Poezi nga Anna Kosta
ECEJAKE (VAI E VIENI)
Ecejake kot më kot
dëshirat e zemrës duke mbytur
kujton se zemra nuk hungërin?
Para pasqyrës kur kqyresh
s’e ndjen luanin që vërtitet
kërcen e vallzon duke e ditur mirë
që s’është tjetër veç pasqyrë.
Me mbeturina jetën mbush
pezull mes reve duke ecur
ndër vegime…
gurrë e jetës së vërtetë
atë pak që marr
e dua krejt të vërtetë dreqi e mori!
Me pak fjalë është kjo botë
e vërej në këto ecejake
të kem bërë…
një heshtje më pak.
Përktheu në shqip : Maksim Rakipaj