Poezi nga Afërdita Salihu , Preshevë
( Shkëputur nga Vëllimi poetik ” Bardhësi Janari” )
MËRGIMI KJO VATËR E DYTË
Mergimi kjo vater e dyte qe djeg si prushi
Me gdhin endrra me e embel se rrushi
Posa hapi syte perpara mjegulla me verbon
Mbes me timen enderr mes cigares qe tymon.
Punuam pa ia nda askush pune e mbare s,na tha
Kafshata kushton shume ne kete vater te dyte
Mblidhemi tok mergimtaret ne nje te vetme jave
Kuvendojme e qeshemi me lot ne sy.
Ah kjo vater e dyte si neper gaca ne shkelim
Nalla te larta e ushqimi shpirteror na mban
Andej prej nga vijme ne te mira ketu sjellim
Ne zemrat tona plot merzi ne mbjellim.
Mendja meteor fluturon ore e çast
Vjen ne vendin tim nuk perton neper vape e acar
Syte kur mbushen lot me perzihen me djerse
Nuk kupton askush mallin ketu askujt s’i le mbrese.
Me prit vendi im me prit me dyer te hapura
Kurre mos i mbyll se ketu eshte e ftohte edhe vapa
Dimrave kur bora t’ju kete mbuluar çatite
Me prit me prit vendi im se do vij mu ate dite.
PA DY VITE GJYSMËSHEKULL
Gjysmeshekulli im pa dy vjet
Nen sy nga nje strehe ia ngjet.
Aman..
Syte mos mi merr
Le te shohin gjera te mira.
Gjysmeshekulli gati per t’u rrumbullakuar
Si top lodrash femijerore.
Ne ardhsh permes janarit une aty te pres
Neper dege te mbuluar bore.
Ne hapesire bardhesie
E lumtur jam.
LUTJE MESNATËS
Mesnata po perterihet sonte
Jeta iu zgjat
Nga vello e tejzgjatur ku me mbeshtjell ndrojtje
M’u zu fryma si me kapak.
Ik mesnate m’u shporr sysh
Inat te kam qysh prej mengjesit
Sa do dua ti mbyll syte
Vetetimthi te te zhduk tuneleve te universit.
Me kot lutjet i bera shoshe
Fundrrine vaji me terr ne gjumin e zi
Dyja m’i le qe te me sherbejne bosh
Vaji qe me deh gjumin ben kerdi.
Gjysmeshtize pse po me mban
Mos valle i perket fisit Monkalb
Si fantazme Vraçi une po bredh
Ngjaj ne gjysmeshqiponje me vello te zeze.
Yjet sonte nuk vallezojne
Aleat i paskam si se paskam ditur
Per kohe me te mira po me kurajojne
Nga larg shenje me japin me japin dite.
RINIA NUK MBAN ÇMIM
Rinia me e mbla dhurate
Me e bukur e dashura ime
Ku te gjej nje te ngjajshme
Si timen rini trime.
Vitrina te shitoreve vizitova
Q te gjitha i kalova
U lodha duke kerkuar
E te ngjajshmen se kam zbuluar.
Shiteset me buzeqeshen
pergjigjes se bashkangjitur
Mos e kerko ma e dashur
Se sivjet e kemi shitur.
Nuk me duhet mua tjeter
Nuk e nderroj me timen rini
Ajo mund te ndrsyhoje
Nje e desha nga ajo
Kontrate te mos shkurtoje.
BARDHËSI JANARI
Kujdes nga JANARET kur i dashuroni
Jane te terbuara fare po qe se i lendoni.
Dhe,une janare jam
Me te ftohtit mberriva ne jete
Kur e festoj ditelindjen
Acari dhurate me ben suprize
Jemi te lidhura fort si barku me kerthize.
Jam shkrire e jam ngrire ne bardhesi janari.
Epo kjo jam une
Me quajne janare
Kujdes kur vini tek une
Ngjaj si xhamia me minare.
ÇKA I THANË LUGINËS
Çke moj lugine me dukesh e merzitur
A mos je e etur apo e merzitur
Une e di qe ke qene dhe je nje zonje e rende
Po te them si Pashko Vasa mua qe me pat thene.
Une njoh trima shume andej nga ju ne lugine
Degjuar kam per Bardhylin,per ate djale te ri
Degjuar kam dhe per te tjere qe kane hy ne histori
Per veprat e tyre burrnore dhene jeten per liri.
Deshire e jote eshte edhe e gjithe neve
Te mos mbeteni anash popull i asaj treve
Endrrat realizohen ne mos sot,neser
Jini te urte te mençur mos humbisni shprese.
Nje lot i juaji i ngjan veses se mengjesit
Te na mberrin i bart ere e vjeshtes
onxhja trendafilit po te ul koken
Si shoqet e saj tek ne do te puthin token.
ËNDRRA E FJETUR
Nuk i zgjova as sot endrrat
jane fjetur
Vite e vite ka
Le te pushojne mos m’i prekni
I kam mbuluar me pluhur te bardhe
Po deshe t’u afrohesh kujdes
Mos shkel mbi to
Lotet e mi mund edhe te eksplodojne
Nuk ke ti pse vdes
Vetem mua me kane caktuar gardiane
Çelesat i mbaj ne gji
I bej roje,i mbuloj
Dhe i rrah me lotet e mi.
E IMJA DASHURI
Timen dashuri nuk keni mundesi ta njihni
Po nuk e lexuat me sy te mendjes
E imja dashuri me e madhe se e Romeo e Xhulijetes
Rroba tradicionale te bardha ajo mban veshur.
Timen dashuri konsiderojeni unikate,origjinale
E embel sa s’ka shkrihem ne to si bora qe shkrin maleve
Timen dashuri nuk e shkroi Ismail Kadare
E as Daniel Steel
Timen dashuri
Kaq koherente
E ruaj me shume xhelozi.