
Poezi nga Alma Feruni POETËT…. Poetët i mendojmë nën dritë, qiriri Kritikët kapardisur në sallon floriri? Vargjet largohen shtegëtare tek retë Kritikë e ngelur buzëqeshja e shkretë? Eh që kur u krijua prej hirit , njerëzimi … Continue reading
Poezi nga Alma Feruni POETËT…. Poetët i mendojmë nën dritë, qiriri Kritikët kapardisur në sallon floriri? Vargjet largohen shtegëtare tek retë Kritikë e ngelur buzëqeshja e shkretë? Eh që kur u krijua prej hirit , njerëzimi … Continue reading
Poezi nga Alesia Poetry
Ne!
Ne më shumë se kurrë
jemi çasti,
Kur përplaset fryma,
Në qafë e në shpinë.
Dhe heshtja jonë ecën ,
Si një tren i gjatë rus,
Në një Siberi të ngrohtë,
Me ty.
Në vagonët e çmendurisë,
Përqafohen mendime e flokë,
Afër nesh,
ngatërrohen gjuhë të ndryshme,
Një dreq e di se çthonë,
Kollare, kostume,
Letra, por jo si letrat qe të kam folur unë ty,
Një poezi mes nesh,
Një varg na vlonte ne kokë.
Më krysori nga gjithcka,
Ishte,
lutja mos ik,
Si dhe parfumi jot…
Do iki…
Do iki,
Zogjtë nuk mund të më mbajnë
Në krahë,
Por unë do iki.
Vërtetë do iki….
Dhe pse rruga ime ende
Nuk është shtruar,
Po gajle s’ka,
Do ta shtroj dhe me copa mishi,
Po të jetë nevoja,
Dhe do iki.
Do iki unë dhe e verbuar,
Të paktën e gjallë.
C’them?!
Dhe e kalbur në varr do të isha
Larguar,
Po s’ka pse të shkojë aq gjatë,
…. Nuk ka!
As më të voglën gjurmë nuk
Do ta lë pas,
Për gjuetinë e njerëzve shkatërrimtare,
Le t’më shqyejnë në ëndërr sikur me m’pasë,
Oh, Shqyer në jetën reale!
Një ditë dolën Ëndrrat…
Ëndrrat i dashur, varen në penjë
Delikate ndjenjash,
Dhe u merren mendët nga erërat,
E stuhitë.
Ëndrrat i ndërrojnë rrobat si lecka,
Se nuk qëndrojnë të njëjta,
Cdo ditë.
Dhe era,
Ua ka rrahur shpirtin aq shumë,
Sa Ëndrrat nuk kanë zë për të qarë si njerëzit,
Ëndrrat me lotët kanë ujitur zgjimet,
Tona në mëngjes.
Si jetime të sakrifikuara,
Që dikush, diku,
Një jetë më të mirë
Të bëjë,
Dolën endrrat.
Ato pra që ua shkulën flokët,
E frymën ua morën,
parfumin ua hoqën,
Por nuk i shfarosën dot
Se nuk i shkoni në frikë,
Ëndrrat…
Kur unë as ti nuk dinim se ekzistonte,
Në botë,
Një motiv pianoje që do na
bashkonte një ditë,
Doli ëndrra për një biletë
Koncertesh,
Njerëzish që shtrëngojnë dorën.
Ne imagjinojmë qilime,
Me këmbë të vyera që dinë të vallëzojnë,
Në luginën e humbur,
Të pakërkuar,
Ku duam të shkojmë të jetojmë.
Në pemët mijëvjeçare,
Me mollë helmuese gëzimesh,
Unë do ta haja mollën e ëndrrës si Eva,
Për tu ndëshkuar,
Cdo brez,
Për fjalën që shkela,
Mjafton që linda një shanc
Të shkretë,
për të parë,
Dhe syhapur ëndrra.
Poezi nga Xhevrije Kurteshi Nimani KUJTIMI I LOTIT Poezi nga Xhevrije Kurteshi Nimani Kudo që shoh e prekë Kujtimi vjenë vërdallë. Po çfarë t᾽i bëje unë lotit Që rrjedh valë, valë. … Continue reading
KY SHPIRTI IM PAGAN
Sonte nuk dua të vdes
Le të ik ku të do
Ky shpirt i im pagan
Le të ikë
Si shpirtrat e zogjve
Ama unë s’dua ë vdes sonte
Dua të fluturoj
Ashti siç fluturojnë zgalemat
Sonte nuk ka vdekje
Mes këtyre portokajve
Dhe diellit alegorik
Më beso çfarë të them
Që nesër në mëngjes unë do kthehem
Me zërin
Dhe hukamën e shpirtit të frymës
Po të them
Se nuk ka vdekje sonte
Prej një shpirti pagan do të dal
Dhe do të fundosem
Në shpirtra zogjsh
Sonte dhe asnjëherë
Nuk do vdesin njerëzit
Ndryshimi i kësaj forme të ngurtë
I tejkalon
Të gjitha parashikimet e profetëve
SONTE DO TË ECIM
Këto vija konike
Po i përngjajnë emrit tim
Që nuk lakohet në rrasa
Dhe qeshin me shiun
Deri sa ngufaten ullukët me trishtim
Sonte do të ecim
Deri te fundi i baladës
Kur takohemi me bigëzimet e shikimeve
Do i përngjajmë bregut të lumit
Një grusht algash të verdha
Po i këndojnë psalmet e së dielës
Një shi rrebesh është nisur nga majat
Dhe nuk paska të ndalur
Do ulemi në këtë çast
Te shelgjishtet e djegura
Dhe do i pjekim mollët e shkundura
Për festën e madhe të Pashkëve
TE FLOKËT E ERËS
Kur kam uri
Trokas në portat e gjetheve
Një zog i vetmuar
Hynë mes baladave
dhe i këndon psalmet e Solomonit
Te flokët e erës
Bie një shi i verdhë
Kudo verdhësi në çarçafin e reve
Vetëm kalorësit e vetëtimave
Ngarendin pa pra
Si mjegullat në shalat e shiut
Si hije mali ecim rrugëve
Kalldrëmet me xhelozi të padëgjuar
I prekin çatitë
Nëpër parmakët e dritareve presin zogjtë
Ardhjen e një stine me shi
Ardhjen e zogjve pa pendla
THONË SE
Sonte është e hënë
Te muranat
Kungohen gurtë e murrmë
Duhet të ecim dhe t’i zgjasim duart
Përtej shpirtit të arkivoleve
Kjo poemë alegorike
Me qindra vjet drite eci
Duke i ndezur qirinjtë e pemëve
Te kopshtet e fshatit një mollë
Çdoherë i shkund frytet në këtë stinë
Ka kohë që frymëmarrja ime
Nuk kishte se çfarë tu bëjë qirinjve
Ajo vetë ndizej në vetvete
Thonë se
Përherë i përngjante pëllumbave vetëvrasës
Një hënë e zhveshur
Parakalonte nëpër kolonadat e yjeve
Asnjë meteor mbrëmë
Nuk i shkundi trishtimet nga xhepat e erës
Një yll i këputur nga sfondi i hapësirës
Qante te varret fatet e shirave
VIJNË DHE SËRISH KHEHEN
Sa herë që i hapim sytë
Ndryshojnë imazhet e ngjyrave
E verdha
Nuk është më e verdhë
Por ka një tjetër ngjyrë
Që nuk i përngjan asgjëje
Ky udhëtim nëpër vetveten time
S’ka asnjë rrugëdalje
Te çezma e xhamisë
Nuk xhindosen më plakat
Vetëm bucelat e drunjta
I shuajnë etjet
Në trungun e tharë të një peme
Sa herë që i hapim portat
Na vijnë mysafirët e paftuar
Trokasin dhe nuk ndalen erërat
Vijnë dhe sërish kthehen
Me trokëllimat e kuajve
Njerëzit endacak
Dhe ca hije të netëve sterrë.
Prishtinë, 01 gusht 2013