Reportazh : NË “NATËN E NIKAJ-MËRTURIT”, SHKODRA “NDIZET”, TE KINOTEATRI “BLUSKY”… / Nga: Prof. Murat Gecaj

Reportazh:

NË “NATËN E NIKAJ-MËRTURIT”, SHKODRA “NDIZET”, TE KINOTEATRI “BLUSKY”…

 

Nga: Prof.  Murat Gecaj

 

 

 

sh 1

Duke ndjekur shfaqjen…

 

1.

Në pasditen e 17 dhjetorit 2014, drejt qytetit të Shkodrës udhëtonin sa e sa nikajmërturas ose jo, si nga kryeqyteti, Kruja, Laçi e Lezha, Puka, Kukësi e Hasi, por dhe nga Gjakova e më gjerë. Ndër ta, në dy drejtime, ishim dhe unë e kryetari i Shoqatës Nikaj-Mërtur, Av.Gjin Niklekaj, me bashkëshorte Bardhën, por dhe këngëtarja e njohur Dila Gecaj, me miken e saj këngëtare Lindita Gjoka, të cilat i shoqëronte me veturë, mësuese Zoja.

Sapo arrijmë në oborrin e Amfitetarit modern “Blu Sky”, ndërtuar në Rrugën e Koplikut, gjejmë që na priste Lekë Dakaj, nga fshati Gjonpepaj dhe tani me banim familjarisht në Bardhaj të këtij rrrethi. Ishin të shumtë të njohurit tanë e më ngjante se ai oborr zhumëshumë ishte mbushur me “dasmorë”, të cilët do të merrin pjesë bashkërsht në një festë të gëzueshme. Nëpër shkallët e amfiteatrit dhe në brendësi të tij kishte lëvizje të shpeshta dhe të binin në sy jo vetëm artdashës të shumtë, por dhe artistë e artiste të njohura, me veshje të bukura popullore. Ndërsa salla brenda shkëlqentee tëra,  me drita lloje-llojesh dhe po mbushej dalëngadalë, si në atë “sheshpushimin” plot karrike, por dhe nëpër tavolinat përrreth, si të ishte një tryezë gjigande.

Në sytë dhe vështrimin e të pranishmëve dallohej mirë padurimi e kurreshtja për fillimin e kësaj shfaqjeje, me këngë, valle e recitime etj., e cila ishte në vazhdimin e atyre, që janë barë më parë, si në Tiranë, Shkodër ose në qytetin “Bajram Curri”. Sigurisht, shqetësimin më të madh për mbarëvajtjen e shfaqjes, së pari, e kishin organizatorët.

 

sh 2

Posteri i shfaqjes…

 

2.

Duke qendruar ashtu në pritje, sapo salla ishte tejmbushur dhe dritat e saj vezullonin plot shkëlqim marramendës, sytë e të gjithëve u drejtuan në “qiellin” ose lartësinë e saj. Që andej zbritën paraqitësit e programit të shfaqjes, e shumënjohura në këtë detyrë, Silvana Braçe dhe “Mjeshtri i Madh” Bujar Asqeriu. Si me komandë, e tërë salla u “ndez” nga duatrokitjet e pandërprera. Prandaj, ishte e natyrshme se u dëgjuan pak me vështirësi fjalët përshëndetëse të mikpritësi Prekë Mrishaj, i cili ua la radhën paraqitësve të progamit artistik.

Tashmë, “fjalën” e kishin artistët, me këngët e valet aq të larmishme, recitimet dhe paroditë e tyre gazmore. I pari i priu “karvanit”, Ansambli “Shqiponja”, të cilët interpretuan valle me motive tiranase. Me shkathtësinë e lëvizjeve të tyre, djem e vajza si shqiponja, merituan duatrokitje të shumta. Më tej, sipas programit, në skenën aq të bukur e vezulluese, pranë mikrfofonit doli këngëtari Lekë Pacnikaj, i cili u pasua nga Gofile Paplekaj e Fatos Qerimaj.

Vërtet programi kishte “vulën” e Nikaj-Mërturit të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), por nuk kishte se si të mos përfaqësonte edhe krahina të tjara, në të cilat tani jetojnë e punojnë familjarisht nikajmërturasit. Dhe ja, shfaqja vijon me një këngë, nga Arben Sinani, “Jam tirons, tirons i vjetër”.

 

sh 3

Këndon Dila Gecaj…

 

Jam i sigurtë që jo vetëm unë e dr.Mhill Gecaj, por dhe shumë të tjerë, si p.sh. Ndrecë Gecaj, me banim familjarisht në Dajç të Lezhës,  me bashkëshorte Lizën e të bijën Anën, por dhe sa e sa të tjerë në sallë, e prisnin me padurim që ta dëgjonin këngëtaren dhe vjershëtaren Dila Gecaj, lindur në Gjakovë e me origjinë nga Nikaj-Merturi dhe, me dhjeëra vjet, banore e Nju Jorkut. Ja, me atë veshjen e saj aq të bukur popullore, e cila vezullonte e tëra, doli para mikrofonit. Pranë saj,  me veshje karakteristike të krahinës, ishin vajzat e reja, Ervisa dhe Emirjana Rrgalla. Së pari, Dila u kërkoi lejë pjesëmarrësve që të recitonte një vjershë, që ua kishte kushtuar futbollistëve tanë atdhetarë, në Beogread, të cilët u ndeshën e dolën fitimtarë, ndaj dhunës e racizmit serb. Pastaj, zëri i saj i fuqishëm e melodioz e pushtoi sallën, me këngët popullore, “Lene nanën, lene babën” dhe “Sytë, për ty, i kam me lotë”.

Në sallë e dinin që në skenë do të dilte edhe mikja e Dilës, ardhur posaçërisht nga Athina dhe aq e njohur me zërin e saj melodioz, nga bashkatdhetarët tanë në shtetin fqinj, këngëtarja lezhjane, Lindita Gjoka. Ajo interpretoi bukur këngën “O Zot, kështu pse më ke mallkuar!?” Po kaq e kërkuar dhe duatrokitur ishte , me përshëndetjen e recitimin e saj edhe artistja e njohur, Margarita Xhepa-“Nderi i Kombit”.

Minutat kalonin dhe “tensioni” rritej në sallën e Amfiteatrit “Blu-Sky” . Atë e sillnin këngëtarë e vallëtarë të shkathët e të pasionuar. Ja, me duartrokitje të stërgjatura priten këngëtarët e njohur, Zef Beka e Bujar Qamili dhe, bashkë me ta, këngëtarët Artjola Toska, tri motrat Kushi, Denis Delia e Alfred Delaj, Bardhok Mehmeti e Bardhok Prebibaj, Pëllumb Brina e të tjerë.

 

sh 4

Këngëtari Prekë Mrishaj, shoqërohet nga valltarët…

 

Pasi kaluan mbi tri orë të këtij program artistik aq mbresëlënës, sallën e amfiteatrit “Blu-Sky” e pushtuan përsëri valltarët popullorë, djem e vajza si zana. Ata i shoqëroi, me zërin e tij “tiskë”, Prekë Mrishaj, me këngët atdhetare, “Kush bie për Atdhe” e “Për këto troje amtare”.

…Kur dolëm nga salla e shfaqjes, oborri gumëzhinte përsëri. Artistë e  pjesëmarrës në këtë veprimtari të paharruar flisnin për përshtypjet  e tyre, rreth programit artistik, që ndoqën me aq kënaqësi. Sigurisht, ata shprehin nderimin për organizimin e kësaj shfaqjeje, nga producentët Prekë Mrishaj dhe Zamira Korançe, drejtore e trupës “Jehona Shqiptare”, në Tiranë. Po kështu, duke u përshëndetur dhe duke u ndarë, të gjithë përqafoheshin me njëri-tjetrin, me urimin e bardhë, që përsëri të bashkoheshin në gëzime të tilla festive, si ky i tanishmi, në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2015.

Shkodër-Tiranë, dhjetor 2014

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s