
Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin me epigrame “Shkallet e njeriut me shtate shpirtra” të autorit DENILU ( Ded Nikoll Luca ) . Autori : DENILU ( Ded Nikoll Luca ) Titulli : “Shkallet e njeriut me … Continue reading
Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin me epigrame “Shkallet e njeriut me shtate shpirtra” të autorit DENILU ( Ded Nikoll Luca ) . Autori : DENILU ( Ded Nikoll Luca ) Titulli : “Shkallet e njeriut me … Continue reading
Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Malli i dashurisë ” të autorit Dan Kosumi. Titulli: Malli i dashurisë Autori: Dan Kosumi Redaktor: Ali Aliu Ballina: Besim Xhelili ©: Të gjitha të drejtat i takojnë autorit ISBN: … Continue reading
Poezi nga Vjollca Koni Më Prit … Me të ëmblat buzëqeshje të mendoj çdo natë, Je Yll polar që natën ndriçon, Nuk e dija që rruga ishte kaq e gjatë, Aq sa dashuria mendjes asgjë si ndryshon. … Continue reading
Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Kur skalitja yllin” të autorit Sokrati T.Llambro Titulli librit : Kur skalitja yllin Autor: Sokrates (Sokrati T.Llambro) Kopertina(skulptura, fotografimi…), redaktimi, korrektimi, skicat, të gjitha proceset… deri në botimin e librit, … Continue reading
Poezi nga Sarë Gjergji FRUTE PASIONI E ndrojtur, këmbëzbathur e plot ëndrra pavarësisht nëse qiell’ i ngrysur është e mjegulla ka mbërthyer rrugët, përtej çdo shikimi tinëzar e ndjellakeq, ti më vjen: në çdo shkronjë, në çdo … Continue reading
Poezi nga Adem ABDULLAHU
Shkëputur nga libri “Ecja vertikale”
ZGËRDHIMJE
Kur dielli zihej
në sheshin e mbyllur
me thonj gërmohej dheu
për jetë a vdekje.
Kur kërkohej
shthurja e rrjetës infektuese,
lindja e diellit,
aktori zgërdhihej.
Ende ai zgërdhihet
ngase nuk di të qeshë.
PËRMBYSJA
Zgërdhirja
e tij e brishtë
nuk përmbytet
në kënetën helmuese
përderisa nuk goditet
nga rrufeja…
JO
Nuk do të vetdigjem
si Jan Pallahu
as si studentja jugkoreane
as do të mbyllem në zgafellë
si minatorët kosovarë
që hynë në histori
as do të orvatem të vetndezem
si studenti i Prishtinës
as do të dal në Tien An Men
me duart zbrazur.
Do ta kërkoj rrugën time drejt lirisë!
EVOLUIMI
Lugetërit
në tregimet e gjyshit të thinjur
ishin me mjekër,
mustak e flokë të shprishur,
sy të zgurdulluar,
dhëmbë të mëdhenj,
gojë, trup e pamje të deformuar!
I hipnin kalit në vithe,
tabute venin nëpër dyer!…
Me kohë ndryshuan
përbërjen e brendshme,
formën e jashtme
-evoluan!
Zëri u shkoi deri në qiell,
goja në skaj…,
hapi po ai i dikurshmi!
Sido, kurdo e kudo
lugati – lugat!
KOHËT
Ishin dhe janë dëshmitare
të rënieçuarjeve të gjakut
shterrjes së rrjedhave
angshtimit të damarëve
tharjes së zanafillës së çiltër.
Qenë shtriga qenë
shigjetuan shllimet
shikuan me sy hamësi
me nofulla
shpupluan krahë
me veshë liri e pambuku
dëgjuan shtegëtimet
notimet e arsyetimet
moskuptimet e drejtimet…
Kohët qenë dhe janë
por edhe unë jam dhe jam.
MJESHTRI KOHE
Nuk trokëllitet
në derë qelqi
nuk goditet
as shikohet për vrime
dera e qelqtë
nuk shtyhet me forcë
është e brishtë
bëhet copë e thërime
t’i përgjak duart
sytë t’i verbon
t’i shurdhon veshët
mjeshtrisht hapen dyert
me teknikë moderne…
Mjeshtri është hapja
dhe mbyllja e dyerve.
ECJA VERTIKALE
Ia thinjën mjekrën
që në djalëri
flokun ia numëruan
e shumëzuan e pjesëtuan
sipas fantzisë shterpë
tejetej e matën
e shummatën
rudhat ia nxorrën
në ballin e njomë
e deshën kur ofshante
e humbte drejtpeshimin
por prapë eci vertikalisht.
Poezi nga Fatbardha Sulaj Koha ngriu … Duket sikur koha ngriu, sikur mbasditet mbetën gri të pakuptimta, sikur luajnë afër mbrëmjes lojën e dimrit. … koha ngriu, me të dhe buzëqeshjet treten në kthina mendimesh… … Continue reading
Poezi nga Lavdije Karrametaj Zalli NGA MINIERA E SHPIRTIT Dëshirat në shpirtin tim Gjithmonë më kanë vluar, Si vorbull burimi, Ngjizur me dashuri, Me mirësi, Të brumosura me gjak, Në secilin hap. Nuk di pse asnjëherë Nuk … Continue reading
Poezi nga Myrteza Mara MË THE TË TË PRES Më the të të prisja, tek “shtegu i Pritjes” të prita unë, nata dhe dita! Nuk dija ku ishe, kush qiell të shikonte, cilin diell verboje, veç … Continue reading
Poezi nga Nikollë Loka Pamjaftueshmëri Nuk më mjafton pamja për ta mbështjellë horizontin, kur të mbarohen fjalët mbetet diçka pa u thënë, përpara ardhjes së dimrit, çel një copë verë papritur, e luleborat në dimër, pranverën … Continue reading
Poezi nga Vasil Tabaku THINJET SHPIRTI… Cdo ditë Shikoj si më thinjet shpirti Pendët e zogjëve Janë dëboruar krejt Mbi këngën time Pahu I zbet I brymës Mërmërit I trisht Në bardhësinë e vet… Hapat e tu … Continue reading
Poezi nga Dije Lohaj UNË DHE DASHURIA IME MBIJMË NË FIJE BAR Po, Dashuria ime! E tillë do të jem, Ashtu si më ke njohur, Në dhe e mbi dhe. Dhe një ditë, Kur të … Continue reading
Poezi nga Zyba Hysa TË KËRKOJ… TË GJEJ Në oqeanin e pritjes Dhe një re q’puth ujin e quaj breg, Një krah pulëbardhe përshëndet, I ruan shpresës vlagët, Malli pushon luftën me mallin e prehet i qetë, … Continue reading
Poezi nga Sokol Otobashi Eh nënoke!!! Unë kam pirë sot nënoke, koka më rëndon ti pranë meje rri menduar, krahët më fërkon. Une rashë poshtë sot nënoke, një betejë humba sot ti më sheh e shqetësuar, … Continue reading
Poezi nga Arta Hysenaj Femrës…(fjalë burri) Pa ty jam pema e tharë mbi tokë … Qielli gri që fsheh diellin nën re Si mali mbushur me borë në gji Si deti me dallgë shkumëzoj me nge … Continue reading
Irma Morcos Irma Morcos born in August 16, 1958 in Jordan. She Studied Business Management in Canada. She worked at the Humanitarian Operations Center, Volunteered as an occupational therapist at the Kuwait Institute for Handicapped. Now she Work … Continue reading
Njëri nga djajtë Shkëputur nga tregimi me te njëjtin titull i autorit Syrja Kurti Ai nuk ishte i keq.Ose të paktën kështu mendonte për veten.Ndjente se akoma kishte diçka të mirë brenda qenies së tij të … Continue reading
Poezi nga Teuta Osmani Luledele Kam mall të kap rrezet e rëna mbi pasqyrën dritë e derdhur si një gotë ngrohtësia që ndihet mbi trupin tim Kam mall po aq e dëshirë të luaj me to … Continue reading
Shpritra të humbur
Tregim nga ( Hamdi) Erjon Muça
Kur ke familje mjaft gjëra je i detyruar ti anshkalosh: nuk e quaj sakrificë, thjeshtë ndërron disa kënaqësi me të tjera. Nuk e ndjej veten të sakrifikuar sepse nuk dal shpesh me miq, pas darke. Ka kënaqësinë e vet edhe të ndenjurit në shtëpi, të shtrirë në divan, gruaja me djalin dhe unë me vajzën duke parë ndonjë film apo program tjetër, në televizor. E megjithatë mbrëmë ja ngecëm fëmijët prindërve të mi dhe shkuam në një lokal me miqtë tanë: herë pas here duhet edhe një dalje nga rregulli.
Kam ca kohë që jam kthyer në Durrës: mjaft me emigrim. E qëkur jam kthyer nuk patëm dalë pas darke.
Miqtë dhe miket tona po na prisnin tek “L B” Bar. Ambjenti ishte mjaft i ngrohtë megjithëse edhe jashtë nuk mund të them se bënte ftoht. U ulëm dhe menjëherë ja nisëm nga bisedat: femrat me njera-tjetrën, duke pëshpëritur dhe ne meshkujt me volum zëri pak më të ngritur. Në një moment një mikja ime, teksa bisedat po shkonin dejtë ftohjes, më tha.
– E mbarova vëllimin me tregime “Qen rrugësh”.
– Pse ke botuar libër tjetër?- Më pyeti një tjetër mike!
– Jo akoma nuk e kam botuar por meqë V kishte dëshirë të lexonte diçka të re i dhashë një broshurë.
– Unë kam lexuar diçka nga këto tregime, në internet. Dhe të them të drejtën nuk është se kam gjetur ndonjë gjë të re. Janë në po të njëjtin stil me ato të “çantës së mistershme”. Nuk e di por do kisha kënaqësi të lexoja ndonjë tregim rozë. Vetëm se ti historitë e dashurisë i fut nëpër romane por aty janë të masakruara dhe nuk përfundojnë kurrë, mirë.- Tha një tjetër mike.
Më kishin vënë në mes femrat dhe po më bombardonin me preteza. Gruaja ime nuk po fliste. Unë heshta për pak çaste duke i vështruar një e nga një: doja të arrija me anë të vështrimit të kuptoja nëse ishin të gatëshme të dëgjonin atë që do i thoja.
– Dashuria: në mënyrën se si ju e konceptoni nuk egziston. Kur të botoj Bledin do e kuptoni përse, por ekziston në mënyra të tjera mjaft më reale dhe njerëzore. Nëse doni mund t’ua rrëfej një histori dashurie!
– Po po! – Thanë miket e mia gati njëzëri, kurse miqtë rudhën buzët madje njëri tha jo!
– Hë më mo edhe ti mos u bo i keq!- I tha e fejuara e vet dhe ai, si shpesh herë meshkujt, përballë femrës së vet, u thye.
– Vetëm ju lutem mos më ndërprisni deri në fund se përndryshe humb fillin dhe nga një histori gati e bukur shëndërrohet në diçka bajate: artikull gazete. – Pasi u sigurova se askush nuk do më ndërpriste fillova:
L e njoh mirë, është nga D, nuk është moshatar im! Në fillim ishte mik i tim vëllai por ngaqë jo rrallë herë shkruante ndonjë poezi u bë mik edhe me mua. Ka qenë gjithnjë djalë i mirë dhe fajalë pak: madje edhe pak i ndrojtur. Fraza djalë i mirë është paksa relative pasi ne jemi mësuar ti quajmë të gjithë të njohurt tanë djem të mirë, madje edhe burgaxhiu për burgaxhiun thotë: ai është djalë i mirë. Përpos të gjithë ksajë ai ishte me të vërtetë djalë i mirë dhe inteligjent. Studimte e larta i mbaroi në Milano, tek Boconi, me 110 e lode: maksimumi.
Kur jetonte në Itali u njohëm më mirë bashkë. Në Milano i ofruan mjaft vende pune: jam mëse i bindur për këtë, sepse me atë rezultat në ekonomi, tek Boconi, i ke rrugët e hapura edhe për në Amerikë e jo më për në Itali. E megjithatë ai nuk pranoi: u kthye ne Shqipëri. Nuk i tha askuj për ofertat që kish refuzuar: askush nuk do ta kuptonte do nisnin ose ta gjykonin si naiv ose si mendjemadh, madje edhe unë e pata gjykuar si menjde lehtë, të paktën për një rast. Nuk po ua e them se për çfarë bëhet fjalë, pasi nuk do kuptonit.
U kthye në Shqipëri plot shpresë dhe ide, por nuk gjeti asgjë nga ato që shpresoi. Me anë të miqësive arriti të futej në punë: se në Shqipëri edhe gjenitë kanë nevojë për miq.
Filloi punë në një ministri si zëvëndës drejtor: ja vunë si shërbyes direkt një antikapati intelektual. Edhe pse ndryshoi qeveria atë nuk e hoqën nga puna. Kush merr pushtetin në vendin tonë, mbledh rreth vetes një tufë ulëritësish pa tru dhe këtyre u ngjit nga pas njerëz si ky miku im: punëtorë, inteligjent dhe fjalë pak. Nuk ka më vlerë ajo shprehja: të keshë apo të dishë, sot duhet të jesh bir kurve se edhe po nuk e gjete rrugëdaljen e gjërë arrin ta zgjerosh.
Ishte tepër e lodhshme për të, që çdo ditë të bënte rrugën Durrës -Tiranë, ndaj dhe mori një shtëpi me qira tek 21-shi. Nuk kaloi shumë dhe u lidh me një vajzë. E pat njohur herët sepse edhe ajo punonte në shtet, jo në ministrinë e tij por në një ent, në vartësi të ministrisë. Po të kish pasur tjetër karakter, me atë vajzë do ish lidhur më herët, por ai ishte i ndrojtur. E pranonte këtë fakt, pa frikë, në një poezi të vetën e shprehte këtë aspekt dhe dukej sikur ndihej i lumtur.
Shpirtrat e humbur i dalloni lehtë,
i shihni tek ecin rrugëve të qytetit tuaj,
me kokën lart të buzëqeshur,
të lumtur në vetminë e tyre,
edhe në vuajtje shpriti i hesht,
vetëm me vete thërret.
Siç thoshte kafka: ai është i rrethuar,
nga askushët që e rrethojnë gjithnjë,
se lënë kurrë vetëm në asnjë çast,
kanë veshur trasparencën e vet me fraqe,
dhe shurdhërinë e botës memece,
e mbysin duke kënduar.
Bota rrjedh rreth tyre e zhurmshme,
plot ankime me britma euforike,
me formula matematikore,
e me plot psalme biblike të stërholluara,
edhe ata vujanë krizën e botës,
por me lëngime të paperceptueshme…
Forrca e tyre nuk qëndron tek trimëria,
nuk kanë fitore për të korrur,
ndaj askujt nuk duan të jenë ngadhnjimtarë,
kanë vetëm jetën tyre për të jetuar,
të vetëm në këtë pyllnajë hijesh,
ndaj tek qëndresa janë përqëndruar…
U kuptua menjëherë që ai u dashurua me vajzën. I falte asaj çdo vëmëndje, çdo vështrim i saj ishte si një vezullim ylli për të, e çdo prekje mundohej ta mbushte me të gjithë forcën shpirtërore të të dashuruarit. Për vajzën nuk mund të them të njëjtat gjëra pasi ajo ishte tjetër karakter. Ajo ishte e dukshme, donte të dukje dhe ja arrinte. Nëse tek ai vura re ndryshime tek ajo këto ndryshime ishin të padushkem. Megjithatë daushoroheshin, dy të kundërt, si forcat manjetike. Pas jo shumë kohësh nga njohja, vendosën të jetonin të dy. Të them të drejtën mua mu duk sikur vajza pranoi më tepër nga arsye praktike se shpirtërore.
Jeta e tyre, edhe pse tani jetonin bashkë, nuk është se ndyshoi edhe aq, megjithëse ajo arriti ta tërhiqte mbas vetes: forca e saj arriti të ngadhnjente mbi karakterin tij. Nga një djalë i tërhequr ai u bë një nga djemtë më të shoqërueshëm të zonës së bllokut.
I shihja të dy dhe ndjeja kontrastin e thellë që i shoqëronte. Ajo e bukur me një vezullim kaotik poshtë atyre kaçurelave kurse ai i humbur gati i shëmtuar poshtë flokëve të rrallë dhe syve ngjyrë kafe: pa formë. Megjithë dyzimet e mia ndaj çiltërsisë së sajë, ajo nuk më dha kurrë prova për të kundërtën.
Puna e tij jo pak herë e detyronte të shkonte me shërbime jashtë qytetit dhe vendit, por ai nuk linte rast pa i telefonuar, e ajo ndante me të ndjenjën e mallit.
Një mbrëmje, pas telefonatës së pashmangshme, L-në e kapi një dëshirë e zjarrtë për ta përkëdhelur, puthur, për të ndjerë afshin e ngrohtë që çlëronte trupi i sajë gjatë çdo akti, të lagej me djerës e saj që bashkë me tijën lagnin nënkresat e shtratit. Doli nga hoteli dhe u nis për rrugë. E dinte që duhet të udhëtonte për më shumë se dy orë, por aq i bënte. E gjithë lodhja e botës, ja vlente për të.
E hapi derën e shtëpisë ngadalë, donte ti bënte një surprizë: kishte dëshirë ta shihte duke fjetur ashtu si mjaft herë të tjera kur atë e zinte gjumi në divan me kokën mbështetur mbi gjunjët e tij. Dera e dhomës së gjumit ishte gjysëm e hapur dhe zhurmat e gulçimeve i dëgjoi që pasi, me kujdesm mbylli derën e jashtëme. Në shtartin e tij, ajo po bënte seks me një tjetër djalë: e njihte atë djalë ishte një nga kolegët e sajë. Kurse ajo ju duk e panjohur. Ai trup që përdridhje nën lakuriqësinë e djalit sikur nuk ishte i saj. Nuk ja njihte lëvizjet, plogështia ja kish lënë vëndin një shfrenimi të ethshëm. Zëri i sajë, nga melodioz plot lajka në ato gulçime, dukej i vendosur, plot me forcë agresiviteti. I vështroi për pak çaste dhe më pas shkoi tek guzhina, hapi një nga sirtarët e mobiljes, mori një thikë dhe u ul në divan. Po qëndronte në errësirë duke medituar mbi gjithçka. Mu bë sikur një lot i madh ju shkëput nga sytë dhe i vezulloi mbi faqe: falë reklamës me drita, të stërgjatë dhe të lartë të kazinos që ndodhej në kat të parë të pallatit. Tehun e thikës e kish mbështetur mbi damarët e dorës dhe po mendonte, ndoshta të fundmet mendime të jetës, kur nga dhoma u dëgjuan zëra dhe lëvizje. U ngrit dhe shkoi sërish ti shihte. Ajo qe kthyer mbrapsht dhe gulçonte si egërsirë duke u ngjeshur me gjihtë forrcën tek shalët e mashkullit. Hyri me shpejtësi në dhomë aq sa u duk sikur nuk ishte njeri por hije. Pa as më të voglin dyshim mbështeti thikën tek fyti i mashkullit dhe me sa forrcë që pati i bëri një prerje horizontale në të gjithë gjërësinë e gushës. Mashkulli u kontraktua madje L ndjeu edhe një shkulm ajri që doli nga zgavra e hapur por ai nuk pipëtiu: ajri që doli nga mushkëritë bëri vetëm gjysmën e rrugëtimit, nuk arriti tek kordat vokale.
– Jepi, ashtu e dua!- u dëgjua zëri i sajë. Fjalët qenë bashkuar me gulçimet dhe atij sepse nuk ju duk si i saji. Ajo e kish ngritur kokën lart dhe po ngjeshje me gjithë forrcën tek trupi i atij që po jepte shpirt. Ai e kapi nga flokët dhe i bëri po të njëjtën gjë edhe asaj. Ndjeu edhe ajrin që mbushte mushkëritë dhe gulçimet e vajzës. Ajo ktheu kokën dhe e vëshroi në dihatjet e fundit të jetës por vështrimi i sajë nuk ju duk i trembur, përkundrazi ju duk i kënaqur, sikur e falenderonte për ekstazën që i kish dhuruar.
I vështroi gjakftohtë derisa trupat e tyre ndalën së dridhuri: i shoqëroi shpirtrat e tyre në heshtje, pa lëvizur, e ajo sërish i dukje e qetë e lumtur. Në gjysëm errësirë nisi të recitonte ca vargje.
Ti fle me frymarje të lehtë,
në ëndrat e tua duket sikur fluturon,
mbi vende ngrohtësisht të kënaqëshme,
në shoqërinë e dikujt,
që nuk jam unë, ose po…..
e sërish je e qetë.
Ji e lumtur edhe pa mua,
lumturia është e rëndësishme në jetë,
mos u pendo për asgjë,
vdekja vjen shpejt dhe mëkatet,
janë po aq të rëndësishëm,
sa ç’është ngjyra e gurëve në një përrua…
E di mjaft mirë që do vuaj,
ta dhurova ty të gjithë dashurinë që kisha,
por nuk pendohem shumë,
do jem vetëm unë dhe vetmia,
ndoshta për të mbytur heshtjen,
ndonjë varg do e shkruaj…..
Dukej i qet në ato çaste, ishte i qetë dhe në errësirën që Hëna e qërronte paksa dukej si një vegim i largët të cilin vetëm e hija e stërgjatë e bën të jetë trup fizik. Hëna ndriçonte pak edhe trupat që ftoheshin, vetëm se gjakut nuk arrinte dot it jepte ngjyrën e kuqe dhe ai dukej si një njollë e errët mbi një pëlhurë të bardhë….
************
Unë heshta dhe po vëshroja fytyrat e miqve të mi. Nuk më kujtohej nëse i kisha vështruar edhe gjatë rrëfimit ndaj dhe u habita që mu dukën si të panjohur, ulur me mua vetëm rastësisht.
– Kaq ishte?- Më pyeti mikja ime, ajo që kish lexuar broshurën “Qen rrugësh”. Unë nuk ju përgjigja. Në shenjë pohimi tunda kokën dhe rrëkëlleva atë që kish mbetur nga wiski në gotë.
– Naivi gjorë,- Vijoi ajo- ka përfunduar në burg për asgjë!
– Mir e ka bërë! – Tha bashkëshorti i sajë.
– Ai nuk përfundoi në burg.- I ndërpreva unë. Ata kishin nisur një debat mes tyre dhe natyrisht nuk kishin të njëjtat bindje, për historinë e mësipërme. – L. fatmirësisht për veten, punon akoma në të njëjtën zyrë dhe jeton në të njëjtën shtëpi. Kjo falë temperamentit të njerëzve tanë: ne shohim gjithçka por nuk dimë asgjë. I dimë historitë e tradhëtive të të tjerëve dhe tallemi me to, i gjykojmë, pas krahëve por nuk kemi kurajo t’ia themi në sy, askuj. Jemi kthyer në shoqërinë e tallësve të tallur, ia kemi kaluar edhe prototipave të Balzakut. Në librat e tij ishte luks i madh për një mashkull apo femër të kishin dashnore. Kurse këtu tek ne është luks i madh të risësh fëmijët e tu, natyralë. Jemi kapërthyer pas diçkaje që nuk ka emërtim. Askush nuk është më i sinqert madje as me veten. Njeriu shpiku fjalën për të fshehur mendimet: kam lexuar tek një libër i Stendal, por ja që ne duket sikur me mendimet fshehim ndjenjta dhe me ndjejat dëshirat! Duket sikur po evolojmë por nuk është ashtu. Jemi futur në rrugë të errët të harbimit dhe spo kuptojmë më asgjë. Fjala dashuri, të paktën për atë që kam vënë re mes njerëzve tanë, nënkupton vetëm epsh, harbim, materializëm, fizik. Nëse hasim dikë që me të vërtetë dashuron sipas thelbit të vetë fjalës, hutohemi, e shohim si diçka jashtë kohe të frikshme si të ishte sëmundje ngjitëse…
Miqtë e mi po heshtnin madje edhe vështrimit se si hidheshin nga një krah tek tjetri. Me këto fjalë përmbylla ligjëratën time madje edhe mbrëmjen mes miqsh. Ime shoqe u përmend vetëm kur hipëm në makinë dhe po i drejtoheshim shtëpisë tonë.
– Kush ishte ky L që nuk e njoh.
– Nuk të kam prezantuar kurrë me të dhe zor se mund të të prezantoj!
– E përse?
– Sepse nuk egziston! Jeton vetëm në atë rrëfim të shkurtër që stisa sonte.
– Unë ta kam thënë edhe herë të tjera! Ti nuk je normal! Hahahahahahah!- Më tha gruaj ime duke qeshur dhe padashur qesha edhe unë, duke kujtuar vështrimet e miqve të mi…..
Poezi nga Lida Lazaj Një pupël zogu bën tërmet Një shpend i rrallë preu qiellin mespërmes Toka s’u drodh Oqeanet s’i pinë dallgët Vetëm unë u fsheha pas vetes S’është çudi Një cicërimë t’i thyejë qelqet. … Continue reading
Poezi nga Petrit Sulaj NJË ANATOMI E ËMBËL MË FTON NË SHTRAT PËR NATË. – E dashur, ti më jep idenë tënde e unë në çast e bëj parashutë pastaj ti e para, në vijim idea që … Continue reading
Poezi nga Sofia Doko Arapaj Ah, Promete! Mbretëroja, Në qiellin e engjëjve, Përpara se të zbrisja, Me flakën e Prometeut… Po njeriu më helmoi E më ktheu në gjarpërushe… Kur të lë lëkurën poshtë gurit, Do … Continue reading
ASNJË HUMBËS Prozë poetike nga libri”Fjetëm njëqind shekuj” i autorit Adem Zaplluzha Mbeta disi i vetmuar, më dhembshuri më shikonte rrapi, e shikoja edhe unë, ndoshta që të dy shikonim krejtësisht në një pikë tjetër. I përngjanim … Continue reading
Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
LUMTURIA
Kur piva një gote vere,
dhe ndjeva tërë ëmbëlsinë e jetës
Kur piva një gotë verë
dhe fola fjalë të mira
Kur piva një gotë verë
dhe iu binda të vërtetës…
E kuptova:
Veç një gotë verë
është lumturia!
U TRETËN AGIMET
U tretën agimet nën rrezet e kthjellëta
U bëne ditë të trazuara nga ëndrrat e agut
Ca zogj rrahën krahët gëzimit shpupurisur
Në qindra cicërima e fshehën drithërimën…
Ah… ne ishim zogj dalldisur lirie vozitnim
Kërkonim mes dhimbjesh të sfidonim kohën
Me lëngun e buzës mesditës së tharë shuanim etjen
Derisa perëndimi në thirrje pendimi na vriste çastet…
Ah… ne ishim xixëllonja qershori në natën e ëmbël
Kërkonim mes territ të ndrisnim një copëz
Me dritën e shpirtit i zbardhnim netët e gjata
Derisa pëshpërimat si në eter shuheshin.
Ah… ne ishim flutura maji që dita na mbaronte shpejt
Kërkonim një shtrat të bukur për të vdekur
Me çarçafë të bardhe virgjërie mbeshtollëm trupat lakuriq
Derisa në atë botë me rroba pranvere të na veshin…
Ah… ne ishim dy ëndrratë kaltra, veç dy ëndrra: O Zot!
Përkundeshim në gënjeshtra të verdha si polen lulesh
E putheshim, e putheshim, e putheshim
Derisa zgjimi erdhi me një tjetër mirëmengjes…!!!
DERI SA TË RRTET
Dhimbja
do ketë përshkruar
të gjitha qelizat një e nga një,
dhe gjatë do flaëe për mallin tim,
pulëbardhën me krahë të thyer,
që faqet lan me ujë prej deti…
Loti yt prej burri
do jetë tharë e harruar në të tjera faqe,
ndërsa unë , fluturës së bukur do ti lutem:
rri dhe pak, prit sa të rritet,
Të bëhet burrë…
Kur ti të rritesh
Pritja ime e pa fjalë…
ATIJ
Unë e di
që atje larg
ti mund të ma varësh
hënën si medalion…
E të më thuash
“është si thua ti zemër
errësira nuk ekziston!!”
Pastaj
e bindur se ty
nuk të humb
sikur bota të vdesë.
Shikoj hënën
dhe them me vete
më mirë
si një lot qiellit
le të mbesë…
DASHURI
Do të kisha ndalur tek ti
siç bën akrepi në secilën sekondë…
Të ma ndjeje rrahjen e fshehtë të thirrjes
e me një prekje ajri
të ndryshoje kiminë dhe ngjyrën e jetës time…
Do të kisha ndalur tek ti,
siç ndal një zemer, tek një zemër
në një pëshpëritje sekrete!!
SHPIRTI QË JETON ME MUA
Ishte i lire si një mëz i njomë, lozonjar e i paditur
I egër, si nje copëz natyre, ish shpirti im dikur
Çdo mbrëmje në sy i rrëzohej një yll i ndritur
Çdo mëngjes pika vese i binin butë mbi lëkurë…
Heshtjes dhe ndalesës iu thashë shkurt: s’ ju dua…
Veç kohës iu luta ëmbël: eja, vrapo me mua!!