KËTË NATË… / Nga: Ramije Ajdini

 

KËTË NATË …

 

 

ramije Ajdini

Nga: Ramije Ajdini

 

Sonte, natë e premte, tek  mua zgjon kujtime të tjera në këtë ditë të shëmtuar. Dëshiroj që të rrëfej shumë e shumë ngjarje, por ja që e tashmja  më tërheq kah e ardhmja, prandaj mbetem e dyshimtë ndaj dëshirës time, ngaqë mundësitë kërkojnë cakun e tyre. Më shumë kam emocione se zemër bujare, që të shpaloj të kaluarën që më ngacmon përherë e më shqetëson pa masë. Besomë, thellë në shpirtin tim më janë hapur vragat e gjalla. Më duket sikur lundroj nëpër rrëkenë e lotëve për të pa arriturën! Shushurima dhe mistizëm i pafund. Ndiej se jam e zhytur në humnerën që e krijove ti. Përse sonte zgjodha këtë fletë të jetës, të shkruar me shkronja gri. Betimi im është gdhendur nëpër shkëmbinjtë e qëndresës, që  kurrë nuk e nënshkruan kobin për lojën dhe fatet e jetës. Tani e kuptova. Kuptova se sa e hidhur qenka jeta këtu rrëzë Sharrit. Fati e deshi që unë ta përjetoj nën lëkurën time  dhe të kuptoj  se çdo të thotë të jesh e tradhëtuar! Përgojoj para vetimisë, se unë s’qenkam më ajo e cili isha. Grushti i rëndë i së vërtetës së pelintë më është rikthyer ashtu tronditshëm e zhurmshëm.  E tani! Shtigjeve të jetës me kandil të së vërtetës kërkoj të gjej udhën e së ardhmes. Ndiej një ankth si asnjëherë tjetër.  Duart më dridhen edhe mbi këtë fletë të bardhë, e cila çuditërisht është krejt në kontrakst me mendimet e mia të trazuara. Shoh se e gjithë ajo që ndodhi me mua, tani tretet si një hije e zezë  rrugës pa kthim. Por, përse këtë pjesë të jetës sime , ky çast e bart hijve  të  kujtimeve, të cilat  dua ti varros thellë në gjurmët e së kaluarës dhe bashkë me to edhe emrin tënd. Është dashuria ajo që edhe kur duket se gjithçka rend drejt shtratit të vet, sërish ngre dallgë dhe të përplas brigjeve më të ashpër. Por më vështirë qenka të mbetesh e trathëtuar?! Kurrë se kisha  menduar se një ditë, sikurse sot, këtë të premte, do rishfaqej  kjo dritë dhe do mbetej si përbetim i fjalës dhe dashurisë time .

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s