Poezi nga Teresinka Pereira
BEFORE CHRISTMAS
There are distances
to send the cards
with little houses covered
with snow, even from
the South under a hot summer…
There is shopping to do
so, go out and buy, buy, buy…
There are thoughts about
the power of a holiday gift.
What do you want? they asked!
Would it be too much to ask
for a little PEACE?
Përpara Krishtlindjeve
(Before Christmas)
Ekzistojnë distancat
për të dërguar kartolina,
me shtëpi të vogla të mbuluara
me dëborë, madje edhe
nga Jugu nën një verë të nxehtë…
Ekziston pazari për t’u bërë,
kështu që dil jashtë dhe blij, blij, blij…
Ekzistojnë mendime në lidhje me
forcën e një dhuratë feste.
Çfarë dëshironi ? Ata pyetën!
Do të mund të ishte tepër të kërkoja
për pakëz PAQE ?
Dita e Falenderimeve*
(Thanksgiving)
27 Nëntor, 2014
Le ta bëjmë të paharrueshëm,
këtë festim të Ditës së Falenderimeve,
për aq shumë sa kemi marrë,
nga familja dhe nga miqtë.
Ajo është një festim me flamurë,
por me një menu të shijshme turke,
dhe patate, të cilave
ju shtojmë fruta dhe ëmbëlsira.
Më e mira e një gostie,
janë vizitorët dhe dashuria e tyre
kur ne mbajmë duart në tryezë,
dhe kërkojmë për këtë takim të përsëritet
për shumë e shumë vite që të vijë.
*Dita e Falenderimeve është
një festë kombëtare,
që festohet në Shba dhe Kanada,
si një ditë e dhënies së falenderimeve,
për bekimin e të korrave dhe vitit parardhës.
Ne duhet të japim falenderime
punëtorit emigrant të paligjshëm,
që realizon mbjelljen dhe korrjen,
në mënyrë që të sigurojë ushqim në tryezat tona.
Hëna e plotë
(Full moon)
Ne jemi qenie njerëzore të mjera,
që varemi nga natyra,
nga e cila ne vijmë,
dhe jemi një pjesë përbërëse e saj.
Ne jemi të brishtë,
në universin e pafundëm.
Ne hedhim shikimin drejt hënës së plotë
për frymëzim si poetët,
dhe ne duhet të dorëzohemi
drejt lëkundjeve të dëmshme
dhe vuajtjeve emocionale që ajo sjell,
duke shpresuar se
ato do të shkojnë
si hëna përballë diellit.
Ne të gjithë do të shkojmë,
siç bën moti i mirë apo i keq.
Interneti
Ai s’bën zhurmë
dhe s’kërkon një zhgënjim.
Momenti i internetit
mund të zgjasë për vite ëndrrash,
të pandaluara kurrë nga imagjinata.
Megjithatë, interneti
që sot s’e lejon
diskriminimin për shkak të moshës,
ngjyrës, racës, partisë politike,
fesë apo shtetësisë.
Gjithashtu, ai ka pushtuar
shtëpitë tona dhe shpirtrat tanë,
dhe është ende i pafuqishëm për të zgjeruar
apo madje edhe për të zhvilluar
inteligjencën njerëzore.