Poezi nga Alesia Poetry

Alessia poetry

Poezi nga Alesia Poetry

 

 

Ne!

 

Ne më shumë se kurrë

jemi çasti,

Kur përplaset fryma,

Në qafë e në shpinë.

Dhe heshtja jonë ecën ,

Si një tren i gjatë rus,

Në një Siberi të ngrohtë,

Me ty.

Në vagonët e çmendurisë,

Përqafohen mendime e flokë,

Afër nesh,

ngatërrohen gjuhë të ndryshme,

Një dreq e di se çthonë,

Kollare, kostume,

Letra, por jo si letrat qe të kam folur unë ty,

Një poezi mes nesh,

Një varg na vlonte ne kokë.

Më krysori nga gjithcka,

Ishte,

lutja mos ik,

Si dhe parfumi jot…

 

 

 

Do iki…

 

Do iki,

Zogjtë nuk mund të më mbajnë

Në krahë,

Por unë do iki.

Vërtetë do iki….

Dhe pse rruga ime ende

Nuk është shtruar,

Po gajle s’ka,

Do ta shtroj dhe me copa mishi,

Po të jetë nevoja,

Dhe do iki.

Do iki unë dhe e verbuar,

Të paktën e gjallë.

C’them?!

Dhe e kalbur në varr do të isha

Larguar,

Po s’ka pse të shkojë aq gjatë,

…. Nuk ka!

As më të voglën gjurmë nuk

Do ta lë pas,

Për gjuetinë e njerëzve shkatërrimtare,

Le t’më shqyejnë në ëndërr sikur me m’pasë,

Oh, Shqyer në jetën reale!

 

 

 

Një ditë dolën Ëndrrat…

 

Ëndrrat i dashur, varen në penjë

Delikate ndjenjash,

Dhe u merren mendët nga erërat,

E stuhitë.

 

Ëndrrat i ndërrojnë rrobat si lecka,

Se nuk qëndrojnë të njëjta,

Cdo ditë.

Dhe era,

Ua ka rrahur shpirtin aq shumë,

Sa Ëndrrat nuk kanë zë për të qarë si njerëzit,

Ëndrrat me lotët kanë ujitur zgjimet,

Tona në mëngjes.

 

Si jetime të sakrifikuara,

Që dikush, diku,

Një jetë më të mirë

Të bëjë,

Dolën endrrat.

 

Ato pra që ua shkulën flokët,

E frymën ua morën,

parfumin ua hoqën,

Por nuk i shfarosën dot

Se nuk i shkoni në frikë,

 

 

 

Ëndrrat…

 

Kur unë as ti nuk dinim se ekzistonte,

Në botë,

Një motiv pianoje që do na

bashkonte një ditë,

Doli ëndrra për një biletë

Koncertesh,

Njerëzish që shtrëngojnë dorën.

Ne imagjinojmë qilime,

Me këmbë të vyera që dinë të vallëzojnë,

Në luginën e humbur,

Të pakërkuar,

Ku duam të shkojmë të jetojmë.

 

Në pemët mijëvjeçare,

Me mollë helmuese gëzimesh,

Unë do ta haja mollën e ëndrrës si Eva,

Për tu ndëshkuar,

Cdo brez,

Për fjalën që shkela,

Mjafton që linda një shanc

Të shkretë,

për të parë,

Dhe syhapur ëndrra.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s