Poezi nga Alma Feruni

alma feruni

Poezi nga Alma Feruni

 

 

POETËT….

 

Poetët i mendojmë nën dritë, qiriri

Kritikët kapardisur në sallon floriri?

Vargjet largohen shtegëtare tek retë

Kritikë e ngelur buzëqeshja e shkretë?

 

Eh që kur u krijua prej hirit , njerëzimi

Homeri i verbër dhe  varg vargëzimi

Sa fate u prenë dhe muza vrerosur

Kritizerë të shumtë në net pispillosur?

 

Përse po u duhet ky varg i pa ndarë?

Në fatin e jetës nga dhimbja pa qarë?

Dhe valsin se njohën , as hipokrizinë

Kritika epsh tinzare përqeshka njerinë?

 

Eh, fat i marrosur ndër jetë qorrsokak

Poetin e dashur syrgjynos pa shkak?

 

 

SI DO T`JA BEJMË?

 

Si do t`ja bëjmë me djajtë ?!”.. pyeti poeti ,

Si do t`ja bëjmë me heshtjen e ngratë,

Me fjalën që doli buzëve e tharrtë

Dhe nata ka marr këmbët lënduar?

 

Si do t`ja bëjmë jetës amëshuar? pyeti poeti

Dhe mërmeëiti vargjet  profetiane,

Për Devollin kushtuar këngë

Për hapat e zonjës s`rëndë…

 

Si do t`ja bëjmë me engjejt fluturak? pyeti poeti

Si do t`ja bëjmë haraçin paguar,

Për baltën epsh zjarr,

E krojesh munduar?

 

Si do t`ja bëjmë, të ndihemi qetë? pyeti poeti

Jeta dhe vepra, për ne është veç mbret…

 

 

VEJUSHA JETË…

 

A e ke pare endur të qeshurën e saj?

Gërmëzuar netët në trishtimin vaj?

Ndoshta e pafaj, në mëkat parajse

Endet shpirti vrarë në të errtën ngasje…

 

A s`e di që jeta i kish thurrur rreng?

Vejushëz e bukur mbytur ti ndër jerm

Duart bore të bardha, gushën si mermer

Veshja sipër shtatit, nxihej bëhej sterr…

 

Dhe sytë afsh përndezur si ulli i zi,

Thithur ti magnetë, trazoje magjitë.

Kush hov kraharori pas teje s`u çmend?

Fatin mërmërisje-kafshoje ndër dhembë…

 

Eh vejushë e dlirë, nën shikime rri

Djegur ndër marraze, zjarret të përpirë…

 

 

VARGUN E THURUR…

 

Vargun e thurrur, format lastar pyllit

Gjethez pikëz loti, gërmëzuar syrit,

Nuk kishe pse jetët sëpat ti sundoje

Yjet e qiellit, përjetë…  t`i robëroje.

 

Sëpata e druvarit,  të la …të pajetë

Gërmat e vargut të vrarë të shkretë

Mos vall do doje ti të gjeje shkakun

Shekujt shpyllëzuar të marrkan hakun?

 

Mos vall jemi vet të pabes në jetë

Pyllin plagosur, gjymtyar përjetë?

E lam sakatosur të nxirrnim fitimin

Shkarpat bëm letër tu shihnim tymin…

 

Gërmat rreshtojmë kapitalesh fjalë

Jetët ç`i sulmuam, si druvari i çalë…

 

 

 

E MORA FATIN…

 

E mora bukën, e putha në buzë

Sqimatari sheh dhe jetën përbuzë

Se lash ta shkelte bukëzën në arë

Pasaniku i ri hedh romuze, fjalë…

 

Vitet paskan shkuar në kazanin lagje

Pasanik ndërruar jetën edhe llafet

Lutet përgjëruar për kafshatën bukë

Nëmatisje tokës i kish ngec në fyt…

 

Dhe tonin e vrazhdë kish hedhur pas

Jeta ish thërrmuar si fara në brazdë

Nuk njihte tapi, kufi … edhe sinore

Në ugarin jetë s`sillej më mizorë…

 

Dhe bukën e shihte ai lakmi përpirë

Jepte për një kore,  dhe jetën e tij…

 

 

MA RUAJ PRA YLBERIN…

 

Ma ruaj pra ylberin në të ngrohtin gji.

Kur putha pranverën dhe tëndin frymëzim

Kur buzët u çelën arom prush të ngrohta,

E ndienim sa shumë nën këmb jermi bota…

 

Ma ruaj pra ylberin nën qiellin për dorzim

I bukur një ëndërr që buzën e përpinë,

U çelen bozhuret, plagë hapur toka

Nën zjarrin e ndezur nuk kish shpëtim bota…

 

Ma ruaj pra ylberin,  nën fatin përpirë

Dhe bulëza e gëzimit kraharor regëtinë,

E dija çfarë doje në çastin përsulur,

Luftë shpallur tokës, atak jetës sulur..

 

Ma ruaj pra ylbern, në të ngrohtin gji

U zbrazën hapësirat, vullkani llavë ti…

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s