Prof. Dr. Sali Bashota dhe veprimtaria e tij / Përgatitur nga Bardhyl Selimi

prof sali bashota

 

Prof. Dr.  Sali Bashota dhe veprimtaria e tij.

 

 Përgatitur nga Bardhyl Selimi

18 dhjetor 2014

 

 

 

Elemente biografike

 

Lindi më 31 gusht 1959 në Caravik të Klinës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kijevë.
Më 1978 u regjistrua në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku u diplomua më 1982. Pas mbarimit të studimeve ishte mësimdhënës në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, paralelja e ndarë në Kijevë dhe në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Klinë. Në vitet 1983/84 i vijoi studimet pasuniversitare në drejtimin e Letërsisë. Në vitin 1988 magjistroi në shkencat filologjike me temën Proza e Mitrush Kutelit, ndërkaq  në vitin 1998 doktoroi me temën Personazhi në prozën shqipe midis dy luftërave botërore (Konica, Koliqi, Kuteli, Migjeni). Në vitin 1984 është zgjedhur asistent në Fakultetin e Filologjisë dhe është avancuar në titujt ligjërues (1994), docent (2000), profesor i asocuar (2005) dhe profesor i rregullt (2010).
Në Fakultetin e Filologjisë i ligjëron lëndët mësimore: Letërsi romantike arbëreshe, Letërsi romantike shqipe, Idetë letrare dhe Publicistikë shqiptare.
Nga viti 1999 është drejtues i botimeve në Shtëpisë Botuese “Rozafa”. Në vitet 2000-2003 ishte kryeredaktor i revistës letrare Jeta e Re, ndërsa në vitet 2000-2004  ishte Kryetar i Degës së Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë.
Në vitin 2005, me propozimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, mori pjesë në projektin Administrimi i Bibliotekave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan u certifikua në programin ndërkombëtar për udhëheqës.
Në vitin 2009 në Edirne të Turqisë është zgjedhur Nënkryetar i Unionit të Bibliotekave të Ballkanit (BLU).
Nga viti 2009 deri më 2012 ishte Kryetar i Këshillit Botues të Universitetit të Prishtinës dhe Kryetar i Këshillit të Studimeve të Doktoratës në Fakultetin e Filologjisë.
Në vitet 2004, 2008 dhe 2012 nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës është kandiduar për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Më 2 gusht 1998, në vendlindjen e tij, ushtria dhe policia serbe ia dogjën Shtëpinë, Bibliotekën,
Dorëshkrimet.
Është autor i afër tridhjetë librave me poezi, prozë poetike, studime për letërsinë dhe kritikë letrare. Gjithashtu, është njëri ndër poetët më të përkthyer të Kosovës në gjuhë të ndryshme të botës dhe i përfaqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit. Poezia e tij është përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rumunisht, polonisht, italisht, turqisht, suedisht, hungarisht, arabisht, bullgarisht, maqedonisht etj., ndërkaq  veprat e tij janë promovuar në festivale ndërkombëtare të poezisë.
Është anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe i Këshillit Kombëtar të Kosovës- Memoria e Botës.
Nga viti 2003 deri më 2013 ishte Drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.
Për krijimtarinë letrare e shkencore është nderuar me: Çmimin Pjetër Bogdani, për librin Kuteli prozator, poet, kritik, si libri më i mirë i vitit, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1999; Çmimin Pena e Artë  për vitet 1990 dhe 2000, Revista për letërsi, art dhe kulturë Fjala, Prishtinë; Çmimin vjetorMenada, për krijimtari të veçantë, Manifestimi Letrar Ndërkombëtar, Ditët e Naimit, Tetovë, Maqedoni, 2004; Çmimin e Mitingut të Poezisë në Gjakovë, për librin më të mirë të vitit me poezi  Bukuri e nëmur, Gjakovë, 2006; Çmimin Serembe, për krijimtari letrare dhe shkencore, Klubi i Artistëve Laçjanë dheFondacioni Pedrollo, Shqipëri-Itali, 2010; Medaljonin 90-vjet Bibliotekë Kombëtare, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Tiranë, 2011; Çmimin letrar për veprën më të mirë me poezi për vitin 2011 me titullinDorëshkrimi i ngjallur, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Prishtinë, 2012; Çmimin e Mitingut të Poezisë në Gjakovë, për librin më të mirë të vitit me poezi për vitin 2011, me titullin Dorëshkrimi i ngjallur, Gjakovë, 2012.

 

 

BIBLIOGRAFIA

Vepra në gjuhën shqipe:

 

Vepra me poezi:
Albumi i grisur, Rilindja, Prishtinë, 1986
Zogu me profil vjeshte, Rilindja, Prishtinë, 1989
Plagomë, Fjala, Prishtinë, 1994; Rozafa, Prishtinë, 2004
Dalje nga trishtimi, Rozafa, Prishtinë, 1999
Ndiz dritën magjike, poezi të zgjedhura, Rozafa, Prishtinë, 2002
Bukuri e nëmur,  PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2006
Jetë me vdekje, poezi të zgjedhura, Toena, Tiranë, 2006
Natyrë e vrarë, poezi të zgjedhura, Ars Poetica, Tetovë, 2006
Kambanë zemërimi, Toena, Tiranë, 2008
Dorëshkrimi i ngjallur, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2011
Dhembje e bekuar, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2013

 

 

Vepra me prozë poetike:
Ëndrra në parajsë, Rozafa, Prishtinë, 2006
Sytë e vetmisë, Rozafa, Prishtinë, 2010
Rruzullimi i zjarrit, Ombra GVG, Tiranë, 2011

 

 

Vepra me studime dhe kritikë letrare:
Shqipshkrimi kritik, Rilindja, Prishtinë, 1997
Kuteli prozator-poet-kritik, Rilindja, Prishtinë, 1999; Rozafa, Prishtinë, 2007
Domethënia e ideve letrare, Rilindja, Prishtinë, 2001
Proza e filleve të modernitetit, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2006
Studime letrare, Toena, Tiranë, 2008

 

 

Vepra të përkthyera në gjuhë të tjera:
Exilul Sufletului (Ekzili i Shpirtit), Editura Muzeul Literaturii Romane, Bukuresht, 2004
Schalte das magische Licht ein (Ndiz dritën magjike), Magic Verlag, Zurich, 2004
Only Death is White (Vetëm vdekja është e bardhë), Rozafa, Prishtinë, 2005
Ako stanam angel (Nëse bëhem engjëll), Fenix, Shkup, 2006
Ploaia fara Tine (Shiu pa Ty), Editura Do-Minor, Bukuresht, 2008
Beauté maudite (Bukuri e nëmur), Xanthippe/Edition ASPASIA, Zurich, 2010
Прокълната красота (Bukuri e nëmur), Balkani, Sofie, 2012
När himlen tystnar (Kur hesht qielli), Holmbergs, Malmö, 2012
Allume la lumière magique (Ndiz dritën magjike), L’Harmattan, Paris, 2012

 

 

Antologji poetike (bashkautor):
Burim drite e dashurie, Shpresa, Prishtinë, 1999
Dritaren lëre hapur, Rozafa, Prishtinë, 2002
E frikshme dhe e bukur, Rozafa, Prishtinë, 2003
Eni vjen p’ej Çamërie, DÇJ & Rozafa, Prishtinë, 2004
Një gur i çarë, DÇJ & Rozafa, 2005; Toena, Tiranë, 2005
Insula nemuririi (Ishulli i pavdekësisë), Editura Muzeul Literaturii Romane, Bukuresht, 2005
Nie jest za pozno na milosc (Nuk është vonë për dashuri), Pogranicze Sejny, 2005
A Split Stone (Një gur i çarë), DÇJ & Rozafa, Prishtinë, 2006
Dann sagte der Dichter (Atëherë poeti tha), Das Internationale Literaturfestival, Basel, 2007
Antologji e poezisë bashkëkohore të Kosovës, Azminah, Jordani, 2009
Punti de cuvinte (Urat e fjalëve), Editura Fundaţiei Culturale Poezia, Iași, 2009
Balcanica, Editura Proilavia, Braila, 2010
Antologji poeziei albaneze de azi (Antologji e poezisë shqipe sot), Editura Privirea, Bukuresht, 2012

Voix Vives, Festival de méditerranée en méditerranée Sète, Anthologie Sète 2013

Vepra me studime për Sali Bashotën:
Grup autorësh, Sali Bashota preţuit de scriitorii români/Sali Bashota i vlerësuar nga shkrimtarët rumunë, Editura Limes, Bukuresht, 2012
Flamur Maloku, Polisemia e veprës(Lexime empirike mbi poezinë e Sali Bashotës), OLYMP, Prishtinë, 2013
Gëzim Arifi, Palimpsesti i ideve (Intervisë me Sali Bashotën, poezia e tij dhe shkrime kritike për të), Parnas, Prishtinë, 2013

 

 

—————————————————

 

Prof. Dr. Sali Bashota

Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës

Rr. “Nëna Terezë”, p.n.

10000 Prishtinë, Kosovë

Cell: +377 44 50 15 15

+386 49 50 15 15

web: www.salibashota.net

 

 

sali bashota

Prof . Dr Sali Bashota dhe Bardhyl Selimi

 

Para dy ditësh, miku im nga Prishtina, shkrimtari i njohur, profesori Sali Bashota më njoftoi se Fondacioni i ri “Pjetër Budi” organizon në Akademinë e Shkencave një sesion shkencor kushtuar veprës së tij.

Sigurisht u gëzova, aq më tepër se po vijon bashkëpunimi i rregullt kulturor midis dy shteteve shqiptare.

Salla u mbush shumë shpejt, ishin ftuar edhe gazetarë të medias së shkruar dhe elektronike. Ishte edhe akademiku Jorgo Bulo, shkrimtarët Visar Zhiti, Xhevair Spahiu, Klara Kodra etj.

 

 

sali bashota m

 Fjala e Sali Bashotës

 

 

Shkrimtari Behar Gjoka e hapi mbledhjen duke sjellë në kujtesë të të pranishmëve se është fjala për një nga poetët shqiptarë më të përkthyer sot në botë, gjë që e konfirmoj edhe unë pasi shumë shpejt del edhe vëllimi poetik në gjuhën Esperanto!

 

Më tej ai shtoi që para 1990 midis dy pjesëve kryesore të kombit tonë ishte një perde e hekurt, ndërsa pas 1990 është një mur xhami, pra mund të shihemi por ende nuk lëvizim te njëri tjetri shpesh e shpesh sikurse duhet…

Pastaj z. Behar analizoi studimet letrare të autorit kushtuar disa shkrimtarëve tanë të njohur të së kaluarës si Faik Konica , Kuteli etj që ngjallën më pas edhe pyetje e debate nga të pranishmit.

Vepra e Sali Bashotës u paraqit në aspekte të tjera edhe nga tre studiues të tjerë nga Kosova e Shqipëria.

Në Fjalën e vet z. Sali tha se ai ndjehet njësoj si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë, mendon për Tiranën kur ndodhet në Prishtinë dhe anasjellas. Ai iu përgjigj interesimit të dëgjuesve për disa çështje specifike, duke marrë shkas edhe nga një libër i vet i posa dalë, “Intervista”.

Bisedat vijuan edhe në koridoret e Akademisë e mandej në një drekë të përbashkët me shkrimtarë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s