Cikël poetik nga Xhevrije Kurteshi Nimani

 

13059793_1027388404015287_2072396102_n

Cikël poetik nga Xhevrije Kurteshi Nimani

 

 

 

LUNDRIM PA CAK…

 

Jam nisur por

As vet se di se ku ?!

Nuk kam cak dhe

As port për tu ndalur.

 

Do të lundroj deri sa të lodhem

Ashtu qetë e qetë

Ndoshta vala e mëngjesit

Atje diku do të më tret.

 

Nëse gjumi më rëndon

Ku pa dashje mbull dhe sytë

Valë e detit do jetë me mua

Diku port ka për të më gjetur.

 

Kur të zgjohem në mëngjes

Do fshijë sytë e përgjumur

Dua të jem në pranin tënde

Mos thuaj rrugën e kam humbur.

 

Më thuaj erdha në kohë të duhur

Më thuaj ishe duke më pritur

Në brigje të detit aty pranë

Ku vetmia të kishte mbytur.

 

 

 

FLUTURË ZEMRE

 

Fluturë zemre do të bëhem

Të fluturoj në lartësi

Të gjej folenë e lumturisë

Nga ana e anës dhe bukurisë.

 

Sa krahë letë plot ngjyra,ngjyra

Në hapsirë do të fluturojë

Dhe nga lartë do të shikoj

Në cilin vend mund të ndaloj.

 

Nuk do të ndalem në ato vende

Ku do të ketë shtrëngata,

Se vinë erërat e trazuara

Dhe qetësi ska nata.

 

 

 

VRAPIN NUK E NDALIM

 

Por sa zbardh agimi

Deri sa të bie nata

Vrapin nuk e ndal njeriu

Edhe në ditët më të gjata.

 

Rutina e mëngjesit

Është bërë një zakon

Porsa del nga shtëpia

Një ditë e re fillon.

 

Në rrugë, njeri ecën ndadalë

Tjetri hapin e shpejton

Dikush shikon orën

I katërti përshëndetjen bënë.

 

Dikush thotë hallet e jetës

S‘të lënë dot asnjëherë të qetë

Por, lum ai njeri

Mëngjesin me punë që e pret.

 

 

 

KUR NATA KA QETËSI

 

Një qetësi apsolute

Sonte mbretëron

Dëgjohen vetem tik- taket e orës

Terri të duket sikur  nuk mbaron.

 

As hënë sonte nuk ka

As yje ska për çudi

Ky terr e kjo natë

Nuk do të kenë sonte mbarim.

 

Por poeti si do tia bëjë

Jo nuk mundet të rri kotë

Mori laps e mori letër

Vargu i vie rrjedhshëm.

 

Tregimi nis e nuk mbaron

Dhe nata shpejtë kalon.

 

 

 

AROMË TRËNDAFILI !

 

Mbrëmë mora në dorë librin

Të cilin ma dhurove Ti

Ende mbante erë tëndafili

Sa më erdh çudi!

 

Sa e sa vite kaluan

Nga ajo ditë kur mora këtë dhuratë,

Aromë trëndafili që kishte mbetur aty

Kujtesa nisi rrugën e gjatë.

 

Ishte dhurata më e bukur

Që pata marrë ndonjëherë

Mbrenda disa rrjesha shkruar

Nga dora jote si kujtim i pare.

 

Sot ai kujtim më zgjon mall,

Në përvjetorët e datëlindjeve

Ne atëbotë jo nuk e menduam

Se aty do të fillonte çdo gjë.

 

 

 

NË PRANVERËN E ËNDRRAVE

 

Përkundem në prehrin

E ëndrrave pranverore

Ditëve të bardha ju hap rrugë

Për pak ngrohtësi shpirti.

 

Bëhem e ç’nuk bëhem

Për pak shpresë njerëzore

Në ditë vere plot vapë

Buza e shpirti kërojnë freski.

 

Ashtu do të vazhdoj

Në vjeshtën e vonë dhe dimritn me acar

Shpresë dhe flakë zjarri shëndrrohem

Të falë grimca jete në botën mizore!

 

Ngjyra lapsi e fletë të bardha

Nuk do të më qortojnë,

Se isha e pamëshirshme

Edhe me ju.

 

Dua të shpëtoj botën njerëzore

Nga cunamët e vuajtjes dhe urrejtjes!

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s