Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

Fatbardha Xhani myslimaj

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

LUMTURIA

 

Kur piva një gote vere,

dhe ndjeva tërë ëmbëlsinë e jetës

Kur piva një gotë verë

dhe fola fjalë të mira

Kur piva një gotë verë

dhe iu binda të vërtetës…

 

E kuptova:

Veç një gotë verë

është lumturia!

 

 

 

U TRETËN AGIMET

 

U tretën agimet nën rrezet e kthjellëta

U bëne ditë të trazuara nga ëndrrat e agut

Ca zogj rrahën krahët gëzimit shpupurisur

Në qindra cicërima e fshehën drithërimën…

 

Ah… ne ishim zogj dalldisur lirie vozitnim

Kërkonim mes dhimbjesh të sfidonim kohën

Me lëngun e buzës mesditës së tharë shuanim etjen

Derisa perëndimi në thirrje pendimi na vriste çastet…

 

Ah… ne ishim xixëllonja qershori në natën e ëmbël

Kërkonim mes territ të ndrisnim një copëz

Me dritën e shpirtit i zbardhnim netët e gjata

Derisa pëshpërimat si në eter shuheshin.

 

Ah… ne ishim flutura maji që dita na mbaronte shpejt

Kërkonim një shtrat të bukur për të vdekur

Me çarçafë të bardhe virgjërie mbeshtollëm trupat lakuriq

Derisa në atë botë me rroba pranvere të na veshin…

 

Ah… ne ishim dy ëndrratë kaltra,  veç dy ëndrra:  O Zot!

Përkundeshim në gënjeshtra të verdha si polen lulesh

E putheshim, e putheshim, e putheshim

Derisa zgjimi erdhi me një tjetër mirëmengjes…!!!

 

 

 

DERI SA TË RRTET

 

Dhimbja

do ketë përshkruar

të gjitha qelizat një e nga një,

dhe gjatë do flaëe për mallin tim,

pulëbardhën me krahë të thyer,

që faqet lan me ujë prej deti…

 

Loti yt prej burri

do jetë tharë e harruar në të tjera faqe,

ndërsa unë , fluturës së bukur do ti lutem:

rri dhe pak, prit sa të rritet,

Të bëhet burrë…

 

Kur ti të rritesh

Pritja ime e pa fjalë…

 

 

 

ATIJ

 

Unë e di

që atje larg

ti mund të ma varësh

hënën si medalion…

 

E të më thuash

“është si thua ti zemër

errësira nuk ekziston!!”

 

Pastaj

e bindur se ty

nuk të humb

sikur bota të vdesë.

 

Shikoj hënën

dhe them me vete

më mirë

si një lot qiellit

le të mbesë…

 

 

 

DASHURI

 

Do të kisha ndalur tek ti

siç bën akrepi në secilën sekondë…

 

Të ma ndjeje rrahjen e fshehtë të thirrjes

e me një prekje ajri

të ndryshoje kiminë dhe ngjyrën e jetës time…

 

Do të kisha ndalur tek ti,

siç ndal një zemer, tek një zemër

në një pëshpëritje sekrete!!

 

 

 

 SHPIRTI QË JETON ME MUA

 

Ishte i lire si një mëz i njomë, lozonjar e i paditur

I egër, si nje copëz natyre, ish shpirti im dikur

Çdo mbrëmje në sy i rrëzohej një yll i ndritur

Çdo mëngjes pika vese i binin butë mbi lëkurë…

 

Heshtjes dhe ndalesës iu thashë shkurt: s’ ju dua…

Veç kohës iu luta ëmbël:  eja, vrapo me mua!!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s