Poezi nga Petrit Sulaj

petrit sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

 

NJË ANATOMI E ËMBËL MË FTON NË SHTRAT PËR NATË.

 

– E dashur, ti më jep idenë tënde
e unë në çast e bëj parashutë
pastaj ti e para,
në vijim idea që nuk është më
e në fund unë, zënë dorë për dorë
qiellin e lëmë, zbresim në tokë.

E dashur, idea e realizuar peshon shumë
mund të na devijojë, të na shpjerë në det
e për të mos u mbytur
ti me dorën e djathtë e unë me të majtën
peshën e idesë përgjysmè t’a ndajmë,
e deri sa në pistë të arrijmë
ti evito ngjyrën e kaltër
unë nga ana ime heq nga lista blunë.

E dashur, kur të jemi në gjysëm të rrugës
dua të më lidhësh, gojën të ma mbyllësh
të mos them gjëra të ndaluara
me zë të lartë
për zbritjen e detyruar nga qielli në tokë,
e kur t’ i afrohemi dheut
t’i ruhemi varrezës
teksa kërkojmë shkretirën
e formën e idesë tënde bërë parashutë nga unë
në çadër e transformojmë
e nën rrezet përvëluese të diellit
mbi kurmet tona rëra të vallëzojë
e dashuria ime e dashuria jote, bashkë
të mos jenë në gjendje vitet t’i numërojnë.

E kur të them se jam shëndoshë e mirë
ti shputat e këmbëve kontrollomë
mos u beso syve po qenë bërë plagë,
përzotin, as një hap kam bërë në tokë
nuk i kam përdorë këmbët për të ecur
kam dëshmi topin kur kam qenë fëmijë
humbur mes ferrës
e po dyshove për provën time
çelësin për ta gjetur
e kam fshehur nën gjuhën e përmbajtjes
forma e të cilës
sa na zbriti në tokë, vetë u bë çadër.

– Është ora të shtrihemi, i dashur,
boll të dëgjova gjithë mbrëmjen,
dhe sonte si çdo natë
të shkojmë në krevat pa rënë në sy
në majë të gishtave, pa pipëtirë
që komshinjtë nesër të mos vijnë e pyesin,
tek kërkojnë sqarime si për ditë:
“ Mos keni patur miq dhe mbrëmë elefantë?”

 

 

 

MISION I KRYER

 

E ec e ec, çdo çast
zgjerohem e zvoglohem si lumi
Nuk mund të më ndalë né vend
dashuria jo e jo, po as urrejtja.
Një lumë i tillë
që as dimri më i ashpër
mund ta ngrijë
e as vapa më e nxehtë
ta thajë.
E né përfundim të çdo beteje
Kthehem gjithmonë né pikën e nisjes
që nuk e di pse
përherë harroj ta marr me vete.

E ec e ec, përditë
duke ndjekur e vëzhguar pa ndarë
lumin brenda meje
nè mèngjes marr e në darkë shtoj një kovë ujë
e kur kam pushim ngre një ujvarë
aty ku ajo mungon.
E rrallë më të rrallë
kur kokën gabimisht ja vë për frut
një rrënje kungulli pranë,
mbi lumë ndërtoj një pasarelë
ku ketrat për dimër lajthitë hanë.
E kështu rritem e kështu piqem
Deri sa arrij të kuptoj
se fillimi e fundi im
eshtë ky lumë
vendmbrritja e burimi
e uji që s’ ndalet kurrë,
vetë harmonia
gjysma e tij e shkuara
gjysma tjetër e ardhmja
ndërsa çasti në gatishmëri
kur gaboi më kap për veshi.

E ec e ec përjetë
me e pa qëllim
(imagjinata e qëllimit jam unë vetë)
në çdo minutë e dekadë
lumë që rrjedh drejt shpirtit, dimër e verë,
e di mirë, mjafton të mos e verifikoj kohën
se jam gjallë
e ora për të vdekur nuk më vjen kurrë.

Tani të takon ty
të bindësh lumin tënd
të derdhet përbri timit.

Për mua mision i kryer.
Krenari e dashur ule pak hundën,
Jam ndalur, eja e më zgjidh këpucët!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s