Poezi nga Teuta Osmani

 

teuta osmani

Poezi nga Teuta Osmani

 

 

Luledele

 

Kam mall të kap rrezet
e rëna mbi pasqyrën dritë
e derdhur si një gotë
ngrohtësia që ndihet mbi trupin tim

Kam mall po aq e dëshirë
të luaj me to nën rreze
duke u hedhur si fëmijë
e të ndihem se jam luledele

Të kap të bukurën melodi
që dëgjohet nga këndojnë zogjtë
e me krahët e tyre qëndisur
një poezi me ritmin e zemrës

Edhe atëherë ku fshihet
drita e syve të mi
kam lënë një hije pasvete
e pres të më ndrrij’

 

 

Nata

 

U hesht nata brënda errësirrës së saj
hëna ndriçimin e fshehur në zgavrat
e krijuara prej yjesh
pushuan zërat që lëshonte kukuvajka
fshehur në strehën e shtëpisë
e unë lëviz me hapa të lehtë
të mbrij në orën e duhur
kur sqepi i mëngjesit të lëshoje rrezet
mbi kryet e malit
Dua të kap buzëqeshjen e barit
të lagur nga vesa
e pastaj të shtrihem në muzikën e gjinkallës
të kërcej valsin e fluturimit
por është akoma natë
e këtu në këtë fron mes vetmisë
po mbytem prej mëngës së trishtimit.

 

 

Vetmohim

 

Zoti më dërgoj ëngjëll në duart e Nënës
në mes një familjeje të dashur
me shumë motra dhe njerëz
ku nga duart e tyre ,u rrita

Një jetë e mbushur me surpriza
me lojra e me gëzim
rendeshim pas kukullave
ne motrat përdit

kur një kohë erdhi
ashtu shpejt e shpejt
pa re të dendura ku vetëm dielli shkelqen
pa shira e dëborë
pa asnjë komplot

erdhi mosha e një vajze
që krihej përballë pasqyrës
me flokë të gjatë e kaçurrela
shumë djem e kishin zili

bukuria përditë e shtohej
merrte formë trupi i saj
me nje bel të hollë
e shtatë të lartë

veshur me fustane mode
gjithmonë në çdo stinë
ishte si një lule bore
apo në bahçe një trëndafil

dashuria e saj i mungonte
të donte një djalë të mirë
jo nuk kish shansin të jetonte
por prej saj kish një vetmohim

e mohonte se dikur do gjendej
një yll
një ëngjëll, një dashuri
mohonte se ish e ëmbël kjo jetë
e bukur me surprizë

një ditë erdhi e papritur
kur të gjitha yjet ranë mbi të
e ndjente se diçka po ndodhte
me zemrën e saj të brishtë

u ulë pranë hënës
çdo natë ëndërronte
si të jetë e mundur unë
pyeste hënën
me ty të bëhem shoqe?

dhe çdo herë zgjohesh
se mos takonte lumturinë
i pëlqente të dilte
përpara diellit në agim

por ndodh që asnjëherë
nuk dinte të lozte rolin e dashurisë
as me të bukurin e saj të kësaj bote
jo nuk e takoj më sërrish

ajo mohonte për gjithcka
nga vetja e largonte
këtë ndjenjë ,
këtë dashuri…
një vetmohim ish,me të zgjuar, një ditë…

 

 

Vjeshta ime

 

Vjeshtë e ngjyrosur
me stinë kohe
me diell shëmbëlltyer
karficë mbi flokët

Vjeshtë e ngrysur
me gjethet të thara
të ngjitura me brum
në fletë fletoreje

Vjeshta e fëmijërisë
me përparëse shkolle
në librin e biologjisë
gjithë motet përshkohen

Vjeshtë në fjongot
të bardha si drita
ëndrra të papara
tek nënat me thinja

Floku i rënë
gjetheartë
mbushur buzë lumit
ujëvarë

Rruga e diturisë
në vjeshtë të bukur
mësuam se rilind
në dyer trokitur

Dhe stinët lëvizin
si erë ndër mote
dhe ne u rritëm
në lule nga gonxhe

Vjeshtë e kujtimeve
në erë e stuhi
me shira ,e tharë
për biologjinë

Vjeshtë e artë
mori shkëlqim
nga dielli rrezeflakë
për pavdekësi…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s