Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Sofia doko arapaj - 1

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

 

Ah, Promete!

 

Mbretëroja,

Në qiellin e engjëjve,

Përpara se të zbrisja,

Me flakën e Prometeut…

Po njeriu më helmoi

E më ktheu në gjarpërushe…

Kur të lë lëkurën poshtë gurit,

Do të dal nëpër lëndinë…

Po unë

Nuk do të di të kafshoj….

Po vetëm të them

Më lini ju lutem

Ju kam frikë,

Më lini vetëm

Që të iki…

………

Ah, Promete,Promete,

Më rrëmbeve nga zotat,

Shih ku më le …

 

 

Do vij

 

Do vij zallit të bardhë, do vij

jam duke mbledhur kallëza,

por duart s’ më binden

prandaj po vonoj…

do vij shtëpia ime, do vij,

ja, sa të vesh sandalet

po këmbët po grinden

prandaj s’ po nxitoj…

 

 

Inati im

 

Det,

mos turfullo,

të m’ i nxjerrësh,

gjithë dufet e tua,

dallga, jo,

më nuk më tremb!

Det,

ti duhet të frikësohesh,,

një pikëzeje, si mua,

sepse ti  bëre çmos,

t’ i ngjaj inatit tënd!

 

 

Më fshih

 

nën lëkurën tënde

më bridh veç ku do ti,

të jepem e tëra, shpirt,

sepse, vetem ti më kupton

Kam shekuj pa prekur

dyert e braktisura

pa kënduar shqipen,

e puthur tokën tonë.

oh..oh..vetëm ti

ti më bën vërtet

vërtet,vërtet të qaj

të të ngulem thellë në gji

të plas në lotë, në vaj

të gjej Beki Fehmiun

në dete ulërimash

të prek në trupin tim

kafshim -dhimbje sirinash…

tregoju zogjve zemër

ku do më treten gjinjtë

kur loz e qesh me erën

si dallga prek shkëmbinjtë

kur vajza aramene

këndoi për Shqipërine

që atëherë zonjë-kalaja

la verën, filloi rakinë…

Oh…oh …

më fshih

nën lekurën tënde

me bridh veç ku do ti,

te jepem e tëra, o shpirt,

sepse, vetëm ti më kupton

Kam shekuj pa prekur

ëndrrat e braktisura

pa kënduar shqipen,

pa puthur tokën tonë..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s