Poezi nga Sarë Gjergji

Sare Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

 

FRUTE PASIONI

 

E ndrojtur,

këmbëzbathur

e plot ëndrra

pavarësisht nëse qiell’ i ngrysur është

e mjegulla ka mbërthyer rrugët,

përtej çdo shikimi tinëzar e ndjellakeq,

ti më vjen:

në çdo shkronjë,

në çdo fjalë,

në çdo varg;

e m’bëhesh:

shkronja e parë,

fjala e parë,

vargu i parë;

më bëhesh

poezi

m’përthyhesh

në figura,

metafora,

e simbole;

etshëm,

ethshëm,

epshore,

në çdo qelizë timen ngjizësh

dhe në Ty

rilindem unë…

 

 

BUKURI E BOTËS

 

Mbarsur me retë

me të zezat re

shirat ia behën sërish

në prill

bubullin, vetëtin…

Unë që kam provuar makthin e dritës

e mungesën e ujit

marr udhë sërish e sërish

drejt teje,

bukuri e botës

gjersa sytë tanë t’ylbertë

terrin t’vrasin…

 

 

DIELL NATE

 

as trup

as degë

as syth

as gjeth

në tjetër qiell s’frymon

as rrënjë

në tokë tjetër

Ta dish,

çdo qelizë trupi

ngrin pa ty,

diell nate ;

pa frymë lë

mungesa jote

 

 

MUNGESË…

 

Në shtratin tim prej loti

s’ka më as krip as oooh!

vdekja një mrekulli do ishte

në mungesë të zukatjes çmendurake të një mize

në dhomën time

ajri i tendosur

kultin mbi vdekjen time shkruan

 

 

AI ËSHTË KËTU

(në vend të urimit për Pashkë)

 

E  tradhtoi, njëri…

tjetri, betohej se nuk e njihte

as e kishte parë ndonjëherë;

tre herë e mohoi

tek kur këndoi këndesi

u largua zjarrit ndërgjegje vrarë

e qau…

sheshi po ziente thashethemesh e mërdhinte

(njësoj si Prishtina e Tirana)

e gozhduan dhe i fali

kryqin na la…

e varrosën e varri bosh mbeti

Ai,  është këtu…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s