ASNJË HUMBËS / Prozë poetike nga libri”Fjetëm njëqind shekuj” i autorit Adem Zaplluzha

ASNJË HUMBËS

 

 

Adem Zap

Prozë poetike nga libri”Fjetëm njëqind shekuj” i autorit Adem Zaplluzha

 

Mbeta disi i vetmuar, më dhembshuri më shikonte rrapi, e shikoja edhe unë, ndoshta që të dy shikonim krejtësisht në një pikë tjetër.
I përngjanim drurit të thatë në shkretëtirë, asnjë zog rebel nuk ndalej të pinte ujë në kujtesën e rërës.
Kjo dunë prej dëbore, kush e di se sa kohë rri heshtur dhe nuk thotë asgjë prej gjëje.
Më duket se nuk e njeh dhembjen time, andaj edhe po e preferon heshtjen e gurtë…
Ti vrapon nëpër zbrazëtirën e kujtimeve blu, vrapove pas një fluture që nuk ekzistonte në gjeografinë e shpirtit tënd.
Kot e kërkoje fëmijërinë nëpër xhepat e plasaritura të meteorëve dhe përherë mbete duke hulumtuar nëpër hapësirën e zbrazur.
Një re e zezë mbi kokën e hapësirës i shtrydh rrënjët që largohen nga mjegullat ose donë të hynë mes poemave që këndohen në lagjen tonë.
Një gjëmë malesh dëgjohet diku në thellësi të tokës, as nuk largohet e as nuk ndalet.
I përngjan krakëllimave të zogjëve të egër, ka një shikim të dhembshëm, dhe pa dashje krahasohet me gjethet e fishkura të vjeshtës,duke rënë në tokë bënë një xhiro të paqartë nëpër brendinë e kujtesës së mykur.
Herë me sy të lëbyrë e herë me ato të mbufatur fshihet një hije pas hijeve të mjegullave, i fsheh duart flokët e shprishura fsheh çdo gjë që mund të fshihet .
Ku ishim ne kur u krijuan perënditë?
Diku një zot me dashje ose pa dashje harroi mirësinë, në vend se të predikonte për dashurin tërë ditën fliste për urrejtje.
Një zot tjetër më kryengritës nuk deshi të hesht, u tregoi të tjerëve se ky krijim i zotave nuk ka qëllim të pastër ndaj njerëzve.
Ishte një kohë e mjegullt, kur dolën në shesh perëndit, me duket se filluan të vdesin peshqit, detet dhe malet…
Disa perëndi ishin këmbëzbathur e disa të tjerë flokëshprishur, por u krijuan që të na frikësojnë,ndoshta frikacakët krijuan perëndi, për t’i mbuluar të ligat e veta.
Kështu njerëzit e lig krijuan zota për t’i frikësuar të fortit. I ligu dhe i forti, drita dhe errësira, janë përherë në luftë me njëri – tjetrin.
Asnjë humbës, asnjë ngadhënjyes, vetëm shtreza e brymtë hynë dhe del nga shpirtrat e njerëzve, nuk zë vend as ne Ferr e as në Parajsë. Ndoshta njerëzit jetojnë në lajthitje, po të ekzistonte parajsa ose peri, para shumë e shumë kohërave do ishin të mbyllur, nuk do të kishte vend për askënd, as për njerëz të mirë e as për ata të lig, thjesht do mbylleshin , sepse çdo gjëje një ditë i vjen fundi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s