Poezi nga Agim Desku

 

Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

 

BIRI I ZOTIT
(Sejdi Thaçi që u kthye i gjallë pas 17 vjetësh figuron në mesin e 1666 të zhdukurve)

 

Cili është bir i zotit
Që heshtjen merr
Të artë.

Sʹka frikë nga mëkatet e jetës
Ku pa jetë e lanë.

Ah,jetën nuk e dua
Pa fjalëne lirë.

As fjalën pa jetën e dheut tim.

Jam unë bir i zotit
Për besë e gjeta fjalën tek hyjnitë
Që më mbajtën gjallë dhe më falën jetën.

Gishtrinjëve i numëroj dashuritë e yjeve pa fat
Ndarjet e krisura të atdheut.

Fatin tim të krisur kurrë nuk e kisha pranë
Pse jetoja detit,tokës a qiellit të krisur
Eh,sa herë takoja djajë të çmëndur
Por,unë nuk u mënda as edhe për një liri.

Dhe cilët janë heronjët e vërtetë që prehen në dhe atdheu
A dyluftojnë me të gjallët e shpirtit tim
Çfarë emrash marrin nga vet zoti
Askushmos ta di në asnjërën kohë.

Besoni dëshmitar kam pafajsinë e zotit
Emrin e tij e mbajë deri vdekjeve të numëruara
Minutave,ditëve pa diell e netëve pa hënë
Jemi fjala e miqëve që na ngritën deri në ozon.

Për këtë tokë të ndarë e të sharë
Jemi fis bese dhe herë shndërrohem në zot
Kurr mëkatet nuk janë zemra e jonë
Ngjajmë në engjëj e fjalën e mikes.

Ngritëmi mbi hënën e diellin
Flakë shndërrojmë re e qiellin.

 

 

 

BESA

 

Dikur gjithë yjet i numëroja
Në sy të hënës
Besën e krahasoja me diellin.

Hyjnitë kurrë nuk zhdukeshin nga faqja ime
Sepse jetonin në gurë atdheu.

Nuk dua të pranoj vdekjen e besës
Derisa shqiponjat mbajnë emrin tim shqip.

Sa herë u ngrita në beteja zjarri
Ta mbrojë nga rebelimi i secilit djall.

Për besën të vetmin kujtim që e kam nga zoti.

 

 

 

FJALËS

 

Për zotin fjalës i besoja
Më shumë se jetës
Pse të dytë ngjanim
Në dritë dielli.

Fjalën e kam mike
Pse nuk tradhëtonim
Kurrë njeri-tjetrin.

Fjalës i fala lutjet
Në uratë e shndërrova
Pse nuk e ndryshuam
Asnjërën kohë.

Për asnjë çmim plagësh
Për asnjë dhembje lotësh.

Fjalës i besoja
Edhe për sëcilën buzëqeshje.

Unë dhe fjala mbetëmi
Fjalë zoti.

 

 

 

MOS MË MËKATO

 

Për këtë zot fajsinë time
Më mëkaton me kot.

Çdo fjalë që flas zoti e dëgjon
Të dytë vlerësojmë
Zemrën kur rrëfen.

Pyete zotin me mirë se unë
Ai nuk gënjen,shpirtin luftarak
Vetëm ai ma ndjen.

Dëshmitar kam vetëm një emër
Emrin tënd që e thërras me zemër
Si stuhitë që sjellin shi
Lotët e mi bëhen lumë në sy.

Dhe shumë dëshmitarë kam
Mendja ime nuk e thot
Tʹia bëj të keqen qiellit e tokës
Që më mbanjë flokut të kokës.

Mbretëreshë, bota të zgjodhi ,është e vërteta
Hyjni zoti të solli tek njeriu e tek jeta
Dëshmitarë kam lumenjtë që rrjedhin
Retë që nuk dijnë të ndalojnë shiun.

Pse njeriu herë është pa fat në këtë botë
Pse fjalën dhe besimin kam vetëm në zot
Pse nuk di asnjë fjalë që tjetrin lendon
Pse e dua jetën që zemrën ma sundon.

Mos më mëkato për kokë dhe fjalë
Mos më bën të krisur, as njeri të gjallë
Mos më më çmëndë orë e ças
Se do shkruaj letër për fund dhe e le pas…

Lamtumirën do e gjën nën sytë e Titanikut
Aty ku të nxora si zemër çeliku
Aty ku të dhash frymën e zemrës sime
Aty ku të ngjalla ty,Zhulieta ime.

Ah,si mbetëm unë në këtë botë
I varfër më shumë, i mbytur në lotë
Asgjë nuk jeton si dikur më parë
Kur unë e ti ishim yje të gjallë.

Tani sʹka më anjë pranverë të mbarë
Dhe lulet nuk falin aromë me mallë
Asgjë nuk çelë ditën as natën
E mbrapshtë kjo jetë, më la vetëm me uratën.

 

 

 

JETO

 

Jeto nëse të jetohet si ëndërr e kësaj bote
Mos mëkato fjalët që thuhen për diellin
Çdo ditë e njëjta fjalë thuret varg.

Ti cilës liri i takon.
Jeto syve të shqiponjës
Atyre shekujve me pranga e ferr djajësh
Bartëm sëbashku me popullin tim
Një mijë e një dhembje plagësh.

Të rujtura thellësive të Titanikut shqiptar.
Jeto vetëm në ngjyrat më të bukura ylberi.

Uro për lutjen e të dielave,uratën nxjerre nga shpirti
Me të flas,këndoj dhe ngriti gotën e dollisë
Për njërëzit që engjëjt na falën si të shejtë që jemi.

Ah,sa herë të krijova Monalizë në këngë zanash
Vetëm atdheu dhe vargu im e di ,cili kemi shpirt yjesh.
Jeto për plagët e atdheut të pashërim
Shuaje etjen e dhembjes sime me zjarrët e mbrëmjeve.

Me cilin lot pranverash do i masim zemrat
Kur dielli është më afër se kurrë
Vallë e kam lirinë më larg apo më afër tokës.

E kotë qenka jeta nëse ti vendose vdekjen e yjeve
Përse ma prangose zbritjen e qiellit dhe diellit tokës sime.

Jeto nëse të jetohet për yjet që nuk zbresin kurrë
Ata tani janë vet vargu im që mbetet kujtim secilit brez
Të lirisë që kurrë nuk e takova si emër as si legjendë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s