shkruan:

 

Për shoqërinë

e rrezikshme si plumbi

dhe “gitarën“

që është dëshmitare.

 

 

Pra, shofim se në poezinë e autorës Drita, se në poezinë e saj, nuk duhet kërkuar mesazhin e poezisë nga jasht, por mesazhi i poezisë del me një kuptim nga konceptimi i idesë së autorës, se mesazhi është nga mbrendësia shpirtërore. Këtu lexuesi gjithëherë do të mbetet i përqëndruar me mesazhe të mbrendshme në esencën poetike. Shumë shumë rrallë ate formale. Këtu është edhe vlera e poezisë së autorës.

Këtu, do të mund të htoshim se Drita Nikoliqi Binaj, në përgjithësi është një kriuese e sakt e ngjarjeve jetësore me një fuqi të mendimit krijues. Mendime krijuese këto, që hasim nëpër poezinë e saj me preokupime të kohëpaskohshme, jo vetëm në njërin libër, por në të tre librat 3 e saj.

Në poezinë e saj të titulluar „LOT§ËT QË DJEGIN“ në libdirn e saj „Flatrat e Heshtjes“, shkruan në tri strofat e saj:

Je thellë në zemrën time

si lumi

pa shtratin e vet

 

Je në këngët e mia

në buzëqeshjet

në lotët

që djegin

e përvëlojnë.

 

Në çdo ditë

që kob ndjellë

në çdo dhimbje

që plagë shkakton.

 

Edhe në këto poezi, autorja del se është e frymëzuar, transparenet dhe e shkathët për të thurur vargun poetik. Këto vargje, të bëjn, që edhe gjatë leximit duhet ta artikulosh zërin në përshtatje, duke e nxjerrur një tingull të butë dhe me dhembshuri. Pra, poezia e autorës, nxjerr në pah edhe butësinë poetike popullore, që shumë herë shndërrohen në elemente kryesore duke e bërë poezinë shumë tërheqëse dhe bresëlënëse.

Përkundër kësaj, poezia e autorës së tri librave me poezi znj. Drita Nikoliqi Binaj, janë poezi të kushtuara me imagjinatë nacionale. Kemi poezi që dëshmojnë gjendjen e rënduar kombëtare. Gjendje e thellë dhe e plagosur rëndë me praninë anmiqsore të okupatorit në përmasa që kalojnë çdo kufi të përmasave njerëzore apo reale. Kjo vjen si shkas i atdhedashurisë së autorës, e cila po ashtu në shpirtin e saj ngjallë dashurinë për vendin e lindjes duke jetuar në mërgim, në veçanti për Nënën, Babanë, jetën, gjuhën të gjitha shqip, edhe vdekjen shqip e don.

 

drita 3

 

Sa për ilustrim të citonim poezinë e titulluar: „JETO DHE VDIS SHQIP“ që ndodhet në librin: “FLATRAT E DHIMBJES“, citojmë:

…………………………

Nënë

Atdheut i fale bijën tënde që të do

Shqip më pagëzove.

Dritë.

Si bekim të babait tim

Mbështjellë me flamurin kuq e zi.

……………………………

„Duhet të jetosh!!!

Jeto dhe vdis shqip!!!“

Se të parët e mi këtu i kam denbabaden

Jam shqiponjë që fluturoj në male.

Shqipëri jam.

 

Poetja, krijon idenë dhe na bën të besojmë se në shpirtin e saj të brymosur me gjak shqiptari, nuk i pëlqen poezia e një natyre, pa shkruar poezi që prekun ndjenjën kombëtare. Si duket poetja, kur shkruan poezi të kësaj natyre, shfrynë mallin e atdheut, prindit, shokut, vendit të lindjes dhe mbarë trojeve etnike shqiptare.

 

Krijimtaria e poetës Drita Nikoliqi Binaj, ka një strukturim në vete shumë stabil, harmonizon për mrekulli përjetimet me poezinë, që karakterizojnë  poezinë bashkohore. Gjatë thyerjes në poezi, nga strofa në strofë, përdor idenë e arsyeshme. Ka raste kur përdorë rimën. Krahasa kësaj, autorja Drita, shifet s aka die të qarta ideore të të krijuarit, din se si të thurë vargun dhe din të fillon dhe ta mbaronm me një mjeshtri të shkëlqyer. Të gjitha këto krijime të saj, bartin mesazhe poetike dhe reflektojn te secili lexues.