Poezi nga Ramadan Mehmeti

 

Ramadan Mehmeti

Poezi nga Ramadan Mehmeti

 

 

Tri këngë

 

E PARA

Një degë m’u var në qafë
E mendova qetësinë e parë
Më ndoq hija ime përtej
Mali më ra në gjunjë i butë
Lotova atëherë për degën e thyer
Që më mbet pranë duarve
Që e kërkonin nëpër kopshtije
Një degë m’u var në qafë
Vera m’u ngarkua në supe
Kërkova ngushllim n’verën e vonë

 

E DYTA

Një gjeth më ra në vetull
Thashë vjeshtë e vonë në moshën time
Kërkova prapë lule në saksi
E nuk munda të gjej as ato zhavallina
Që fëmijët i kishin harruar në verë
Këndova prapë verën e hershme
Mbeta duke i përcjellë të gjitha stinët
Derisa tri herë pranvera erdhi e shkoi
Një gjeth mbeti mbi vetull
Vjeshtë e vonë e moshës sime

 

E TRETA

Një lule u vyshk në gotën me ujë
Ktheva kokën majtas djathtas
Floku i thinjur më përgiu në kokë
Mendova verën e parvjeme atëherë
I mblodha rrudhat si zogj t’ngrirë
I shtrëngova dhëmbët në shenjë krenie
Ktheva kokën djathtas majtas përnjëherë
Floku i thinjur më fluturoi mga koka
E mendova dashurinë e vjeme atëherë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s